114.

74 3 1
                                    

Pas dy minutash doli sërish dhe shkoi në dhomë.
-Pra... si dukem?
Hermani e vështroi me admirim.
-Je e mrekullueshme.
-Herman... janë thjesht diçka e nevojshme që një femre i duhen në të tilla rastesh.
-Ndonjëherë nuk hyjnë fare në punë... me sa kam parë unë.
-Hahaha, na shkrive! Unë nuk jam nga ato që nuk u hyjnë në punë, sepse atyre që nuk u hyjnë në punë u duhet të mbarojnë punë shpejt, ndaj dhe as që i përdorin fare. Por mua më duhen për momentin, dhe pyetja është: më rrinë mirë apo jo?
-Nëse vazhdon të më lësh dhe një minutë më shumë të të shoh teksa ti i mban veshur...
-Herman! - reagoi ajo me një shikim ironik.
-Për momentin duhet të të rrinë mirë, sepse nuk kam të tjera në sirtar.
-Në rregull, nuk po ankohem.
-Tani është radha ime të vishem, - tha ai, dhe shkoi sërish tek dollapi.

Nxori ato që i duheshin për t'u veshur dhe shkoi në tualet. Më pas doli sërish e shkoi në dhomë. E në atë moment, Katerina vështroi se ai nuk kishte veshur bluzë. Ai ishte muskuloz, tejet i palestruar. Një tjetër gjë për të cilën femrat nuk i rezistonin. Dhe ajo kafshoi majën e gishtit të vogël të dorës së djathë. Ai e vuri re këtë gjë.
-Çfarë ke?
-Nuk përdor ndonjë bluzë për të fjetur? - e pyeti ajo.
-Jo... ndihem rehat kështu. Është si ajo puna e reçipetave tek femrat.
Dhe me një kërcim u shtri mbi krevat. Duart i vendosi pas kokës, ndërsa këmbët shtrirë njëra mbi tjetrën. Dhe mbylli sytë.
Katerina e vështroi me vëmendje. Buzëqeshi në heshtje. Më pas fiku dritën, dhe hapi derën.
-Ku po shkon? - e pyeti ai.
-Do të thaj flokët në tualet.
-Pasqyra është këtu, nuk ke përse të shkosh. Ndize dritën dhe thaji flokët e tu.
-Nuk të bezdis drita e dhomës apo zhurma e tharëses?
-Kjo nuk krahasohet fare me zhurmën e makinave në rrugë. Ndaj vazhdo.

Pas kësaj, Katerina shkoi pranë pasqyrës së dhomës, ndezi dritën dhe filloi të thante flokët. Iu desh çerek ore për shkak të gjatësisë së flokëve. Pasi mbaroi së rregulluari flokët, Katerina kapi flokët me një lidhëse dhe fiku dritën. Hermani ia nguli sytë.
-Je shumë e bukur, - i tha teksa vazhdonte t'i mbante duart pas kokës.
Katerina buzëqeshi dhe shkoi pranë tij. U ul në shtrat.
-Më thuaj diçka tjetër, përveç kësaj.
Ai e vështroi akoma me më shumë adhurim.
-Afrohu të ta them.
Ajo afroi fytyrën e saj pranë të tijës. Hermani e kapi me të dyja duart fytyrën e saj.
-Të dua Katerinë, - tha ai dhe e tërhoqi fytyrën e saj drejt të tijës për ta puthur.

Ajo e lëshoi veten në duart e tij dhe u përhumb në atë akt. Hermani nuk mund të ndalonte, ishte kaq i përqendruar në atë puthje, por as Katerina nuk po ndalonte. Asnjëri prej tyre nuk ndaloi. Të dy humbën nga realiteti që i rrethonte, ishin vetëm ata të dy dhe ai akt. Hermani përshkoi njërën dorë në shpinën e Katerinës dhe e tërhoqi atë mbi shtrat. Pas disa sekondash u gjend mbi trupin e saj, teksa vazhdonte aktin e tij, gjithnjë e më tundues për të mos ndaluar për asnjë çast.
Ai akt zgjati pesë minuta pa ndaluar. Në një moment, të dy u shkëputën. Të dy morën frymë thellë. Ndërkohë të dy po shihnin njëri-tjetrin. Në sytë e Katerinës kishte një shkëndijë emocioni. Ndihej e mrekulluar që Hermani e bëri diçka të tillë.
-Kjo ishte... gjëja më e mirë që më ke thënë ndonjëherë, - i pëshpëriti ajo dhe e përqafoi.

Më shumë se kurrë, ai ndjeu një lloj dashurie që i mungonte prej saj. Edhe ajo kishte nevojë ta përqafonte. Dhe për një moment iu kujtua diçka nga e shkuara. Të dy u shtrinë përballë njëri-tjetrit.
-Herman... e mban mend atë ditë që jemi takuar bashkë për herë të parë?
-Po, ishte 25 shkurti i vitit 1994. Dhe vogëlushja e Andërllendëve më erdhi për vizitë.
-Hëh, nëse të kujtohet, ne të dy gjithmonë ziheshim bashkë.
-Për gjithçka të mundshme.
-Ti ishe një djalë topolak dhe me syze.
-Ndërsa ti ishte e përkëdhelura e familjes.
-Ti gjithmonë më ngacmoje.
-Dhe ti gjithmonë ankoheshe tek mamaja jote për këtë.
Katerina heshti për një moment, më pas buzëqeshi.
-Po... ankohesha tek mamaja ime. Ishte i vetmi njeri ku ankesat e mija dëgjoheshin.
-Ajo ishte një grua vërtet e mirë. Sidomos me mua.
-Ajo më fliste për ty si të ishe një princ i kaltër.
Hermani e vështroi me habi.
-Vërtet?
-Po, vetëm se ti nuk je princi i kaltër. Ti je princi i gjelbër, - tha ajo dhe ia dha të qeshurës.
Ai buzëqeshi me admirim teksa e vështronte vogëlushen e tij duke qeshur. Pasi u qetësua nga e qeshura, ajo vazhdoi sërish të fliste.
-Ajo më fliste vërtet shumë për ty, aq sa unë nuk arrija ta besoja. Më thoshte se ti ishe një djalë i mirë dhe se ti ishe i duhuri për mua. Por që vetëm kur e mendoja se një princ i kaltër topolak ishte i duhuri... më vinte në kontrast me mendimet e mija. Dhe tani kam kuptuar se pamja jote e dikurshme paska qenë një iluzion. Unë nuk arija të shihja atë që mamaja ime shihte tek ti. Ndërsa tani... unë shoh përtej asaj që duket.

Ai zgjati dorën drejt fytyrës së saj.
-Katerinë... kur të thashë që të dua... e thashë vërtet. Dhe kjo është e vetmja gjë që nuk do të mund ta fsheh më prej teje.
Katerina nuk i tha më asgjë më shumë. Ajo e gjeti veten në krahët e tij si një qenie e pambrojtur kur filloi të zbulonte limitet e vetes së saj. Gjithnjë e më shumë e ndiente se po lidhej shpirtërisht me të. Dhe limitet e saj po thyheshin. Nuk ia kishte lejuar vetes më parë të lidhej kaq ngushtë pas një tjetër mashkulli.
Vinsenti kish qenë për të dikur njësoj si një lloj frymëmarrje. Por ai iku, frymëmarrja u zhduk, ajo ngeli pa frymë. Dhe ja, tek u shfaq nga larg, përpara syve të saj, silueta e Hermanit si një monstër me shpirt të butë. Hermani, kalorësi i saj i zi, njeriu që luftonte pa pritur asgjë në këmbim veç dashurisë së saj. Por Katerina sillej si një e verbër kundrejt tij. Nuk arrinte ta shihte atë njeri ashtu siç do të donte ai që ajo ta shihte. E tani Hermani po e mbante të mbërthyer pas krahëve të tij, si të ishte e vetmja gjë që ekzistonte përreth tij. Në fakt ashtu ishte. Ajo ishte e vetmja gjë që ekzistonte përreth tij.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang