Një orë më vonë, Mercedes Benzi i zi mbërriti në aeroportin Heathrow, ku midis shumë avionëve të tjerë të mëdhenj gjendej dhe një xhet privat posaçërisht për Katerinën. Makina ndaloi. Sebastiani doli nga makina dhe i hapi derën Katerinës. Dhe ajo doli prej aty me gjithë finesën e saj femërore. Sebastiani nxori valinxhen nga makina, ndërsa Katerina vuri syzet e diellit.
Nuk kaloi as një minutë, ajo i hoqi sërish syzet. Vuri re se dikush po e priste pranë xhetit privat. Ajo u nis bashkë me Sebastianin drejt avionit të saj.Ishte ai, njeriu ajzberg. Ishte psikologu i saj.
-Mendove se nuk do ta merrja vesh që sot do të niseshe për në Nju-Jork?
Katerina buzëqeshi me ironi.
-Oh, zoti psikolog. Më lër ta gjej. Mos vallë erdhën disa zogj në dritaren e shtëpisë tënde e të thanë që do të nisem për në Nju-Jork?
-Pak a shumë.
-Ok, përtej shakasë. Nëse ke ardhur për të më takuar për herë të fundit, atëherë të falenderoj për këtë. Je shumë i sjellshëm.
Ai buzëqeshi.
-E di që jam i sjellshëm, por nuk erdha për të të takuar për herë të fundit.Pas kësaj, Katerina e vështroi me çudi.
-Nëse nuk ke ardhur për këtë... atëherë çfarë kërkon këtu?
-Erdha për të të thënë se do të vij me ty.
Kjo e fundit shkaktoi tek Katerina një të qeshur të madhe.
-Hahaha! Nuk arrij ta besoj. Ti, dhe unë, në një xhet privat? Pfff... hahaha! Kjo ishte e fortë.
Fytyra e tij u vrenjt.
-Kei, e kam seriozisht.
Ajo nuk po e mbante dot të qeshurën. Pas disa sekondash arriti të qetësohej. Dhe e vështroi sërish me atë buzëqeshjen ironike.
-Zoti psikolog, e ke idenë se sa i shtrenjtë është një avion i tillë? Ti nuk e ke idenë, por unë po. Kam gjithë jetën që jetoj në luks, me të gjitha kushtet. Dhe po, kam gjithë jetën që udhëtoj vetëm, krejt e vetme që prej moshës tetëmbëdhjetë vjeç. Nuk kam nevojë për njerëz që të më rrinë nëpër këmbë. Pra, nuk dua askënd të më ndjekë nga pas.
-Por Violeta më tha...
-E di se çfarë të tha ajo. Normale, ajo është zonja e madhe. Ajo vdes nga dëshira për të kontrolluar jetën time. Violeta nuk sillet me mua si një motër, ajo sillet si gardian. Shtëpia jonë në Londër është njësoj si një burg i sigurisë së lartë. Duhet që gardianin ta zërë gjumi, që e burgosura të arratiset nga 'Alkatrazi' për të shijuar pjesën tjetër të jetës në liri. Me pak fjalë, më mirë shko në shtëpi e shijoji ato pushime që ke marrë nga puna, ose... nëse do që të më ndjekësh, atëherë shko e merr një biletë si gjithë të tjerët dhe hip në një prej avionëve si gjithë njerëzit e zakonshëm. Shiko, nuk kam kohë të merrem me ty tani. Po më vonon udhëtimin.Me gjithë këto që tha, Katerina tentoi t'ia bënte të qartë se nuk kishte nevojë për askënd. Ajo ishte mësuar të zgjidhte vetë çdo problem. Por Zedersonit iu duk se nuhati detaje të dallimit të jetës mes njerëzve me shtresa sociale të ndryshme. Nuk u ndie mirë për faktin se dhe Katerina i qëndronte këtij detaji në mënyrë të rreptë. Por fundja, pacientja e tij e pasur kishte një jetë të tërë që shoqërohej me njerëz të të njëjtës kategori me të. Ishte mësuar me jetë të tillë.
Megjithatë ai nuk hoqi dorë nga e tija.
-Kei, shiko. Nuk dua të dukem sikur jam truproja yt.
-Por po e bën, - ia ktheu Katerina.
-Violeta vërtet më tha të të ruaja. Por nëse ti ikën e të ndodh ndonjë gjë, atëherë ajo do të më fajësojë mua për gjithçka. Nuk dua të marr përsipër fajin e gabimeve të tua, dakort? Ndaj, gjëja më e mirë është të vij me ty në Nju-Jork.
Katerina e vështroi fytyrën e tij të akullt dhe, deshi apo nuk deshi, më në fund u dorëzua.
-Ti nuk heq dorë lehtë, apo jo?
Zedersoni tundi kokën në mënyrë horizontale. Katerina mori frymë thellë.
-Dakort, do të vish me mua. Por kjo do të jetë hera e parë dhe e fundit që udhëtoj me ty. Herës tjetër s'ke për ta marrë vesh fare se po iki diku.
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...