Fytyra e saj mori po të njëjtën pamje si në momentin kur pa Vinsentin, veçse kësaj radhe ishte shumë më e theksuar se qëparë. Filloi të dridhej. Katerina e njihte shumë mirë atë person. Ishte dikush që kish zënë një vend të veçantë në zemrën e saj të brishtë, që prej dhjetë vitesh. E dinte që nuk do të mund t'i rezistonte shikimit të tij të thellë, mënyrës se si ai i lëvizte buzët kur fliste, ngrohtësisë së trupit të tij teksa i gjendej aq pranë, forcës së dorës së tij që mbante gjithë peshën e trupit të saj, apo parfumit të tij që e njihte edhe 1 kilometër larg.
Katerina ndieu fuqinë t'i binte. Më shumë për faktin se mendoi se do i ndodhte ndonjë gjë po të mos e kapte ai person, krejt papritur i ra të fikët në krahët e tij.
-Katerinë... Katerinë zgjohu! - thirri ai me zë të ulët, por ajo nuk po reagonte.
Vinsenti e vuri re që diçka nuk po shkonte mirë tek shkallët. U drejtua për atje dhe i ngjiti shpejtë, dhe pa Katerinën në krahët e kushëririt të tij, në krahët e një djali të burrëruar që quhej Herman Notlli. Reagimi i Vinsentit qe një reagim i shqetësuar.
-Herman? Çfarë ndodhi?
Por Hermani nuk po përgjigjej. Vinsenti shkoi afër tyre.
-Ma lër mua ta çoj në dhomë, Herman, - tha Vinsenti dhe e mori në krahë, për ta çuar në dhomë.
Hermanit nuk i ngeli gjë tjetër veçse të zbriste shkallët. Shkoi dhe u ul pranë Alfredit.
-Çfarë ndodhi? Përse vrapoi Vinsenti ashtu? - e pyeti Alfredi.
-Katerinës i ra të fikët. Dhe ai e çoi në dhomë, - u përgjigj Hermani.***
Katerina hapi sytë. Aty pa Vinsentin.
-Çfarë... ndodhi? Përse jemi në dhomën time?
-Të kishte rënë të fikët, dhe të solla këtu, - u përgjigj Vinsenti.
-Ti... më solle në dhomë? Çfarë kërkon ti në dhomën time? Unë rashë... në krahët e Hermanit. Ç'lidhje ke ti në gjithë këtë situatë?Vinsenti u ul pranë saj.
-Katerinë, e di që je pakëz e çoroditur në këtë moment, por të lutem. Më jep një mundësi që ne të dy të jemi miq të paktën.
Katerina ktheu kokën në anën tjetër.
-Unë nuk mund të bëhem mikja e ish- të dashurit tim të parë, sikundër nuk mund të bëhem mike e asnjërit prej ish- të dashurve të mi, Vinsent. Ti më ke lënduar shumë me ikjen tënde në Vjenë. Nuk më the asgjë.
-E di, ishte gabimi im. E di që ti nuk je nga ato femra që falin, por unë do të doja vetëm të më falje, ndryshe do të më mbetet si një lëmsh në fyt për gjithë jetën.Katerina u mendua pakëz.
-Dakort, ndoshta do të të fal. Por me një kusht. Dua që ti tani të më ulesh në gjunjë, përpara këmbëve të mija, dhe të më kërkosh falje.
Vinsenti bëri siç i tha Katerina.
-Më fal Katerinë...
E gjithë kjo skenë e solli Katerinën në humor.
-Tani dua të bësh diçka tjetër për mua.
-Çfarë të duash!
-Dua që kur të zbresim poshtë, të vallëzosh një tango me mua.
Ai brofi menjëherë në këmbë.
-Një tango the?
-Po.Vinsenti u lumturua për një moment, por më pas diçka e ngacmoi.
-Por... përse? Domethënë, përse do që të vallëzosh me mua kur ti ike aq papritur qëparë?
Katerina u kthye me fytyrë nga dritarja, duke ecur me krenari.
-Kësaj radhe kam një arsye pse dua të vallëzoj sërish.
-Vërtet? E çfarë mund të jetë ajo arsye?
Ajo buzëqeshi ëmbël, teksa vështronte përtej dritares.
-Hermani...
-Hermani? - e pyeti Vinsenti disi i çuditur.
Katerina u kthye nga Vinsenti me një fytyrë ironike.
-Oh, Vinsent! Akoma nuk e di?
-Çfarë të di?
-Hermani... është i marrosur pas meje. Dhe zor se ma shpreh atë që ndien.
Vinsenti u habit.
-Hermani? I marrosur pas teje? Hëh, Hermani nuk marroset pas asnjë femre, Katerinë. Ai thjesht flirton me to.
-Kështu mendojnë të gjithë, Vinsent. Por Hermani ka ndryshuar. E them këtë sepse dhjetë vitet e fundit e kam njohur mirë, aq mirë sa e di se çfarë po them. Dhe tani dua ta bëj atë të nevrikoset aq keq kur të më shohë mua teksa vallëzoj me ty. Dhe jo pak, është tango, një kërcim i tillë ku partnerët e kërcimit duken kaq të afërt me njëri-tjetrin. Dhe kjo gjë do ia ngrejë nervat atij.
BẠN ĐANG ĐỌC
Andërllend (Misteri i një familjeje)
Tiểu Thuyết ChungVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...