Katerina dhe Hermani vështruan njëri-tjetrin. Hermani vuri duart në fytyrë dhe i tërhoqi poshtë. Ishte i marrë fund.
-Nuk e di se për çfarë po flet, Violetë, - u përgjigj Katerina teksa shihte Hermanin që ishte i gjithi i tensionuar.
-Akoma nuk e ke kuptuar kush mungon? Je ti, Katerinë. Ti mungon. Të ftuarit po pyesin se nga je futur. A do të vish poshtë?Aty për aty, Hermani u ndie i çliruar. Violeta s'e dinte fare që ai ishte bashkë me Katerinën, e cila po dridhej.
-Përshëndeti nga ana ime të ftuarit. Unë nuk mund të zbres e t'iu bashkohem tani. Kam një problem me fustanin.
-Atëherë po vij të të ndihmoj, - tha Violeta dhe hyri në dhomë.
-Thuaj diçka që të largohet! - e kërcënoi Hermani me zë të ulët.
-Jo! - klithi Katerina.
-Çfarë? - e pyeti Violeta e çuditur.
-Jo, mos hyr. Do ta rregulloj vetë.
-Katerinë, a je mire? Çfarë po ndodh aty brenda?
-Asgjë Violetë. Thjesht, e di ti. Unë nervozohem gjithmonë kur diçka më prishet. Por nuk ka gjë sepse do të vesh një fustan tjetër.
-Ah, dakort. Vishe dhe eja poshtë. Unë po iki të shoh se ç'po bëjnë të ftuarit.
Violeta doli nga dhoma dhe mbylli derën.Ata të dy mbetën të shokuar për një moment. Violeta mund t'i kishte zbuluar të dy dhe do i kishte thënë Katerinës një mal me qortime. Dhe me shumë siguri do e kishte martuar motrën e saj, do e kishte martuar pa dëshirën e Katerinës.
Ajo kishte ngrirë. Kishte ngrirë përpara syve të Hermanit, i cili po e vështronte duke buzëqeshur me dhëmbët e sipërm.
-Je e paparë, për atë Zot!
Ajo nuk i ktheu përgjigje por u drejtua nga dera dhe e shkyçi bravën. Hapi derën dhe shkoi drejt derës së dhomës për ta kyçur njësoj siç bëri Hermani me derën e tualetit.
-Çfarë po bën? - e pyeti ai.
-Të njëjtën gjë që bëre ti. Por, kësaj radhe po kyç derën e dhomës, - iu përgjigj ajo pa e parë dhe shkoi drejt dollapit.Një mendim joshës i kaloi vrikthi në kokë; dera ishte e kyçur, Hermani ishte në atë dhomë dhe ndërkohë ajo do të vishte një tjetër fustan. Do të zhvishej e vishej sërish, do e bënte këtë para syve të tij, për të parë në do i rezistonte sharmit të saj.
-Afrohu pas meje, Herman, - tha ajo duke buzëqeshur në heshtje.
Hermani iu afrua nga pas, duke pritur të dëgjonte diçka më shumë prej saj.
-Hiqe! - e urdhëroi ajo.
-Çfarë të heq?
-Fustanin... tim.Ai filloi të buzëqeshë pa e ditur as vetë pse. Ajo po e kridhte në marrëzirat e saj femërore. Katerina po luante me zjarrin, ose ndoshta Hermani ishte zjarri në të cilin ajo dëshironte të digjej në ato pak sekonda. Ai përshkoi duart mbi krahët e saj nga poshtë-lart. Ajo ndjesi e rrëqethi Katerinën. Tek tërhoqi ngadalë fustanin, Hermani e lëshoi atë duke e parë teksa binte lehtazi në këmbët e saj. Ajo hapi dollapin për të gjetur një tjetër fustan. Instiktivisht e përkuli pakëz kokën në të djathtën e vetë. E dinte që Hermani nuk do të mund t'i rezistonte për shumë kohë asaj pamjeje pasi ai kishte një dobësi për femrat e bukura, dhe Katerina preferonte gjithmonë ta godiste në atë pikë të dobët të tij. Dhe ai realisht nuk rezistoi, iu ngjit pas trupit dhe i dhuroi një puthje në qafë. Ajo buzëqeshi ëmbël.
-Herman, ti je vërtet i rrezikshëm. Shiko se ç'më detyron të bëj për ty. Gënjeva dhe Violetën për të të shpëtuar ty.***
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...