Andërllend: Skema e historisë dhe personazhet.

149 2 12
                                    

Historia është e tillë: Katerinë Evë Izabelë Andërllend është personazhi kryesor i historisë. Ajo është një angleze, e lindur në Londër më 3 korrik 1986. Historia e saj nis të rrëfehet kur ajo është në prag të moshës 31 vjeç, domethënë kur është ende 30 vjeç. Dhe vetë historia bën fjalë për ngjarjen e tmerrshme të 3 korrikut të vitit 1999, natën e ditëlindjes së saj të trembëdhjetë, natën kur babai i saj vritet. Katerina e di se kush është vrasësi, por nuk di arsyen e vrasjes. Dhe pikërisht kjo arsye është ajo që e shtyn ta zbulojë të vërtetën mbi vrasjen. E gjithë jeta e saj merr një rrjedhë tjetër në mënyrë të papritur.

-Kush janë personazhet më kryesorë që kanë ndikuar më shumë në jetën e Katerinës?
Absolutisht që janë dy, Violeta dhe Hermani. Të dy kanë ndikuar tmerrësisht shumë. Secili prej tyre e ka bërë Katerinën në një farë mënyre apo në një tjetër të jetë dikush tjetër. Të dy duan më të mirën për të, por secili prej tyre ka mënyrën e vetë kur e kërkon këtë gjë.

-Violeta.
Violeta është motra e Katerinës, një grua pesë vjet më e madhe se Katerina, e martuar dhe me dy fëmijë. Violeta është fëmija i madh i familjes Andërllend, dhe si fëmija i madh që është, ajo ka përgjegjësi të mëdha. Në krahasim me Katerinën, Violeta është e kundërta e Katerinës. Ajo gjatë gjithë kohës buzëqesh përpara kujtdo, dhe ka një krenari të madhe. Gjë për të cilën ndikon statusi i saj i lartë financiar.
Dhe, kur bëhet fjalë për sekretet e Andërllendëve, Violeta fsheh një tjetër sekret, atë që ka lidhje me mamanë. Nëse Katerina e di se çfarë i ndodhi babait, Violeta është ajo që e di se çfarë i ndodhi mamasë në të vërtetë. Dhe të dyja bashkë kanë gënjyer njëra-tjetrën në lidhje me të vërtetën e prindërve të tyre. Katerina ka gënjyer Violetën duke thënë se babai vrau veten, kur në të vërtetë atë e vranë. Ndërsa Violeta ka gënjyer Katerinën duke i thënë se mamaja vdiq nga një atak kardiak teksa udhëtonte, kur në të vërtetë... mamaja ia mbathi në vendlindjen e saj, në Paris, duke e braktisur në një farë mënyre Violetën. Marrëdhënia e të dyjave u ftoh, kryesisht nga Katerina. Ajo filloi të ndihej e kontrolluar nga Violeta gjatë gjithë kohës, sepse sa herë që kthehej në shtëpi, Katerina fillonte të përjetonte kriza të çuditshme, sidomos në gjumë, e që kishin lidhje me të shkuarën. Violeta filloi të mendonte se Katerina ishte çmendur, dhe kjo e fundit e bëri të mendonte se duhet t'i sillte Katerinës ndonjë psikolog, në mënyrë që Katerina të çlirohej nga makthet që e mbanin në atë gjendje. Por kjo gjë vetëm sa e acaroi Katerinën, duke e bërë të mos kishte më besim tek Violeta si motër...
Në fund të historisë, të dyja pajtohen, duke zbuluar sekretin më të madh që i mbanin njëra-tjetrës: Të dyja kanë dashur të mbrojnë njëra-tjetrën. Katerina ka dashur ta mbante Violetën larg telasheve duke mos i treguar në fillim asgjë në lidhje me kërkimet e saj apo çdo plan tjetër që ishte thurur pa dijeninë e Violetës. Ndërsa Violeta nuk ka dashur që Katerina ta merrte vesh të vërtetën e madhe mbi familjen Andërllend, sepse e dinte shumë mirë që Katerina do të lëndohej prej saj.

-Hermani.
Hermani është ai personazhi tipik mashkullor, që hyn në jetën e Katerinës gjithmonë në mënyrë të papritur. Është ai djali misterioz në pamje të parë, me flokë të zinj dhe me sy të gjelbër, dhe me një trup të palestruar. Më kryesorja, i adhuruar nga të gjitha femrat. Por kush është e veçanta e tij? Ai adhuron vetëm Katerinën. Është i dashuruar tmerrësisht pas saj, dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë derisa ta bëjë atë të bjerë në dashuri me të. Ajo është shumë mosbesuese ndaj meshkujve qëkur Vinsenti u largua nga Londra pa i thënë gjë. Vinsenti ishte dashuria e parë e Katerinës, dashuria e saj fëmijërore. E keqja? Ai ishte kushëriri i Hermanit. Ky i fundit e urrente faktin që Katerina kishte rënë në dashuri me Vinsentin. E urrente këtë fakt pasi ai ishte gjatë gjithë kohës pranë Katerinës kur ajo ishte fëmijë, dhe nuk arrinte dot ta kuptonte se si Katerina filloi të ndiente diçka të tillë për Vinsentin. Kjo gjë e zhgënjeu aq shumë sa ai u zhduk nga Londra, duke vendosur të shkonte në Nju-Jork. Dhe në vitin 2008, Katerina shfaqet sërish në jetën e tij. Por ai ka ndryshuar tashmë, shumë. Më shumë nga ç'ishte dikur. Gjithçka kishte ndryshuar tek Hermani, jo vetëm pamja fizike por edhe gjendja e tij shpirtërore. Ishte më i zymtë tashmë. Dhe ardhja e Katerinës në Nju-Jork, për Hermanin shënoi diçka tjetër.
Aktualisht, ardhja e Katerinës në Nju-Jork deri diku të vë në një dyshim të madh. Mos vallë ajo kishte ardhur në Nju-Jork për Hermanin? Përpos faktit që kishte shkuar për studime, ajo të vë në atë dyshimin mbi ndjenjat e saj për Hermanin. Sepse në fillim, ajo përpiqet të bëhet sa më e afërt me të. Ajo kërkon të dijë gjithçka mbi atë djalë, dhe ai ia tregon, edhe pse nuk donte. Për Hermanin dukej sikur nuk kishte më vlerë e shkuara e tij. Ai ia thotë troç se çfarë e bëri të shkonte aty në Nju-Jork, dhe arsyeja ishte vetë Katerina. Por nga ana tjetër, Katerina duket sikur ka krijuar një lloj loje. Në fillim ajo bëhet kaq e afërt me Hermanin, ndërkohë që ky i fundit përpiqet ta shmangë afrimitetin e saj. Gjithçka ndryshon kur Katerina e puth. Hermani nuk arrin ta besojë në fakt, por thellë-thellë e donte diçka të tillë. Kjo gjë e bëri Hermanin të ndryshonte marrëdhënien që kishte me Katerinën. Por gjërat ndryshojnë. Kur ai fillon t'i afrohet Katerinës, tashmë është ajo që përpiqet ta shmangë, duke u kthyer sërish idesë së dashurisë së parë. Kjo është pikërisht gjëja që e acaron atë djalë.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now