50.

111 5 5
                                    

Një Maserati kabriolet ndaloi përpara këmbëve të Hermanit. Ai u gjend pranë xhamit në anën e shoferit. Xhami u ul. Brenda makinës ishte Katerina.
-Ku mendon se po shkon? Festa nuk ka mbaruar ende. Ndaj hip në makinë, Notlli!
-Pa shiko, pa shiko! Vogëlushja e Andërllendëve po përpiqet të më presë rrugën. Hëh, nuk arrij ta besoj. Nuk ke ndryshuar aspak, - tha ai dhe hipi në sediljen e përparme.

Katerina ia shkeli gazit. Hermani u shuk pas në sedilje me sytë e hapur tej mase.
-Katerinë, me ngadalë! Do të shkaktosh ndonjë aksident! - reagoi Hermani disi i shqetësuar.
-Nuk më intereson! - ulëriti Katerina dhe e shtoi shpejtësinë. Eci shpejt deri në një moment, deri kur Hermani nuk duroi më dhe ia kapi timonin dhe e ktheu, dhe në atë moment Katerina frenoi me forcë makinën, aq sa gomat lëshuan një tingull gërryes.

Të dy morën frymë thellë. Të dy po dridheshin. Të dy gjendeshin nën tensionin e momentit.
-Qetësohu Katerinë, je shumë e nervozuar, - reagoi sërish Hermani i shqetësuar.
Ajo ktheu kokën nga ai tejet e nervozuar dhe e pa po me të njëjtin nervozizëm që kishte.
-Ke të drejtë, e nervozuar jam.
Ktheu sërish fytyrën përpara dhe ia shkeli gazit. Hermanit iu duk sikur do të vdiste në atë moment, aq shpejt sa po e ngiste ajo makinën.
-Katerinë ndalo! - ulëriti ai.

Ajo frenoi, pa e ditur as vetë se si e gjeti forcën për të ndaluar. Mbylli sytë duke u munduar të qetësohej përbrenda, por e kishte të pamundur. Nuk ishte aspak në humor të mirë. Por Hermani nuk ndaloi së reaguari ndaj saj.
-Nëse do të vdes sonte, atëherë vrasësja ime do të jesh ti! Ç'të thotë mendja ta ngasësh makinën si e çmendur Katerinë? Mos do që të vdesim të dy këtë natë për faj të çmendurisë tënde?
Ajo vështroi përpara.
-Po. Le të vdesim bashkë, të dy, në këtë natë.
-Mos je çmendur? Katerinë, unë e dua jetën. Nuk dua të vdes, e aq më pak me ty në këtë mënyrë. Më shiko në sy, mos ke pirë gjë?
-E kam lënë alkoolin.
-Ah, kjo shpjegon gjithçka! Ti ke mungesë alkooli.
-Jo... kam mungesë çokollatash! - klithi ajo e dëshpëruar dhe filloi të qante.

Ai e vështroi me vëmendje. Nuk supozohej që kjo të ndodhte. Futi dorën e djathtë në xhepin e xhaketës, më pas ia zgjati atë dorë Katerinës.
-Çfarë... është ajo? - belbëzoi në mesin e gjithë dëshpërimit të saj të çuditshëm.
-Çokollatë. Dhe ti e di, unë e kam parasysh se sa e lidhur je ti me çokollatat, megjithatë kjo nuk do të thotë se kam ndërmend të ta jap ty të gjithën, - iu përgjigj Hermani qetësisht.

Katerina i ndaloi lotët dhe filloi të vështronte një herë fytyrën e Hermanit e një herë çokollatën.
-Ma jep këtu! - iu turr ajo, por Hermani u tregua më i shpejtë duke e tërhequr mbrapsht dorën.
Ai buzëqeshi, por Katerinës nuk i pëlqeu aspak ky gjest.
-Ma jep atë dreq çokollate! - klithi ajo duke u përpëlitur.
-Jo! - ia ktheu ai.
-Herman, mos luaj me krenarinë time. Unë i kam pikë të dobët çokollatat.
-E di, Katerinë, por nuk kam ndërmend të ta jap.
-Të lutem!
-Kjo çokollatë do të ndahet përgjysmë.
-Nuk është e drejtë! - reagoi ajo sikur t'i ishte bërë ndonjë padrejtësi.
-Atëherë mësohu me idenë. Rregulli im është që, nëse do që ne të dy të shkojmë mirë me njëri-tjetrin, atëherë do të duhet t'i ndash gjërat me mua.
-Unë s'jam fëmijë që ti të më vësh rregulla. Tani ma jep atë çokollatë.
-Urdhëro gjysmën, - tha ai teksa e ndau çokollatën në dysh.

Ajo e mori gjysmën e çokollatës gjithë nervozizëm dhe doli nga makina. Iu afrua një stoli aty pranë një peme thuajse të zhveshur nga gjethet.
Hermani doli nga makina duke ngrënë gjysmën që i kish mbetur nga çokollata, dhe duke vështruar Katerinën, atë femër të çuditshme dhe të mrekullueshme në të njëjtën kohë. Hera herës i pëlqente ta nevrikoste atë.
-Hej, Katerinë! - thirri ai me një çehre humori.
Ajo ktheu kokën nga Hermani.
-Po tani çfarë ke? - e pyeti me nervozizëm.
-Paskam patur dhe një tjetër çokollatë në xhep, - ia ktheu ai duke qeshur.

Papritur asaj i ndryshoi mimika. Nga nervoze u bë akoma dhe më nervoze. Ia nguli sytë në një mënyrë kërcënuese dhe ironike në të njëjtën kohë.
-Herman, ti njeri i poshtër! - foli nëpër dhëmbë dhe u bë gati t'i jepte një grusht të mirë.
Iu afrua tërë nerva dhe filloi ta gjuante nëpër trup, ndërkohë ai vetëm qeshte.
-Do të të vras Herman! Të urrej kur sillesh kështu me mua. Të urrej kaq shumë në këto momente.
-Ti nuk më urren Katerinë.
-Të urrej sa më s'ka. Idiot! Nuk mund të sillesh me mua si të të dojë qejfi ty.
E ndërkohë që vazhdonte ta gjuante, filloi të dëshpërohej nga nervozizmi.
-Përse u ktheve Herman? Përse? Përse? - klithi duke e goditur dhe ngadalë iu dobësuan dhe lëvizjet.

Ajo filloi të qante me kokën mbështetur pas kraharorit të tij. Ai e rrethoi me krahët e vetë.
-Katerinë, të lutem qetësohu. Nuk dua të të shoh duke qarë, - tha ai teksa i fshinte lotët me gishtat e mëdhenj të duarve të tij.
-Përse më le të më çonte Vinsenti në dhomën time kur unë shumë mirë mund të doja të të shihja ty atje pranë meje?
-Nuk kisha zgjidhje tjetër.
-Rashë në krahët e tu, Herman. Nuk rashë në krahët e tij. Më ra të fikët në krahët e tu. Pastaj, nuk prisja të të shihja në shtëpinë time. Nuk mendoja kurrë se ti do të ktheheshe në Londër, u bënë dy vjet e gjysmë që prej herës së fundit që të kam takuar. Gjithçka po shkonte për bukuri deri në momentin që të pashë sërish, dhe shiko se çfarë po ndodh tani. Po zihem me ty për një dreq çokollate.
-Ok, ok, qetësohu tani. Kaloi gjithçka.
-Jo, asgjë nuk ka kaluar Herman. Akoma nuk më ke thënë se pse u ktheve këtu. Më thuaj, për çfarë ke ardhur? Mos do që Violeta ta marrë vesh se çfarë kam bërë me ty kur isha në Nju-Jork? Sepse motrës sime nuk do i pëlqente aspak po të merrte vesh se motra e saj e vogël nuk është dhe aq e ndershme. Ndaj, duhet ta kesh parasysh këtë.

Tensioni në sytë e saj e bëri Hermanin të buzëqeshte me seriozitet.
-Qetësohu zonjushë, kam ardhur për punë. Ti e di që unë jam avokat. Levi më ka dërguar posaçërisht për ty, për çështjen e pasurisë tënde. E di që ke pakëz probleme me pasurinë këto kohët e fundit. Ndaj kam ardhur të të ndihmoj, duke u bërë avokati yt.
-Pra, ti je avokati për të cilin fliste vëllai im? Përderisa të ka dërguar ty për këtë çështje do të thotë se Levi ka besim tek ti.
-Absolutisht. Ndaj të njëjtën gjë kërkoj nga ti.
Ajo buzëqeshi ëmbël.
-Herman, unë gjithmonë kam patur besim tek ti.
-Ndonjëherë dyshoj për këtë, - tha ai dhe iu afrua atij stolit pranë pemës së zhveshur nga gjethet.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now