"3 korrik 1986, solla në jetë vogëlushen Katerinë. Ajo ishte një foshnje e lezetshme, që më ngjante shumë. Fillova të mendoja se Katerina do të kishte të njëjtën pamje si e imja. Një vajzë brune me sy të larmë, që do të zotëronte të njëjtën bukuri franceze si unë. Në fakt e shihja në çdo ditë që kalonte se sa e bukur po bëhej. Violeta vinte shpesh pranë krevatit të Katerinës dhe e shihte me vëmendje të madhe motërzën e saj, një dashuri e tillë që më mungonte, por që zëvendësohej veç duke i parë dy vajzat e mija.
Pak më vonë, vendosëm të pagëzonim vajzën tonë të vogël. Ai qe momenti më i tmerrshëm i jetës sime; shkova të merrja vogëlushen time dhe nuk e gjeta në djepin e saj. U frikësova, bërtita, nuk dija ç'të bëja më parë. Për pak sa s'luajta mendsh, kush mund ta kishte rrëmbyer atë?
Dola në oborr, vrapova për të gjetur vogëlushen time. Ajo s'dukej askund. U çmenda e tëra, deri në momentin kur pashë Hansin, vëllain e djaloshit me flokë të zinj. Hansi ishte duke më sjellë vogëlushen time të plagosur. Dikush ishte përpjekur të më vriste vajzën; një shenjë e prerë në mish dhe e gjakosur e tëra, në fundshpinën e vajzës sime, ajo shenjë e tmerrshme nuk më hiqet nga mendja. Hansi u përpoq të më shpëtonte vajzën, ndaj e zgjodha atë si kumbarin e vajzës sime.""10 shtator 1986, u bë një kohë e gjatë qëkur nuk e kisha parë më djaloshin me sytë e gjelbërt, madje nuk dija më asgjë për të. Nuk e kisha parë më që prej ditës që u martua. Fillova t'ia ndieja mungesën.
Mendova të bëja një vizitë bashkë me Violetën në shtëpinë e tij. Aty gjeta vetëm gruan e tij. Dukej shumë e trishtuar. Pas një bisede të shkurtër, ajo më rrëfeu se burri i saj kishte 2 vjet që kishte vdekur, por që askush nuk dinte gjë. Aty nuk dija çfarë të ndieja më përpara. U shokova komplet.
Në darkë u mbylla në dhomë dhe fillova të qaja. Nuk arrija ta besoja ende që ai kishte vdekur."Katerina kishte ngrirë për një çast, nuk arrinte t'i besonte këto që lexoi. Më tej vërejti disa fletë të grisura nga blloku.
-Ku janë fletët e tjera të bllokut? Çfarë ndodhi me atë djaloshin që vdiq? Mos më thuaj që nuk i ke këtu ato fletë, Anastasia, - tha me vete disi e nervozuar.
Papritur i bie celulari. Ajo u tremb. E mori menjëherë celularin dhe pa që ishte Hermani.
-Katerinë... ku je? - belbëzoi ai, me zërin që i dridhej.
-Herman, çfarë ke? Çfarë ka ndodhur? - e pyeti e shqetësuar.
-Eja menjëherë.
-Ok, më thuaj se ku je dhe do të vij.
-Pranë kullës Eifel, ulur në një stol.***
Ulur në një stol, Katerina gjeti Hermanin që e kish pushtuar heshtja. Ai dukej i përhumbur.
-Herman, më shqetësove kur më fole ashtu në celular. Çfarë ndodhi?
-Në fakt, përgjigjen duhet të ma jepje ti. Katerinë, shikoji këto fletë. Më thuaj se ç'janë këto fletë që më erdhën në shtëpi, më jep një përgjigje, - tha ai teksa i drejtoi dorën me fletët që i mungonin ditarit të Anastasias.
Katerina u shqetësua. Nuk dinte çfarë t'i thoshte. Por Hermani dukej shumë i qetë, pavarësisht të vërtetës që gjendej në ato fletë.
-Ok, nuk di çfarë të më thuash sepse nuk ke çfarë të më thuash. Nuk është nevoja të më thuash asgjë, sepse kam unë diçka për të të thënë.
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...