Më vonë, pasi dolën nga lokali e pasi ecën pak, Hermani e shoqëroi Katerinën deri në shtëpi. Sytë e saj filluan të shkëlqenin.
-Të të them diçka?
-Çfarë të duash.
-E di që ish- të dashurit e mi janë të gjithë flokëzinj dhe me sy të gjelbër?
-Si unë?
-Ata thjesht ngjajnë me ty, por nuk janë si ty. Ti je ndryshe.
-Ndryshe?
-Epo... ti je një njeri i mirë.
-Nuk jam dhe aq i mirë, Katerinë. Unë jam një njeri i keq.
-Ti nuk je i keq, dhe unë e di mirë këtë.
-Atëherë më thuaj diçka që më bën njeri të mirë.
-Fakti që më solle deri në shtëpi... dhe që ndenje me mua atje në lokal.
Ai buzëqeshi.
-Do të bëja gjithçka për ty, - i tha ai dhe i kapi dorën e djathtë e ia puthi butësisht.Ajo u mahnit nga gjesti i tij. U ndie e lumtur thellë në brendësi të shpirtit. Dhe në atë moment, ai shkëputi buzët e veta nga dora e saj.
-Ke nevojë për ndonjë gjë që mund të bëj për ty?
-Nuk besoj se mund të të kërkoj ndonjë gjë tjetër më shumë, - tha ajo me sytë e kthyer në të djathtë.
-Nuk e di pse, por nuk më bind përgjigja jote. Më duket sikur fytyra jote më shpreh krejt të kundërtën, - vazhdoi ai duke buzëqeshur.
Ajo nuk foli por e kapi fort dorën e tij me dorën e djathtë dhe e tërhoqi për të hyrë brenda. Hermani ndaloi menjëherë, pa bërë asnjë lëvizje më shumë.
-Katerinë, nuk mund të futem brenda. Është ca si vonë dhe duhet të iki.
Katerina u kthye me fytyrë nga ai dhe ia nguli sytë.
-E di përse ish- të dashurit e mi janë të gjithë flokëzinj dhe me sy të gjelbër?
-Ndoshta se ashtu të pëlqejnë ty?
-Jo. Ata thjesht më kujtojnë ty.
Ajo filloi t'i lëmonte flokët.
-Përpiqesha të gjeja praninë tënde në fytyrat e tyre, por ishte e kotë. Atë natë që isha dehur nuk arrija të dalloja dot realitetin nga fantazia, e pa e ditur as vetë se si, të putha.
-E mbaj mend shumë mirë, ishe komplet e dehur.
-Dhe e pushtuar nga një dëshirë e çuditshme për të të puthur ty... e cila po më bluan akoma.Katerina iu afrua edhe më, mjaftueshëm afër tij.
-Ka diçka... që më tërheq tek ti, Herman. Më saktë, je ti vetë që më tërheq mua.
-Katerinë, tani je e dehur e nuk di se çfarë po thua.
-Unë e di shumë mirë se çfarë po them. Dhe ky është i vetmi moment që po ta them.
Do të donte ta besonte, por nuk ishte plotësisht i bindur.
-E thua kaq lehtë këtë gjë... para syve të mi. Kaq shpejt e harrove që ishe e dashuruar pas Vinsentit?
-Ai i përket të shkuarës tani... dhe unë nuk mund ta kthej kokën pas në të shkuarën. Unë kam nevojë të gjej të ardhmen.
-Po më thua... se kërkon të kesh një lidhje serioze me një djalë, pas gjithë atyre 'lidhjeve' të tua fëmijërore? Katerinë, unë nuk mund të të besoj për këtë.
-Unë nuk e thashë këtë, Herman. Unë thjesht po kërkoj të gjej të ardhmen time.Hermani buzëqeshi.
-A do të më përfshish mua në të ardhmen tënde?
-Ty? Hmm... akoma nuk e di.
-Atëherë të mbetet ta zbulosh... sa je ende në kohë. Jam shumë kurioz ta di nëse jam pjesë e të ardhmes tënde.
-Çfarë kërkon saktësisht, Herman?
-Të jem pjesë e jetës tënde. Të gjithë duan të jenë.
-Por jo të gjithë ia dalin të jenë, përfshi këtu dhe ish- të dashurit e mi. Ata i përkasin një memorieje shumë të shkurtër në kokën time.
-Unë nuk dua të jem si ata, Katerinë. Nuk po kërkoj të bëhem i dashuri yt, thjesht dua të jem një person tek i cili ti mund të mbështetesh për problemet e tua. Unë do të jem aty për të të ndihmuar. Do të doja të ma thoje tani nëse jam pjesë e të ardhmes tënde apo jo.
-Herman... tani nuk mund të të them më asgjë. Nuk jam në gjendje të diskutoj në lidhje me të ardhmen time... - tha dhe sytë i shkuan diku tjetër.Ai kërkonte një përgjigje që dukej se nuk mund ta merrte në atë moment. Donte ta dinte vërtet nëse do të vazhdonte të ishte pjesë e jetës së saj. Ajo nuk po përgjigjej, kështu që nuk i ngeli zgjedhje tjetër veçse t'i thoshte diçka që e dinte mirë se do ta lëndonte shpirtin e brishtë të Katerinës. E dinte që ajo do të lëndohej, aq më pak që tashmë ishte afruar shumë pas tij.
-Katerinë... unë do të largohem nga Nju-Jorku.
ESTÁS LEYENDO
Andërllend (Misteri i një familjeje)
Ficción GeneralVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...