105.

74 2 0
                                    

-Duhet të kthehemi në Londër, Herman, - mendoi Katerina, teksa qendronte me kokën mbështetur pas Hermanit.
Ishte natë. Të dy ishin të ulur në divan. Hermani po e dëgjonte me vëmendje. Buzëqeshi ëmbël, dhe i dhuroi një puthje në ballë.
-Do të kthehemi, por të lutem, më lër ta shijoj këtë moment. Këtë çast lumturie që më ka pushtuar të gjithin, kur mendoj se ti je këtu, pranë meje.
Katerina ngriti kokën drejt fytyrës së tij, por sytë e saj dukeshin të shqetësuar. Hermani e vuri re, e dinte që diçka nuk shkonte tek Katerina.
-Mos më shiko kështu, Katerinë. Nuk më pëlqejnë sytë e trishtuar që ke në këto momente. E di që je e shqetësuar për gjithçka që po ndodh, por më beso. Gjithçka do të kalojë, dhe ne nuk do të jemi të detyruar të fshihemi prej botës.

Ai u ngrit në këmbë, dhe e mori Katerinën në krahë.
-Të gjithë do ta marrin vesh se ti më përket mua, dhe se tashmë je... gruaja ime.
-Por Herman, unë jam e martuar me Vinsentin... me dokumenta.
-Ato dokumenta nuk vlejnë, Katerinë. Janë të rreme. Nuk shërbejnë për asgjë. E vetmja gjë për të cilën shërbyen ishte që ti të mos rrezikoje pasurinë. Imagjino sikur të mos e kishe pranuar atë martesë, asgjë nga këto nuk do të kishte ndodhur. E di shumë mirë që nuk të pëlqeu aspak kjo gjë, ama gjithçka e bëra për të të shpëtuar ty, - tha ai, teksa e çonte në dhomën e gjumit.
Ai e uli Katerinën mbi shtrat, dhe u ul dhe vetë.
-Më beso, e dashur. Gjithçka e kam bërë për ty. Vetëm për ty.

Ajo buzëqeshi ëmbël.
-Në jetën time nuk kam parë një mashkull kaq të përkushtuar sa ti, Herman. Ti meriton gjithë dashurinë time.
-Unë nuk meritoj asgjë, Katerinë. Ti ndoshta nuk e thua, por e di që kam qenë pak i dhunshëm me ty. Në fakt kam qenë i dhunshëm. Nuk e di pse sa herë që të shoh ty, më kap ajo ndjesi.
-Sepse unë kam zgjuar prej kohësh tek ti atë anën tënde të fshehtë dhe misterioze. E di që kjo është një nga ndjesitë që ti nuk dëshiron ta ndash me askënd, por unë e kam zbuluar tashmë, dhe nuk është nevoja të më mbash gjë fshehur.

***

"Atë natë... atë natë ndodhi diçka reale mes nesh. Gjithçka ndodhi krejt papritur. As unë e as ai nuk e dinim se do të bëheshim kaq të afërt..."

Fillim korriku. Ai hyri sërish në atë lokalin e natës, ku shkonte si gjithnjë.
-Herman, sa kohë ke që nuk vjen këtu? - e pyeti baristja.
-Uh, s'mbahet mend! Ja ku erdha, thjesht për ta parë për nostalgji, - tha ai.
-Hmm, mendoj se ka diçka më shumë që të shtyn të vish këtu. Është atje, tavolina e fundit në cep. Si gjithnjë shumë sharmante. E kam fjalën për shoqen tënde.

Hermani ktheu kokën. Ishte ajo, obsesioni i tij. Buzëqeshi, pa e ditur as vetë pse. Dhe ngadalë shkoi drejt saj, me gjithë sharmin e tij mashkullor.
Ajo ndieu aromën e një parfumi që sa vinte e shtohej më shumë pranë saj. Buzëqeshi, e dinte që ai kishte ardhur.
-Katerinë... paske ardhur sërish në Nju-Jork. Nuk e prisja të të gjeja sërish këtu, - i tha Hermani, duke buzëqeshur.
-E ku do të isha tjetër?
-S'e di, ma thuaj ti.
Katerina iu afrua pranë.
-Eja, le të kërcejmë. Më ka marrë malli për kërcimet e tua.
-Varet se ç'lloj kërcimi është.
-Çdo kërcim i yti është pasionant, ndaj më pëlqen të kërcej me ty.

Shkuan në fund të lokalit, atje ku ishte pjesa më e errët. Duke shkuar për atje, Hermani vuri re një shkëlqim në sytë e saj, dhe një të folur tepër të ëmbël. Gjë që Katerina nuk e bënte shpesh.
-Katerinë, ç'ka ndodhur me ty që po sillesh kaq ëmbël me mua? Mos vallë kemi ndërruar rolet?
-Rolet...? - belbëzoi ajo.
Ai iu afrua edhe më, me fytyrën e ngjitur pas të sajës.
-Po pra, rolet. A nuk ishe ti ajo që më pyesje nëse kisha rënë sërish në dashuri me ty?
-Dhe ti më thoje jo, si zakonisht, por që nuk të kam besuar.
Duart e tij e pushtuan të gjithën. Drithërimat i përshkuan asaj stomakun. Frymëmarrja e saj dëgjohej si një pëshpërimë që hynte e dilte në mes të buzëve gjysmë hapur. Sytë i kishte të mbyllur. Gjithmonë ndodhte e njëjta gjë sa herë që Hermani ishte aty pranë saj. Gjithmonë e njëjta situatë, e njëjta ndjesi, e njëjta dëshirë.
Gjithçka kish marrë emrin e tij. Edhe vetë jeta e saj kish marrë emrin e tij. Po mbytej nga dëshira për të qenë pranë tij, ashtu pa dashje. Ishte ajo dëshira e parezistueshme e një femre kundrejt një mashkulli, ai tundimi për të qenë pranë tij për një kohë tejet të gjatë, të papërcaktuar. Në tru mendonte "Çfarë po bëj kështu?", e zemra i thoshte "Ai është i duhuri!". Adrenalina e saj kishte arritur kulmin.

E teksa po kërcenin, ajo filloi të ndalej.
-Herman... duhet të të them diçka.
-Çfarë të duash ti.
-Por... nuk di si të ta them. Unë nuk para i shpreh ato që ndiej, dhe duket thuajse e pamundur të ta shpreh me fjalë atë që dua të të them. Është diçka që më mundon gjatë gjithë kohës. Kam dashur aq shumë të ta them... e tani nuk po gjej dot fjalët e duhura.
Ai qeshi duke nxjerrë dhëmbët e sipërm.
-Hëh, trysnia e njerëzve përreth, apo jo? Katerinë... e ke vënë re që ti bëhesh krejt papritur e ndrojtur sa herë që do të më thuash diçka? Dhe unë e kam mësuar këtë tashmë. Të ndodh sa herë që flet me mua, të ndodh diçka që nuk arrin ta përjetosh pranë dikujt tjetër përveçse me mua. Më beso, e kam kuptuar tashmë.
Hermani e kapi nga dora. Ajo ngriu për një çast.
-Herman, ku po më çon?
-Eja me mua.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now