109.

80 1 0
                                    

Ai ngriti kokën dhe e vështroi në sy me një shikim të akullt.
-E di? Ti ndoshta mund të më quash mua pervers, maniak, idiot, e çfarëdolloj epiteti tjetër. I pranoj të gjitha ato që më thua, por më beso. Atje jashtë, në këtë orë të natës, në rrugë ka maniakë të vërtetë që mund edhe të të vrasin për së gjalli, mund të të shfrytëzojnë për prostitucion, të të marrin organet e brendshme e t'i shesin për një çmim të kripur, ose të të fusin në ndonjë dhomë vetëm me burra nga më të ndyrit e një zot e di se ç'mund të ndodhë aty brenda. Ke shpëtuar paq që ata ish- të dashurit e tu nuk të kanë bërë gjë, sepse ti vetë nuk ia dhe mundësinë, por mos shpreso se fakti që je e pasur do të të shpëtojë. Ata maniakë atje nuk duan t'ia dinë për pasurinë tënde. Nëse të kapin, ata përfitojnë dy herë prej teje, një herë për t'u kënaqur vetë me ty dhe herën e dytë për të përfituar nga pasuria jote nëse do të shpëtosh e gjallë. E ke idenë se sa femra ka atje në rrugë në këtë orë të natës? Me qindra. Presin t'u shkojë ndonjë burrë nga pas e të marrin ndonjë kacidhe prej tyre. I kam parë me sytë e mi teksa udhëtoja përgjatë këtyre rrugëve kur shkoja drejt apartamentit tim. E pranoj, disa prej tyre i kam marrë këtu në apartament sepse... jam thjesht një mashkull me nevoja biologjike. Por ajo që dua të them është se... nuk dua që dhe ti të përfundosh si ato.

Hermani u ngrit dhe u ul sërish mbi shtrat, disi i ngrysur në fytyrë. Edhe Katerina u ngrit me gjysmën e trupit mbi shtrat, me këmbët e kryqëzuara, dhe me një fytyrë disi të hutuar prej fjalëve të tij.
-A je ti i tillë, Herman? A i shfrytëzon femrat për t'u kënaqur vetë?
-Nuk dua ta pranoj por... kam frikë, Katerinë. Kjo është e vetmja gjë të cilës i druhem në jetën time. Nuk dua të më quajnë shfrytëzues femrash. Është e tmerrshme! Unë jam avokat. Supozohet se unë i mbroj qeniet njerëzore, nuk i shfrytëzoj ato. Por... e kam të vështirë ta largoj vesin e të pasurit shumë femra në jetën time. Jam... një lloj maniaku femrash. Pastaj, të gjitha femrat që kam pasur dikur... më kanë thënë që unë jam i egër dhe që nuk ngjaj aspak me një avokat.
Fytyra e tij mori një pamje të tmerruar. Katerina u bë paksa e zymtë.
-Çfarë ka ndodhur me ty, Herman? Ti nuk ke qenë kështu dikur. Përse je kthyer në një maniak femrash?
-Isha i detyruar.
-Nga kush?
Për herë të parë në jetën e tij, Hermani po ndihej i shqetësuar.
-Vërtet do që ta dish? Më mirë të mos e them Katerinë.
-Herman, nëse do që unë dhe ti të kemi diçka mes nesh... atëherë nuk duhet t'i mbajmë sekrete njëri-tjetrit.
Ai nuk donte që të fliste, por e dinte që Katerinës nuk mund t'i fshihte gjë.
-Dakort, por nuk do të të pëlqejë aspak kjo që do të të them.

Hermani u ngrit në këmbë dhe filloi të vinte rrotull dhomës, disi më i zymtuar. Nuk e dinte se si do ta priste ajo rrëfimin e tij, por tashmë ai do të rrëfehej, siç nuk i rrëfehej askujt tjetër.
-Kur kam ardhur këtu m'u desh ca kohë të ambjentohesha, dhe më vonë zura miqësi me disa djem më të mëdhenj në moshë se unë. Në atë kohë isha gati njëzetedy vjeç, nuk i kisha mbushur ende. Ata ishin shumë të shkathët. Më merrnin shpesh me vete, dhe të gjithë bashkë udhëtonim me motoçikleta nga ato të zhurmshmet. Ndiheshim nëpër rrugë nga zhurma. Ata më mësuan si të frekuentoja lokalet e natës, dhe u bëra shumë popullor brenda atyre lokaleve. Dhe, dashur-padashur, dëshira për të pasur një femër në krahë ishte thuajse e parezistueshme. Atje në lokalet që frekuentoja kishte shumë... femra.
-Dhe... ti nuk arrije të rezistoje kundrejt tyre? - e pyeti Katerina me gjysmë zëri.
-Hëh, si çdo djalë Katerinë, si çdo djalë. E ke parasysh, ne meshkujt nuk i rezistojmë dot bukurisë së një femre. Jemi të tillë. Është ajo dëshira fizike dhe psikologjike që ne kemi për to.
-E kam parasysh Herman.
-Pikërisht ajo dëshirë më tundoi dhe mua. E sidomos kur i shihja ata djemtë teksa zinin ndonjë të dashur. Ishte torturuese. E kisha humbur toruan. Unë nuk isha i tillë, nuk mund të bëhesha një djalë i keq.
-Por që u bëre.
-Po... për fat të keq.

Katerina ishte kurioze të dinte akoma më shumë për këtë histori.
-Herman, a mund të të pyes për diçka?
-Për çfarë?
-Jam thjesht kurioze të di se kush ka qenë femra e parë që ke futur në shtrat.
Ai mori një pamje të errët, sikur nuk donte ta kujtonte. Por Katerina insistoi sërish në të sajën.
-Herman, ti e di që mua mund të më tregosh gjithçka. Unë nuk kam për t'ia treguar askujt.
Diçka po e mundonte atë djalë, por që dhe vetë ai nuk mundi të heshtte më.
-Nuk e di as vetë se kush është... më saktë, kush ishte.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now