Sytë e saj vështruan në pasqyrë, vështruan pasqyrimin e aktit të tij xhentil. E humbi për një moment, humbi nga realiteti, nuk kish menduar ndonjëherë se sa tërheqës dukej ai teksa kryente atë akt xhentil. Sa i mrekullueshëm iu duk për një moment; shikimi i tij, ata krahë të mëdhenj, ai trup muskuloz, duart e tij të fuqishme, dhe parfumi që e ndillte nga pas gjithë qenien e saj drejt tij.
Ajo puthje e shndërroi krejt papritur në një tjetër Katerinë. Ajo u kthye me vrull nga ai dhe e shtyu me forcë. Hermani ra mbi shtrat. Ai e kuptoi që Katerina kish marrë një tjetër formë, atë të një gruaje të joshur padashje, ajo që i shkrepet të luajë me qenien e tij sepse ka nevojë ta bëjë atë gjë.-Loja jote mbaroi! - tha ajo, me sytë e përgjysmuar.
Ai u ngrit në gjysmë të trupit, por ajo nuk e la të ngrihej më shumë, sepse u ngjit pas trupit të tij.
-Tani nuk ke ku të shkosh, Herman Notlli. Ti bëre diçka që jo kushdo mund ta bëjë. Ti 'zgjove' Katerinën nga gjumi i saj. Tani jam zgjuar, dhe ti nuk më shpëton dot. Do të rrish këtu, tek unë. Ose jo. Jam unë që do të rri këtu në ty. Le të bëhet ajo që do ti.
Ajo vuri dorën mbi kraharorin e tij.
-Ndieje dorën time mbi trupin tënd. Ndieje këtë moment që gjendem mbi qenien tënde. Shih në sytë e mi dhe gjej atë shikimin tënd kundrejt meje. Dëgjoje mënyrën se si po të flas.
Fytyra iu ngjit pas të tijës, aq sa të dy mund të ndienin frymëmarrjet e njëri-tjetrit. Ai vështroi thellë në sytë e saj të larmë urrejtjen e lëndimit që villte vrer nga shpirti i Katerinës.
-Ndieje pra... që nuk je i vetmi që di të duash një njeri. Edhe unë di të dua Herman, di shumë herë më mirë se ti. Por ndihem e lënduar prej dashurisë sime të parë, ndaj e kam kaq problem të nis një të dytë.
-Ti vetëm kërkoje nisjen e një dashurie të dytë, dhe ajo do të vijë vetë.
-Dhe tani, përpara se të hyjmë në këtë temë, më thuaj, sa femra ke futur këtu, përpara meje?
-Në këtë shtëpi... shumë. Në këtë dhomë... vetëm ty.Ajo buzëqeshi me ironi.
-Gënjeshtar! Mendon se mund të më gënjesh?
-Nuk po të gënjej, Katerinë. Ti je e para femër që ke hyrë në këtë dhomë.
-E përse unë?
-Sepse ty të kam zgjedhur me kohë. Je e vetmja që dua. Dhe ti e di shumë mirë që unë nuk i ndaj gjërat e mija private me asnjë, përveçse me ty.
-Nuk të besoj.
-S'ke arsye për të mos më besuar.
-Më bind atëherë... dhe unë do të të besoj.
-E si të të bind që ti je e vetmja që unë dua?
Ajo u mendua për një çast.
-Dëshiron vërtet që unë të jem e jotja?
-Me çdo kusht. Dua të jesh vetëm e imja.
-Atëherë mos flirto më me femra të tjera. Le të jem unë e vetmja në mendjen tënde dhe mbi trupin tënd. Vetëm unë, asnjë tjetër.Ai zbuloi diçka tjetër të sajën, diçka që ajo e mohonte shpesh. Ajo ishte xheloze, dhe për të pasur diçka serioze siç mund të ishte një lidhje atëherë kërkonte ta kishte vetëm për vete. Njësoj si ai. Nuk kishin shumë dallim nga njëri-tjetri, dhe kjo gjë e bënte Hermanin ta adhuronte, e nga adhurimi i madh e vinte gjithnjë në provë Katerinën. Fjalia e fundit e saj e bëri Hermanin të mos duronte më. Tashmë ajo ia kishte hapur rrugën që ai të depërtonte brenda qenies së saj. Hermani, me një lëvizje të menjëhershme, e ktheu Katerinën dhe e vuri poshtë trupit të tij, aty mbi shtrat. Tani ishte ai dominuesi dhe ajo e nënshtruara. Atij i pëlqente të dominonte mbi femrat, sepse dominimi i jepte atij pushtetin e duhur mashkullor.
Dhe vetë asaj i pëlqente ndonjëherë të ishte e nënshtruara e tij. Gjithmonë e kishte përfytyruar këtë çast në kokën e saj plot me mendime. E adhuronte shikimin e tij të zjarrtë, që e ndizte të gjithën. E adhuronte atë trup muskuloz që rëndonte mbi të.
-Atë e vendos unë, vogëlushe. Këtu je në apartamentin tim... dhe do të bësh vetëm çfarë dua unë. Nuk do të më kundërshtosh, mos tento ta bësh, nuk më pëlqen kur më kundërshtojnë. Dhe... nëse mund ta kesh kuptuar sadopak... e di se çfarë dua unë. Dua të jesh e imja, dhe do të jesh e imja.
Fytyra e saj u përvesh nga një buzëqeshje djallëzore.
-Herman Notlli...
Zëri i saj dukej më tundues për veshët e tij. E gjithë ajo si krijesë e tundonte, por nuk mund të bënte asgjë pa dashur ajo vetë. Po e linte atë të luante me të. E kur ajo e thërriste me emër të plotë... i pëlqente aq shumë.Sytë e Katerinës u përqendruan në të tijët. Nuk po fliste më, thjesht po shijonte atë pamje të fytyrës së tij, që i dukej aq tërheqëse.
-Unë kam qenë e jotja qëkur të kam puthur. Ti je i pari që kam puthur në jetën time.
Kjo e zbuti disi tonin e thellë të zërit të tij.
-Ah, vërtet? Mendoja se ti dhe Vinsenti mund të ishit puthur me kohë, shumë më përpara se të më puthje mua. Mendova se ajo puthje ndodhi për shkak se ishe e dehur.
Ajo buzëqeshi po aq djallëzisht sa në fillim.
-Oh, i dashur! Ndonjëherë ti i humb fare gjërat. Mendon se Vinsenti dhe unë e kemi bërë diçka të tillë? E si do e bënte ai kur iku e nuk më tha asgjë për ikjen e tij? Ai vërtet mund të jetë një djalë i mirë dhe i sjellshëm njësoj si unë, por unë preferoj të rrezikoj, ndërsa ai jo.
-Dhe ti po rrezikon duke qenë këtu me mua, kështu?
-Misteri yt më shtyn të të zbuloj në çdo detaj tëndin. Pastaj, askush nuk e di që ti dhe unë... kemi një lloj dashuri-urrejtje për njëri-tjetrin. Ne gjithmonë do të përplasemi pas njëri-tjetrit, qoftë duke qeshur apo qoftë duke debatuar. Dhe kjo gjë vetëm sa na afron më shumë çdo ditë.Fjalia e saj e fundit thjesht sa i shtoi atij vrullin e brendshëm.
-Po rrezikon më shumë nga ç'duhet, Katerinë Evë Izabelë Andërllend. Po i futesh një rruge pa kthim. Nëse ti hyn në atë botën time misterioze prej mashkulli, atëherë do të burgosesh përjetësisht aty. Nuk mund të rrezikoj duke të të lënë të lirë e t'i tregosh të tjerëve se si jam unë. Nuk ia lë askujt këtë kënaqësi, askush nuk mund të më përdorë mua si t'i dojë qejfi. As ti nuk mund të më përdorësh si të të dojë qejfi, vetëm nëse këtë ta kërkoj unë.
-As ti nuk mund të më përdorësh për të kënaqur veten, Herman.
-Mua më lejohet, jam mashkull.
Ajo i hodhi një vështrim ironik.
-Pervers! Ndonjëherë je shumë idiot, Herman. Ndonjëherë je si gjithë të tjerët.
-Si mund ta thuash këtë kur ti nuk bërë ende asgjë konkrete me asnjë mashkull? E sigurt se unë kam për të qenë realisht i pari në jetën tënde. Dhe nëse një lidhje e tillë midis meje e teje nuk funksionon, atëherë unë do të quhem realisht ish- i dashuri yt i vërtetë pas disa kohësh. Vinsenti nuk ishte fare i dashuri yt. Ajo që ndodhi mes teje e tij ishte thjesht simpati. As ato gjëra me ata që ti i quan ish- të dashur nuk ishin lidhje reale. Ishin thjesht imagjinata jote. Dashuria e vërtetë është kjo që po ndodh këtu, ky debat midis nesh që nuk ka fund. Dhe sa më shumë që zihesh me fjalë me mua, aq më shumë të adhuroj në çdo sekondë që po kalon e shtrirë poshtë meje, mbi shtratin tim. Po të doja, do të nisja diçka tjetër me kohë këtu me ty. Dhe tani do të ishe duke shijuar çdo sekondë të kënaqësisë që do të ta dhuroja unë, por ti preferon të debatosh.Fytyra e saj ndryshoi komplet. Ajo u nervozua. Donte ta qëllonte me shuplakë, por ai ia kapi kyçin e dorës dhe ia uli me forcë mbi shtrat. Dora e tij ishte shumë herë më e fortë se e saja.
Ai e uli fytyrën poshtë, afroi buzët e veta pranë veshit të saj të majtë, shfreu lehtazi një ofshamë të ngrohtë prej gojës pasi nuhati fort aromën e parfumit që ajo kish hedhur prapa veshit. Kjo e rrëqethi lëkurën e saj nga koka te këmbët. Filloi të dridhej. Këmbët i mblodhi paksa ngjitur. Duart iu bënë akull. Kraharori iu ngrit disi lart, duke u ngjitur pas të tijit. Zemra i rrihte si e çmendur. Sytë i ishin hapur jashtë mase. Merrte frymë me buzët gjysmë hapur. Ai e ndiente gjithë presionin që po i ushtronte asaj me praninë e tij.
-E di, engjëll? Nervozizmi yt thjesht sa më shton dëshirën për të mbaruar punë shpejt me ty sepse, siç mund ta marrësh me mend, edhe në jetën time profesionale jam mësuar të mbaroj punë shpejt dhe pa problem. Dhe më e rëndësishmja, unë si avokat nuk kam humbur asnjë çështje, dhe çështja ime e radhës je ti. Ndaj dhe nuk do ta humbas atë, nuk do të të humbas. Nuk do të lë në duart e asnjë mashkulli tjetër, sepse vetëm unë i njoh pikat e tua të dobëta. Gjithçka nis me frymëmarrjen tënde... e përfundon tek buzët e tua. Limitet e tua thyhen tek ato buzë... derisa nuk duron dot më, aq sa kërkon të kridhesh në marrëzitë e tua. Sepse çfarëdo lloj gjëje të ndodhë, ti kthehesh tek unë.
CZYTASZ
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...