104.

81 3 4
                                    

Në shtëpinë e Bortonëve...
-Hmmm... gjithçka po shkon vaj. Gjithçka është në favorin tim. Katerina ka vdekur, dhe unë do të marr atë që më takon nga ajo. Pasurinë e saj, hahaha! Sa e thjeshtë ishte Alfred, sa e thjeshtë! Ti je një gjeni! - mendonte Alfredi teksa pinte një gotë verë.

Një zile po vinte nga celulari i Alfredit. Ai e ngriti celularin dhe pa numrin e Vinsentit. E mori dhe e hapi.
-Vinsent, po mendoja për ty në këto momente.
-Baba! - thirri ai me të madhe.
-Vinsent... çfarë po të ndodh?
-Më kanë rrëmbyer... aaah! - bërtiti ai, teksa po ia mbyllnin gojën.
-Vinsent... Vinsent! - thirri Alfredi.
Celularin e Vinsentit e mori Hana.
-Përshëndetje Alfred, si po të shkojnë ditët tani pas vdekjes së Katerinës?
Alfredi shtangu për pak.
-Kush je ti? Përse më ke rrëmbyer djalin? Çfarë kërkon nga ne?
-Oh, vërtet nuk më mban mend? Nuk ma njohe zërin? E çuditshme, por nuk të vë faj. E ke nga mosha, je plakur Alfred, nuk mban më mend.

Sytë e tij u zmadhuan, fytyra iu zbeh.
-Ti... Nuk ka mundësi të jesh ajo që po mendoj...
-Një emër me katër gërma, asgjë më shumë.
-Hana?!
-Bravo, e gjete! Ti fitove bingon, dhe çmimi yt është rrëmbimi i djalit tënd nga unë.
-Çfarë kërkon nga Vinsenti? Lëre të qetë!
-Oh, nuk kam asgjë personale me Vinsentin. Por ai është një karrem i mirë, apo jo?
-Lëre atë të lirë.
-Jo.
Alfredi u çmend.
-Hana, lëre atë të lirë, po të them! Nëse guxon e i bën ndonjë gjë...
Hana filloi të qeshë.
-Hahaha! Çfarë do të bësh? Do të më vrasësh dhe mua? Ah, Alfred! Nuk kam më frikë nga kërcënimet e tua. Harroje atë Hanën e vogël që gjendej dikur në shtëpinë tënde. Isha e vogël atëherë, kisha frikë. Nga ti... dhe djali yt i madh.
-Djali i madh?! - shtangu Vinsenti.
Hana u kthye nga Vinsenti.
-Nuk ta ka thënë babai yt?
-Çfarë të më thojë? - e pyeti ai disi i çuditur.
-Mos e dëgjo atë, Vinsent! - ulëriti Alfredi.
Por Hana vazhdoi.
-Dikur, para se të lindje ti, babai yt ka pasur një djalë tjetër me një grua tjetër.
-Çfarë?! - reagoi Vinsenti akoma dhe më i shtangur.

Alfredi u trondit.
-Përse, Hana? Përse po e bën gjithë këtë?
Atëherë Hana u bë më serioze dhe kërcënuese.
-Pra, e ndien se ç'do të thotë të të rrëmbejnë fëmijën, apo jo? Tani më dëgjo me kujdes, Alfred. Nëse nuk do që dhe djali yt i vogël të përfundojë si i madhi, atëherë duhet të bësh diçka.
-Çfarë kërkon nga unë?
-Më kthe... djalin.
-Hana, nuk e di se ku ndodhet.
-Alfred!
-Nuk e kam unë, po të them.

Hana ia bëri me shenjë Negros, i cili i dha një grusht në stomak Vinsentit. Alfredi dëgjoi klithmën e Vinsentit.
-Hana, të lutem mos i bëj gjë atij. Ai nuk ka faj për asgjë nga ato që kanë ndodhur.
-Të dhimbset, apo jo?
-Ç'është kjo pyetje, Hana!? Ai është im bir.
-Pikërisht Alfred, se është yt bir, prandaj të dhimbset. Ti je një baba, dhe të vjen keq që yt bir po lëndohet, për fajin tënd. Por dhe unë jam një mama, mamaja e një djali që ma morën pabesisht nga krahët e që nuk arrita ta shihja më prej disa vitesh, ndaj dhe po ta kthej me të njëjtën monedhë. Dua të të shoh të vuash, Alfred. Dua të vuash për gjithçka që më ke bërë mua, prindërve të mi, dhe djalit tim. Tani po e mbyll, do të flasim sërish, Alfred Borton, - tha Hana, dhe e mbylli celularin.
-Hana... Hana! - thirri ai, por më kot. Ajo e kish mbyllur celularin.

"Hana, kjo vajzë e mbushur me mistere nga e shkuara. Ajo nuk ishte një njeri si gjithë të tjerët. Ishte komplet ndryshe.
Emri i saj i vërtetë ishte Johana Ivanov, lindur në Moskë të Rusisë. Që e vogël, ajo shquhej si fëmijë me një inteligjencë mbi mesataren. Ishte e fiksuar pas matematikës dhe filozofisë. Jetonte me prindërit, deri në momentin kur i vranë mamanë dhe e ndanë nga babai. Më pas përfundoi në një jetimore, nga ku u njoh me Alfredin. Ai bënte bamirësi sa herë që shkonte në vende të tilla, ishte shumë i njohur. Hana ia nguli sytë mirë. Në atë kohë ishte 6 vjeç, por e mbante mend fytyrën e tij. Bortonët dhe Ivanovët kishin pasur një konflikt dikur në të shkuarën, probleme pronash. Bortonët ishin aq të pasur, sa kudo rrëmbenin pjesë toke, kudo nëpër botë. E pikërisht për këtë shkak, Bortonët patën konflikt me Ivanovët. Dhe si përfundim, Bortonët rrëmbyen pronat e familjes së Hanës. Ai qe momenti kur Hanën e ndanë nga babai, pasi i vranë mamanë. Dhe Hanën e vogël e dërguan në Londër, që ta shpëtonin prej konflikteve. Atje, në një jetimore, u takua me Alfredin.
Alfredi e mori Hanën në shtëpinë e tij, që ajo të jetonte aty. Edhe këtë e bëri veç për veten e tij. Hana ishte një thesar i çmuar për të. Familja Ivanov që Alfredi njihte ishte shumë e pasur. Dhe kjo ishte pikërisht gjëja që atij i pëlqente më shumë, pasuria..."

***

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now