Ndërkohë diku tjetër...
-Çfarë kërkon prej meje Hana? Pak dhimbje më ke shkaktuar me ato që ke bërë?
-Po ti Alfred? E harrove se ç'më ke bërë? Harrove se çfarë katastrofe i shkaktove familjes sime? E harrove vallë që unë jam një Ivanov?
-E di që je një Ivanov, por çfarë do të thuash me këtë? Nuk po të kuptoj.
-A nuk ishe ti ai që vodhe pronat e familjes sime në Moskë? A nuk ishe ti që më vrave mamanë dhe më ndave nga babai? A nuk ishe ti që më more nga ajo jetimore e mallkuar? A nuk ishe ti që më ktheve në një vrasëse profesioniste? Më thuaj, a nuk ishe ti ai që i bëre të gjitha këto?Alfredi nuk po fliste, thjesht kishte shqyer sytë nga ato që Hana po i thoshte.
-Ok, e pranoj, i kam bërë të gjitha këto, por për të mirën tënde.
-Për të mirën time ti vrave nënën time, më ndave nga babai dhe rrëmbeve pronat e familjes sime? Këtë po më thua? A i dëgjon ato që thua Alfred?
-Ata prindër do të të kishin vrarë Hana! Ti nuk e ke njohur kurrë nënën tënde aq sa duhej. Ajo do të të vriste vetëm sepse ti nuk ishe një djalë.
-Nga e di ti se mamaja do të më vriste?
-E kam njohur atë, Hana.Hanës iu ngritën nervat. Përplasi grushtat mbi tavolinë.
-Mjaft fole sikur i njeh të gjithë njerëzit! Ti e vrave atë sepse të interesonte veç pasuria e saj. Mamaja ime ka qenë shumë e pasur, dhe meqë ajo kurrë nuk u bë gruaja jote, ti e vrave atë. E di shumë mirë që të interesonte mamaja ime, por ajo nuk të deshi kurrë. Nuk u bë kurrë si ato dy gratë e tua të ndiera. Dhe po, e dije që pasuria e familjes më përkiste mua, ndaj më gjete dhe më birësove. Nuk lejove kurrë të merrej vesh emri im, e mbajte sekret.
Hana filloi të vinte rrotull.
-Ok, kjo pjesë nuk ka më vlerë tashmë. Por kjo tjetra po. Djali yt, Nigeli.
-Çfarë do të më thuash tani për të?Ajo përgjysmoi sytë.
-Ti e di që unë nuk desha kurrë të lidhesha me djalin tënd. Ai u mërzit, e vërtetë. Pavarësisht se ai ishte një vrasës, ai nuk ishte aq i fortë sa dukej, sepse pas forcës së tij fshiheshe ti. Ti dhe veprat e tua të ndyra prej mashkulli. Djali yt, ai ndyrësirë abuzoi mbi mua kur unë isha vetëm njëzet vjeç, por e harroi që unë isha shndërruar në një vrasëse profesioniste. Ngela shtatzënë për faj të tij, dhe linda një djalë. Mund të doja ta abortoja, por nuk e bëra. Dhe tani nuk pendohem aspak pse kam një djalë, të cilin nuk ia lejova kurrë Nigelit ta takonte. Dhe ti sapo e more vesh, u hodhe në veprim, dhe më rrëmbeve djalin. Për një moment kujtova se e kish rrëmbyer Nigeli, meqënëse unë nuk e lejoja ta takonte djalin e tij. Dhe a e di çfarë? Nuk e kishte rrëmbyer ai. Por unë e vrava djalin tënd, pa pikën e mëshirës, pa m'u dridhur qerpiku. Ai e meritonte, Alfred. A e di që shpëtova një pjesë të mirë të njerëzve prej tij? Dhe ata njerëz punojnë për mua sot. Që të gjithë.
-Ti e mallkuar! - bërtiti Alfredi dhe e goditi me shuplakë në fytyrë.
Vinsenti shqeu sytë nga kjo që pa. Nuk e kishte parë kurrë babain e tij të godiste një femër.Ndërkohë Hana filloi të qeshte me të madhe sikur të ishte djalli vetë.
-Ahahahahahahah!
Kjo e qeshur vetëm sa i fuste frikën Alfredit gjer në palcë. E dinte që Hana ishte një femër e çmendur që nuk pyeste për asgjë. Ajo mori një pamje edhe më të frikshme në fytyrë.
-Të ka thënë ndonjëherë Nigeli që unë nuk ndiej më asgjë që prej kohës kur ai më shndërroi në një vrasëse profesioniste? - ia ktheu ajo, teksa e goditi fort me grusht në fytyrë, midis hundës dhe buzëve.
Goditja e papritur e saj qe aq e fortë sa ia theu atij hundën përnjëherë dhe i shkaktoi rrjedhje gjaku. Në sytë e Hanës ziente ajo fjalë aq e ftohtë dhe e frikshme: Hakmarrje. Po ecte ngadalë rreth e rrotull Alfredit.
-Asnjëherë nuk mësove në jetë Alfred, asnjëherë nuk mësove të mbroheshe vetë, sepse gjithmonë të kanë mbrojtur të tjerët. Tani ata që të mbronin dergjen përtokë të vdekur. Hëh, kështu është kur vepron me kokën tënde, - tha ajo dhe e goditi me një të rrotulluar këmbën, dhe e rrëzoi menjëherë përtokë.Ajo ndaloi për një çast.
-Ah, se mos harroj, ke të fala nga Anastasia.
Alfredi nuk po reagonte më duke mbajtur dorën në fytyrë. Ngriu përnjëherë sapo dëgjoi atë emër.
-Anastasia...?
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...