Ajo e vështroi Hermanin me një çehre çudie. Iu afrua ngadalë me hapa të heshtur.
-Përse dyshon tek unë? Ç'kam bërë që dyshon tek unë?
-Nuk e di. Mënyra se si po buzëqeshje kur po zbrisje shkallët me Vinsentin, dhe sidomos pjesa kur po vallëzoje me të... nuk më pëlqeu aspak.
Katerina vuri re në sytë e tij një lloj xhelozie të heshtur. Ai dukej shumë serioz.
-Vazhdon të mendosh se një ditë mund të kthehem tek ai?
-Kam frikë se do e bësh, ti ende nuk e ke harruar plotësisht Vinsentin. Në fund të fundit ai ishte dashuria jote e parë.Ajo buzëqeshi.
-Herman, nëse këtë e thua vetëm për shkak të atij vallëzimi para pak minutash që pata me të... atëherë dije se doja të të bëja ty xheloz.
-Çfarë? Katerinë... ti je përpjekur të luash me mua? Hëh, nuk arrij ta besoj se ku e gjen atë guxim të ma bësh diçka të tillë.
-Ishte një mësim i mirë për ty, që të zësh mend. Sepse... nëse Katerina bie në krahët e Hermanit, atëherë kjo nuk do të thotë që Hermani duhet t'ia lërë Katerinën Vinsentit. Ti sikur nuk preferoje t'i ndaje gjërat e tua me të tjerët, por më duket se e paske harruar që dhe mua më ke bërë pjesë të gjërave të tua. Madje mendoj se ke filluar të më lësh pas dore, - tha ajo dhe filloi të ecë drejt makinës.Ai e vështroi. U kujtua dhe njëherë se ç'ndiesi përcillte qenia e saj tek ai. Një mrekulli që nuk e shihte askund tjetër veçse tek ajo.
Katerina ndjeu një dorë që e kapi menjëherë. Ai nuk mund ta linte të ikte në atë mënyrë prej tij. E tërhoqi menjëherë pas vetes, duke e përqafuar.
-Katerinë, vogëlushe, ti duhet të më kuptosh. Nëse do që të mbetet mes nesh, atëherë le të mbetet mes nesh. Le të hiqemi para të tjerëve sikur nuk ndiejmë asgjë për njëri-tjetrin. E di shumë mirë që e ke të vështirë këtë, por mos harro se çfarë je duke bërë. Ti je duke kërkuar se pse ndodhi vdekja e babait tënd. Dhe unë jam këtu për të të ndihmuar për këtë.
-E di... e di që ti do të më ndihmosh... por tani duhet të shkojmë në shtëpinë time. Mendoj se Violeta do jetë duke më kërkuar. Dhe ti e di se si bëhet ajo kur vjen puna tek unë.Të dy u kthyen sërish në shtëpinë e Andërllendëve. Ajo dhe ai. Të gjithë po vështronin drejt tyre, ndërkohë që ata vetë po vështronin njëri-tjetrin. Hermani u afrua përballë saj.
-Katerinë, edhe njerëzit po na vështrojnë çuditshëm. Ndaj po mendoja diçka. A do të dëshiroje që një vallëzim të ta kthente humorin tënd në formën e tij më të mirë? Domethënë, a dëshiron të vallëzosh me mua këtë natë?
Ajo nuk iu shmang aspak, pranoi me një buzëqeshje në fytyrë.
-Do të ishte kënaqësi, - iu përgjigj.Atëherë, i përqëndruar në sytë e saj, Hermani mori dorën e saj të djathtë në dorën e tij të majtë, dhe përshkoi ngadalë dorën e djathtë pas shpinës së saj dhe e tërhoqi menjëherë gjithë trupin e saj duke e përplasur pas vetes. Më pas ai ktheu kokën nga muzikantët e ulur diku në një pjesë të atij ambienti.
-Maestro, një tango pasionante, ju lutem. Për këtë vajzë të mrekullueshme që ka mahnitur gjithë Londrën me bukurinë e saj.
-Herman, do ta bësh vërtet këtë? Do të vallëzosh një tango pasionate me mua para gjithë të ftuarve? - i pëshpëriti ajo me zë të ulët.
-E vetmja gjë që mund të bëj pranë teje në sy të të ftuarve është pikërisht kjo. Ne të dy... thjesht do të rrezikojmë pak në sy të këtyre njerëzve. Si thua?Ndërkohë maestro nisi muzikën. Muzika kryesore, një tango që i krodhi të dy nën tingujt e saj pasionantë. Dhe në mes të ambientit, ata të dy. Hermani udhëhiqte dhe Katerina e ndiqte. U përfshinë të dy njëkohësisht; hap pas hapi, përplasje pas përplasjeje, rrotullim pas rrotullimi, frymëmarrje pas frymëmarrjeje. A thua se kish rilindur diçka e padukshme mes të dyve. Ajo ndihej kaq e çmendur tek vallëzonte, e sigurt në duart e Hermanit. E joshur me sharmin e tij prej mashkulli. Dukej, nga mënyra se si e vështronte Hermanin sa herë kthehej me fytyrë nga ai gjatë vallëzimit. Nuk ishte tangoja ajo që mbante pasionin, ishte Hermani ai që e bënte tangon të dukej pasionante në sytë e Katerinës. Dëshironte që ajo ta ndiente gjer në thellësi të kockave atë ndienjë pasioni.
Në fund, Hermani e mbylli duke e përkulur pakëz trupin e Katerinës për poshtë dhe me fytyrën e vetë pranë të sajës. E vështroi në sy, gati sa s'depërtoi brenda saj me shikimin e tij. Kaq afër, ai e ndiente ngrohtësinë e trupit të saj që kish peshuar i gjithi në duart dhe krahët e tij. Po e mbante fort të gjithë qenien e saj femërore. Nuk donte ta lëshonte.
-Katerinë... - i pëshpëriti ai.
-Mos... Herman. Njerëzit po na shohin. Ata nuk duhet ta dinë se çfarë ka mes nesh, - tha ajo, edhe pse nuk donte që ai ta ndërpriste atë që tha.
Mund të kishte ndodhur diçka më shumë po të mos ishin njerëzit që duartrokitën. Hermani e ngriti Katerinën dhe e lëshoi, ndërkohë që nisi një vals dhe të gjithë filluan të vallëzonin.Sytë e tij tentuan të vështronin dhe njëherë, por ajo ishte zhdukur sa hap e mbyll sytë. Vështroi gjithandej, ajo s'dukej askund. Katerina kishte avulluar para tij dhe ishte zhdukur. Mendoi se ajo mund të kishte shkuar në dhomën e vetë.
Ndërkohë që të ftuarit e asaj nate po zbrisnin për në oborr, Hermani ngjiti shkallët që e çonin në dhomën e Katerinës. U ngjit ngadalë e iu afrua derës. Nuk trokiti. Donte të dinte nëse ajo ishte aty. Ai hyri brenda duke shkaktuar një përplasje të lehtë të derës. Dhoma ishte e pandriçuar në atë moment. Hermani ishte gati të ndizte dritën e dhomës. Dhe në atë moment u dëgjua një zë.
-Nensi, mos e ndiz dritën e dhomës. Eja në tualet dhe më ndihmo pak me fustanin, - ishte zëri i Katerinës, e cila kishte menduar se kishte hyrë Nensi në dhomë.
Një buzëqeshje iu krijua vetvetiu në fytyrë. Dhe, ashtu duke buzëqeshur, Hermani shkoi në drejtim të derës së tualetit të dhomës. E shtyu lehtazi dhe hyri brenda. Aty gjeti Katerinën, e cila po mbante fustanin me dorë.
-Probleme me fustanin? - e pyeti ai.
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...