"Pra... më në fund e takova mamanë time. Ajo erdhi, u kthye në shtëpi pas kaq shumë vitesh. Nuk e kisha besuar se do të vinte, në fakt mendova se aventura ime do të përfundonte pa të. Por jo, ajo erdhi. Anastasia u kthye."
Katerina hapi derën e dhomës së muzikës. Dhe hyri brenda me një ndjesi frike. Dhoma ishte e errët, asnjë dritë ndezur. Hyri brenda dhomës.
Një dritë u ndez, ishte drita që gjendej poshtë portretit të mamasë së saj. Dikur Anastasia kishte dashur që të vendosej një dritë poshtë portretit të saj të ngjitur në mur, atij portretit të madh që gjendej në atë anë të murit ku pranë tij ndodhej dhe pianoja e madhe. Katerina vështroi përreth. Nuk kishte pluhura, nuk kishte çarçafë. Asgjë e mbuluar, gjithçka dukej para syve të saj si dikur. Dhe pranë derës së ballkonit, aty në errësirë, gjendej kolltuku i kuq në të cilin ulej dikur mamaja e saj. Kishte kohë që nuk e shihte atë kolltuk të vendosur aty. Kolltuku ishte i kthyer nga ana e ballkonit. Dikur ashtu qëndronte, në mënyrë që Anastasia të shihte pamjen nga oborri i madh i shtëpisë.
-Njëzet e dy vjet... apo jo? Njëzet e dy vjet pa shkelur në këtë dhomë dhe shih tani. Është po e njëjta. Është e vetmja pjesë e kësaj shtëpie që nuk ka ndryshuar, - u dëgjua zëri i Anastasias.Katerina nuk dinte ç'të thoshte. Për një moment u trondit. Ishte ai zë që nuk e kishte dëgjuar që para njëzet e dy viteve.
-Je ti... apo jo? - e pyeti, me një dridhje që e kishte pushtuar të gjithën.
Anastasia buzëqeshi hidhur.
-Hëh, varet. Unë mund të jem për ty kjo grua e huaj që mund të shohësh tani këtu... ose mund të jem po ajo grua që ti dikur e quaje mama. Por ç'vlerë ka tani të më quash mama kur unë ia mbatha nga fëmijët e mi? Unë shkatërrova familjen time, e shkatërrova me duart e mija, e vura vajzën time të vogël në rrezik. Nuk doja që ajo të merrte vesh se mamaja e saj vrau babain e saj. E di, nuk e vrava vetë me duart e mija. Lashë Hansin ta bënte këtë gjë, të merrte hakun e vëllait të tij, të merrte hak për vdekjen e babait të Hermanit.Pas kësaj, Anastasia u ngrit nga kolltuku i kuq në të cilin ishte ulur. Dhe u kthye nga Katerina. Në atë moment, të gjitha dritat e dhomës u ndezën.
Ishte aty, përpara syve të saj. Ishte mamaja e saj, tashmë jo më si dikur. Tashmë përpara syve të Katerinës gjendej një grua e plakur.
Katerina mori një pamje serioze.
-Nuk e di më në duhet të të thërras mama. Sepse ajo që unë e njihja si mamanë time ka vdekur para njëzet e dy viteve. Vdiq atë ditë kur më la në duart e atij burrit të ashtuquajtur baba, më la në mëshirë të fatit.
-Katerinë, ti e di që unë nuk kam dashur kurrë të të lija në duart e tij.
-Atëherë përse e bëre? Përse më le në duart e tij? Hëh, sikur ta dije se çfarë kam përjetuar unë për tre vite rresht, duke jetuar me atë njeri, - iu përgjigj me gjithë nervozizmin që e pushtoi përnjëherë.Me hapa të ngadaltë e të frikshëm, e me një lloj zemërimi që përçohej prej syve të saj, Katerina iu afrua asaj gruaje që gjendej përballë saj. E vështroi me tërbim.
-Ai njeri që ti vrave... pikërisht ai i ashtuquajturi babai im... më ka dhunuar për tre vjet rresht. E bënte këtë sa herë që vinte i pirë. Dhe unë e prisja në shtëpi, siç mund të presë fëmija prindin e vetë. Por jo, ajo pritje thjesht më kushtonte mua një dajak të mirë. Dhe ishte Nensi që përpiqej të më mbronte gjatë gjithë kohës. Ajo më rriti si të isha vajza e saj. U përpoq të më jepte sadopak dashuri prej nëne. Por sërish nuk ishte e njëjta gjë siç mund ta ndieja tek ti. Dhe erdhi një ditë që unë njoha për herë të parë zotin Hans. Ai filloi të vinte shpesh në shtëpinë tonë. Dhe një ditë, pikërisht më 3 korrik të vitit 1999, ai më mori në shtëpinë e tij dhe më futi në një dhomë që e kishte përgatitur enkas për mua. Më pëlqeu shumë ajo dhomë. Por gjërat atë ditë morën një rrjedhë tjetër. Ai mbylli derën e dhomës, dhe m'u afrua pranë. Më tha se kisha një trup shumë të bukur dhe dëshironte ta shikonte atë. Ndoshta në atë moment ai nuk kishte ditur si të ma thoshte se donte thjesht të shikonte atë shenjën në fundshpinën time. Mënyra se si ai më kërkoi t'ia tregoja atë shenjë ishte e gabuar. Për një moment mendova se...
Anastasia ndjeu një lloj shqetësimi kur pa se vajza e saj e vogël filloi të qante.
-Çfarë mendove Katerinë? - e pyeti e shqetësuar.
-Mendova se... se ai... Bah! Nuk ma nxë goja atë lloj akti të ndyrë, megjithatë po e them. Mendova se ai do të më përdhunonte.Anastasia shqeu sytë.
-Çfarë?! Si dreqin të shkoi mendja aty, Katerinë?
-E kupton që kam qenë thjesht një vogëlushe e rrethuar nga bota mashkullore? Gjithandej ata, meshkujt. Gjithandej burra. Dhe ku pret të të shkojë mendja për ta? Pikërisht se ata nuk gjejnë dot mënyrën e duhur për të më thënë diçka, dhe mua doemos do më shkojë mendja për keq. Prandaj i kam urryer aq shumë, sepse mendimet e mija ishin thjesht një grimcë nga realiteti i sotëm. I kam urryer meshkujt, deri në momentin kur fillova ta njihja Hermanin ashtu siç ai ishte vërtet. Dhe ja rezultati, tani jam një grua e martuar. Jam një grua që kërkon të jetojë një jetë normale, por nuk mundem të jetoj normalisht deri sa të marr përgjigjen e një pyetjeje, dhe për atë pyetje je ti që do të më përgjigjesh.
Anastasia e kuptoi se çfarë po e pengonte kaq shumë Katerinën të jetonte normalisht.
-E di që ke shumë pyetje, nuk ke vetëm një. Ja ku më ke, para syve. Ti pyet, dhe unë do të të përgjigjem. Është e vërtetë, vetëm unë e kam përgjigjen. Ndaj fillo të më pyesësh. Dhe mos prit që unë të të gënjej, pasi do të them vetëm të vërtetën.Pas këtyre që tha, Anastasia u ul sërish në kolltukun e kuq. Katerina i shkoi pranë, dhe u ul këmbëkryq pranë kolltukut të mamasë.
-Më thuaj, përse e vrave babain tim? - e pyeti, me kokën mbështetur pranë kolltukut.
Anastasia mori frymë thellë.
-Katerinë, babai yt ishte një njeri i ndyrë.
-E di që ishte i tillë.
-Megjithatë dikur nuk ishte, atëherë kur ne të dy sapo ishim martuar. Isha njëzet vjeç në atë kohë. Ai filloi të ndryshonte kur më pa mua dhe babain e Hermanit, na pa duke biseduar bashkë. Filloi të dyshonte për ne të dy. Atëherë filloi të bëhej vërtet i keq.
-E di, e lexova në ditarin tënd.
-Megjithatë unë nuk e tradhëtova kurrë babain tënd. Nuk bëra të njëjtën gjë siç bëri ai me ish-sekretaren e tij. Ishte babai yt që më tradhëtoi mua.
-Dhe ti u ndave prej tij, i kërkove divorcin.
-Nëse thjesht do më kishte tradhëtuar, atëherë do të më jepte një arsye të fortë pse e bëri, dhe ndoshta... do ta falja. Por nuk mund t'ia falja dot faktin se ai ishte bërë me një djalë. Ai fëmijë ndoshta nuk kishte faj, dhe nuk ka faj. Fajtor është vetëm babai yt.
-Dhe më pas ti zbulove se babai im kishte vrarë babain e Hermanit.
-Po, ishte Alfredi që më tregoi për këtë. Në atë moment u trondita.
-U trondite sepse babai im kishte vrarë një njeri... apo ngaqë re në dashuri me babain e Hermanit?
CZYTASZ
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...