Hermani e mori për dore dhe e çoi pranë ballkonit, në mënyrë që ajo të shihte gjithë pamjen e mrekullueshme të Parisit. Qielli dukej kaq i pastër dhe yjet shkëlqenin bukur në këtë natë. Nuk kishte asnjë re atje lart. Një mrekulli e vërtetë.
Hermani dukej disi i humbur në mendime.
-Në jetën time nuk jam ndierë kurrë kështu, Katerinë. Kjo shtëpi, këtu në Paris, rrinte gjithmonë e vetmuar. Vetëm unë, një gotë alkool, dhe muret e shtëpisë. Kaq e zymtë, kaq e heshtur. Kaq... bosh. Gjithmonë kisha dëshirën që një ditë ta ndaja atë me personin më të veçantë të jetës sime. Prita ditë të tëra, prita javë, prita muaj, prita vite. E vitet më ngjanë si shekuj. Si mijëra shekuj pa një përgjigje. I gjendur përherë vetëm, në mes të alkoolit dhe mureve që më rrethonin, u binda se nuk do të mund të gjeja asnjëherë atë që kërkoja. E di, në kohën kur jetoja në Nju-Jork, u bëra aq i njohur veç nga mbiemri im, ky mbiemër që më dha famën e një djali të pasur dhe të pashëm. Frekuentoja shpesh lokalet e natës, në kërkim të asaj që dëshiroja e duke ditur se nuk do ta gjeja kurrë aty. Ajo që kërkoja nuk gjendej as në Nju-Jork e as në Paris. Ajo gjendej në vendlindjen time. Ajo gjendej në Londër. Hëh, ajo ishte një vogëlushe e heshtur, një vajzë e vogël që pinte çaj si anglezët e vjetër, e që i binte pianos aq bukur.
Katerina buzëqeshi ëmbël.
-Po rrëfehesh përpara meje? Nuk është gjë e shpeshtë kjo nga ana jote, Herman.Ai e vështroi po me ëmbëlsi, dhe ngadalë përshkoi duart në fytyrën e saj. Iu afrua ngadalë, aq pranë sa s'kishte më ku të shkonte.
-Me ty e kam kaq të lehtë të flas...
Buzëqeshja e saj u theksua.
-Herman, çfarë po bën...?
Ai nuk i ktheu përgjigje. Dorën e majtë të tij e përshkoi pas qafës së saj dhe po ngadalë e përshkoi dhe dorën e djathtë të tij mbi shpinën e saj, duke iu afruar lehtazi fundshpinës. Ashtu mirë e bukur, e tërhoqi me vrull dhe e përplasi pas trupit të tij. Ajo nuk mund t'i rezistonte dhe mbylli sytë duke kafshuar buzën e poshtme.
-Herman... përse ma bën këtë? Ç'është ky vrull i brendshëm që përplaset gjithmonë me mua?
-Nuk e di, më krijohet vetvetiu, por nëse do që të mos e bëj më...
-Bëje... gjithmonë... sa herë të duash. Sepse, çfarëdoqoftë ajo që bën mbi mua, unë do ta pranoj. Do ta pranoj, njësoj sikur të jem e jotja.
-Ti je e imja. Ke kohë që je e imja. Edhe pse kanë ndodhur shumë gjëra që tashmë duhet t'i përkasin të shkuarës.
-E ke fjalën për martesën time me Vinsentin?
Hermani buzëqeshi me krenari.
-Eja brenda. Do të të tregoj një histori.
Katerina e ndoqi nga pas. Të dy shkuan në dhomën e gjumit. Një buzëqeshje djallëzore iu krijua në fytyrë, e mori me mend se çfarë do të ndodhte.
-Këtu ke ndërmend të ma tregosh historinë tënde?
-Po.Ai e shtyu me vrull trupin e saj mbi shtrat. Katerina qeshi me të madhe. Hermani i shkoi ngadalë, me atë shikimin dhe buzëqeshjen e tij joshëse. Dhe ajo e dinte mirë se ç'donte ai.
Ai iu afrua ngadalë përsipër dhe e afroi fytyrën e tij pas veshit të saj.
-Askush nuk e di të vërtetën e martesës tënde me Vinsentin. As ti nuk e di se pse të kërkova me aq ngulm të martoheshe me një njeri si Vinsenti.
-Jam kurioze ta di.
-Dëshiron të ta tregoj?
-Ma trego, Herman Notlli. Ma trego, ashtu siç vetëm ti di të më tregosh.
Hermani buzëqeshi dhe shkoi në fund të shtratit, tek këmbët e Katerinës.
-Dakort vogëlushe. Do të të tregoj gjithçka që ti nuk di, por sipas mënyrës sime.
-Jam e gatshme të të dëgjoj gjer në fund, në çdo detaj... - pëshpëriti ajo, teksa filloi të kafshonte majën e gishtit të vogël të dorës së djathtë, gjë që e ndezi më shumë Hermanin.Ai shkoi në fund të këmbëve të saj.
-E gjithë martesa jote ishte sajuar nga Hana... - tha ai teksa i hiqte takat.
Më pas iu afrua.
-Martesa jote është e rreme... - vazhdoi sërish, duke zbërthyer ngadalë zinxirin e bluzës që kish veshur mbi fustan.
-E rreme? - e pyeti ajo me gjysmë zëri, duke buzëqeshur.
-Po... - iu përgjigj ai duke i dhuruar një puthje mbi supin e saj të majtë dhe duke ia hequr atë bluzë nga trupi.
-Edhe? - ajo vazhdoi lojën e tij të tregimit duke e joshur gjithnjë e më shumë qenien e tij.
-As Vinsenti e as Alfredi nuk e dinë këtë. Alfredi mendon se ti je martuar vërtet me Vinsentin. Edhe... mendon se do të të vjedhë pasurinë, - tha Hermani duke vendosur duart pas fustanit të saj, në shpinë.
-Pra, Alfredi ka qenë ai që ka dashur pasurinë time? Sa i zgjuar!
-Prandaj të goditi pas qafe. Dëshironte aq shumë që ti të vdisje, në mënyrë që të merrte pasurinë tënde nëpërmjet Vinsentit. Hana e ndoqi nga pas dhe të shpëtoi. Të solli këtu sepse shumë shpejt do të zbulosh se çfarë ndodhi me mamanë tënde.
-A është gjallë mamaja ime?
-Po, ajo jeton këtu. Hana punon për të. Prandaj dhe ndodhën gjërat kështu.
-Gjërat ndodhën kështu falë teje, Herman. Falenderoj Zotin që të kam njohur.
Një buzëqeshje u krijua në buzët e saj. Hermani nuk mund t'i rezistonte asaj buzëqeshjeje.
-Katerinë... thuaj që je e imja.
Vrulli i tij i brendshëm sa vinte e rritej, dhe ajo e ndiente.
-Jam... e jotja. Kanë kaluar dhjetë vjet qëkur jam bërë e jotja, që atë moment kur të putha, dhe nuk pendohem aspak pse e bëra. Ti ishe i pari që zgjove tek unë atë Katerinën e panjohur, dhe je i vetmi të cilit i përkas.Ajo ia zgjidhi kollaren, dhe filloi t'i zbërthente këmishën e errët. Ai e zhyti fytyrën në qafën e saj, për ta puthur sërish. E dinte që ajo dashurohej me puthjet në qafë, që e bënin më pas të vepronte në mënyrë të pavetëdijshme. Njësoj siç po vepronte në atë moment, duke ia hequr këmishën nga trupi. Donte të ndiente forcën e brendshme të tij sa herë që ai gjendej pranë saj. Kërkonte të ndiente ngrohtësinë e trupit të tij gjithnjë e më shumë pranë vetes. Sytë i mbante mbyllur, për të ndierë frymënxjerrjet e tij të ngrohta tek përplaseshin me qafën e saj.
Ai tentoi t'i zbërthente ngadalë zinxhirin e fustanit, ndërsa ajo shtrëngonte njërën dorë në shpinën e tij dhe tjetrën e kish depërtuar në flokët e tij të zinj. Gjithçka që kish kuptuar ai në aq pak sekonda ishte se Katerinën e kishte kapluar një dëshirë e tmerrshme për t'u kredhur sërish në marrëzirat e dashurisë. Ai kishte qenë i vetmi që kishte arritur të zgjonte përbindëshin brenda Katerinës. Ishte një ndër pak momente kur Katerina i dorëzohej me gjithë dëshirën e saj, pa e kundërshtuar.Gjithçka i dukej atij kaq perfekte, deri në momentin kur ajo ndërhyri.
-Herman...
-Po... Katerinë?
-A mund ta fikësh dritën?
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...