Disa trokitje u dëgjuan në derën e shtëpisë së gruas misterioze. Ishte Hana. Gruaja e ftoi të hynte brenda, dhe Hana hyri me gjithë qejf. Gruaja e mirëpriti ngrohtë.
-Është një kënaqësi që po të shoh sërish, Hana.
-Gjithashtu dhe për mua, zonjë.
-Ç'e mirë të solli sërish në Paris?
-Erdha për t'ju takuar. Ju e dini, Parisi më ka pëlqyer qëkur ju më morët e më strehuat në këtë shtëpi të mrekullueshme.
-Hana, ti je si një vajzë e tretë për mua, pas dy vajzave të mija. Pastaj, unë jam një njeri i ndjeshëm. Kur më tregove historinë tënde më erdhi keq për ty. Ti nuk e meritoje të jetoje një jetë të tmerrshme.
-Dhe ju më ndihmuat shumë, ju falenderoj nga zemra për këtë.Hana u rehatua në divanin përballë kolltukut të gruas. Kishte marrë një çehre kurioze.
-Zonjë, përse nuk ktheheni në Londër?
Gruan e pasoi heshtja për pak, më pas u mundua ta shmangte këtë pyetje po me pyetje.
-E përse të kthehem, Hana?
-E kam fjalën, përse nuk shkoni t'i takoni vajzat tuaja? Tashmë ato e dinë që jeni gjallë. Ju duhet të shkoni, - këmbënguli Hana.
-Katerina e beson që jam gjallë por nuk e di ende. Ndërsa Violeta e di, por tashmë nuk do të më takojë, - tha gruaja dhe shkoi pranë ballkonit të saj me një fytyrë disi të trishtuar.Hana u mundua ta kuptonte atë grua që kishte aq vite pa i parë vajzat e saj. Shkoi dhe ajo pranë ballkonit.
-Zonjë, unë vërtet jam shumë më e re në moshë se ju, por edhe unë jam nënë e një fëmije. Unë nuk do ta lija kurrë fëmijën tim me dyshimin nëse jam gjallë apo jo. Do të bëja çmos që ta takoja fëmijën tim, pavarësisht se sa vite mund të kenë kaluar.
-Hana, historia jote dhe e imja kanë shumë dallim nga njëra-tjetra. Ti nuk e ke braktisur ndonjëherë fëmijën tënd, ndërsa unë po. Dhe këtu e kam fjalën për Violetën. E lashë atë tek prindërit e mi të cilët kishin vite të shpërngulur në Londër, dhe ia mbatha vetë për në Paris. Violeta nuk do të ma falë kurrë këtë.
-Po Katerina? Ajo ka kaq kohë që kërkon për ju, pavarësisht gjithçkaje. Do të dijë nëse jeni vërtet gjallë. Ajo ju kërkon, do vërtet t'ju takojë.Gruaja u prek në shpirt kur dëgjoi emrin e vogëlushes së saj.
-Si është ajo tani?
-Mirë, më mirë nga ç'ka qenë. Dikur ka patur disa zënka të vogla fjalësh me Violetën, por tashmë janë pajtuar të dyja. Gjetën atë dashurinë që mungonte mes tyre.
-Kjo është gjëja më e mirë që mund të dëgjoja për vajzat e mija.
Hana buzëqeshi.
-Ka edhe një lajm tjetër më të bukur se ky. Katerina do të martohet, zonjë. Por kësaj radhe do të martohet vërtet. Dhe e dini se me kë do të martohet? Me Herman Notllin.
Humori iu shtua më shumë gruas kur dëgjoi emrin e tij.
-Kur e përmend këtë emër, më kujton babain e tij po me të njëjtin emër. Unë dhe Katerina u dashuruam me të njëjtin emër në kohë të ndryshme. Një histori që përsëritet, kështu ka qenë e gjitha. Megjithatë jam e lumtur për të. Gjithmonë kam dashur që ajo të martohej me Hermanin. Ai është po aq i ngjashëm sa babai i tij.Pas kësaj, gruaja hyri sërish brenda, dhe u ul sërish në kolltukun e saj.
-E di, nuk është e lehtë të flasësh për historinë e familjes sime. Megjithatë, më beso Hana. Vajzat e mija janë më mirë pa mua. Kur janë mësuar për kaq vjet me mungesën time, pse u dashka tani që të kthehem?
-Zonjë, a e kuptoni se çfarë po thoni? Është njësoj sikur të mos i kishit dashur kurrë ato.
Dhe ishin pikërisht këto fjalë që e bënë gruan më pas të reagonte.
-Hana! Mjaft më fole kështu, sikur unë të jem mamaja më e keqe që ekziston në gjithë botën.
-Nëse vazhdoni me idenë se nuk do i takoni vajzat tuaja atëherë do të dukeni vërtet si mamaja më e keqe e botës. Një grua si ju nuk mund t'ia bëjë këtë gjë vajzave të saj. Ju duhet të shkoni në Londër.
-Nuk mundem Hana! Nuk mund ta bëj këtë.
-Do ta bëni, edhe sikur të bjerë bomba! Do të shkoni atje dhe do u jepni shpjegime vajzave tuaja, do jepni shpjegime se përse ndodhi gjithçka në atë të kaluar të tmerrshme që vajzat tuaja kanë përjetuar. Të paktën, bëje për Katerinën. Ajo do të dijë nëse mamaja e saj është gjallë apo jo. Asgjë nuk mund të zgjidhet thjesht me një shmangie, zonjë.***
CZYTASZ
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...