40.

118 5 0
                                    

Pas disa orësh, Katerina u kthye në apartament. Gjithçka ishte kaq e errët. Ajo vetë ishte me një çehre komplet tjetër. Sapo hapi derën e apartamentit, dhe ndezi dritën, ajo dëgjoi zërin e Zedersonit. Ai po e priste në korridorin e apartamentit.
-E di se sa është data sot?
-E di, është 3 korrik. Ishte një ditë e madhe, tejet e madhe. Takova vrasësin e babait tim. Ripërjetova mijëra ndjesi. E shkuara ime më doli para syve. E shkuara ime më erdhi si një stinë vere e akullt, e hidhur, e helmët. Sa do të doja që diçka të më kthente humorin, - tha ajo.
Zedersoni buzëqeshi.
-Në fakt ka diçka që do të ta ngrejë humorin, - tha ai, dhe e çoi atë drejt dhomës së gjumit.
Ajo hapi derën dhe ndezi dritën.
-Gëzuar ditëlindjen Katerinë! - u dëgjuan disa zëra brohoritës të gëzuar.
Ishin punonjësit e kompanisë së saj të modelingut në Nju-Jork, me në krye Sharlotën.
-Surprizë! - tha ajo me një çehre lumturie.

Katerina u mahnit nga e gjithë ajo që kishte ndodhur aty. Kudo ishte zbukuruar si për festë, me një dekor të këndshëm festiv të modës së fundit. Kishte alegri në çdo çep të asaj dhome, e jo vetëm në të por dhe kudo rreth apartamentit. Njerëzit ishin të gjithë me kapele festive mbi kokë. Dhe tullumbacet nuk kishin fund, gjithashtu dhe trëndafilat e shpërndarë kudo. Ishin trëndafila të bardhë dhe të kuq. Kishte kudo, madje edhe shtrati i saj ishte mbushur me petale trëndafilash. Dikush hapi shampanjë, dhe Sharlota mbushi një gotë, të cilën ia dha Katerinës.
-Eh pra, çfarë të thashë? Do të të surprizoja sonte.
Katerina ishte ende e ngrirë nga e gjithë ajo surprizë.
-Uau! Sharlotë, ti e bëre gjithë këtë?
-Në fakt, ishte ideja e psikologut tënd të pashëm. Unë thjesht bëra organizimin e gjithçkaje. Ti e di, unë jam e mirë në fushën e organizimit të gjërave.

Dhe pas përgjigjes së saj, Katerina u kthye nga Zedersoni. Një ndjesi mrekullie pushtoi fytyrën e saj. Katerina u emocionua aq shumë, aq sa i dolën lotë nga sytë. Zedersoni e vështroi dhe buzëqeshi.
-Kei, ti po qan?
-Jo, thjesht... gjithë ajo që dëgjova për të shkuarën time dhe e gjithë kjo tani... Zederson, të falenderoj vërtet. Ishte vërtet ideja jote kjo?
-Unë thjesht doja të të lumturoja sadopak. Dhe mendova se kjo do të ishte mënyra më e mirë. Ndoshta... ti do diçka tjetër...
-Po, dua dhe diçka. Më përqafo.

Ai e mori pranë vetes dhe e përqafoi. Ajo buzëqeshi ëmbël.
-Gjithçka është perfekte. Je vërtet... një njeri i mirë. Nuk e di ç'do të kisha bërë pa ty...
Zedersoni e vështroi në sy.
-Çfarë ishte ajo që the?
-Çfarë? - e pyeti ajo.
-Që nuk e di ç'do të kishe bërë pa mua? Ti sikur nuk doje askënd të të ndiqte nga pas. Thoje se çdo gjë mund ta zgjidhje vetë.
-Epo, kam ndryshuar mendim.

Katerina ishte thjesht e mrekulluar nga ajo çka Zedersoni kishte bërë për ditëlindjen e saj. Ajo ishte e mrekulluar nga gjesti i tij. Nuk e mendonte se ai do të arrinte deri në atë pikë sa ta surprizonte me diçka të tillë. Nuk donte ta dinte nëse bota rreth saj kishte humbur sensin e kohës. Ky ishte momenti i saj. Gjithçka i përkiste asaj në ato pak minuta mbushur me emocion. Gjithçka ishte e saja.

***

Andërllend (Misteri i një familjeje)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora