Mëngjes. Dielli nuk kishte lindur ende. Dhe Hermani kishte shkuar sërish pranë detit, atje ku mendoi se do të niste gjithçka. Ishte ulur mbi motoçikletën e tij, në pozicion mbështetës, dhe i kthyer me fytyrë nga uji i detit. Dukej serioz, më shumë si një njeri i futur në mendime. Një ndjesi e çuditshme e pranisë së një tjetër personi e bëri Hermanin të kthente kokën pas. Dhe para syve të tij u shfaq sërish ajo, ashtu siç u zhduk, si nga hiçi.
Asnjëri prej tyre nuk po fliste, ndërkohë që Katerina eci drejt tij. U mbështet dhe ajo në motoçikletën e tij.
-Nga e dije që isha këtu? - e pyeti Hermani, serioz.
-Nuk e dija. Thjesht shkova në apartamentin tënd, trokita dhe e kuptova që nuk ishe aty. Dhe i vetmi vend që më shkoi ndërmend të të kërkoja ishte këtu, - tha ajo, me fytyrë nga deti.Hermani nuk mund të duronte më.
-Katerinë... - u kthye nga ajo me vrull.
-Po... Herman?
-Ku dreqin ke qenë? Nuk kam lënë vend pa të kërkuar. Të paktën të më kishe lënë ndonjë shënim a diçka të tillë se po ikje. Pastaj, përse duhet të ikje? Çfarë ndodhi me ty që ike ashtu?
Ajo u kthye nga ai disi e nervozuar.
-Jam këtu tani, Herman. Nuk ka rëndësi pse ika, rëndësi kam që jam këtu. Rëndësi ka që, pavarësisht ikjes sime, unë u ktheva sërish. Të ishe dikush tjetër, e sigurt se nuk do të kthehesha. E sigurt se do të të kisha lënë, dhe tani thjesht do ishe shtuar në listën e ish- të dashurve të mi. Por ti nuk je dikush tjetër. Ti je Hermani, dreqi ta hajë! Je miku im... miku më i mirë që kam. Je i vetmi djalë që më vlerëson ashtu siç çdo vajzë dëshiron, por që unë thjesht të kam injoruar gjatë gjithë kohës sepse jam një idiote. Unë jam idiotja këtu, unë që sillem sikur nuk më intereson fare. Por ja që më intereson. Çdo gjë e jotja më intereson. Dakord? Ja ku po ta them hapur Herman, të adhuroj... vërtet. Të adhuroj për vetë faktin që ti kujdesesh aq shumë dhe më do tmerrësisht shumë. Ke pritur shumë për mua, shumë kohë. Unë thjesht nuk kam patur mjaftueshëm guxim për ta treguar këtë, sepse siç e the ti, unë jam një idiote që ka rënë në dashuri me një idiot. E beson dot këtë që po të them Herman? Për herë të parë ndieva sërish forcën e dashurisë të lindte brenda meje. Pata frikë se nuk do ta gjeja më kurrë. Dhe tani nuk mundem më të hesht. Unë... të dua Herman! Të dua po aq tmerrësisht sa më do ti.Hermani e kapi me një shpejtësi marramendëse fytyrën e saj dhe e puthi sërish. Ai nuk e urrente, ai thjesht e donte gjithnjë e më shumë atë qenie të komplikuar. Dhe donte që ajo të ndalonte së foluri gjëra që vetëm sa e mërzisin shpirtin e saj. Më pas e tërhoqi pas vetes dhe e përqafoi fort.
-Mjaft Katerinë! Mos fol më, një herë të vetme. Mos fol asgjë më shumë. Ti nuk je një idiote. Unë jam idiot. Unë sillem si idiot me ty. Jam unë ai që duhet të të kërkoj ndjesë për të gjitha momentet që jam sjellë si idiot me ty. Nuk dua të ndihesh keq prej meje. Nuk e meriton.
-Herman, të lutem më fal që ika ashtu, thjesht pata frikë.
-Ok, qetësohu tani. Pastaj, përse ke frikë? Unë nuk do të heq kurrë dorë nga ti, në çfarëdolloj situate të jesh. Unë do të jem gjithmonë aty ku do të jesh ti.Ajo shkëputi pakëz kokën nga trupi i tij.
-Më premto diçka.
-Çfarë të duash.
-Që sot e tutje nuk dua të të shoh më duke flirtuar me të tjera, dakort? Dhe as të mos të shkojë ndërmend të fusësh ndonjë tjetër femër në shtrat.
Ai buzëqeshi.
-Këto gjëra i përkasin së shkuarës sime prej adoleshenti. Tani nuk jam më njëzet vjeç, jam tridhjetë. Dhe kam nevojë vetëm për një femër në jetën time, për ty. Ti vetëm më lejo të të dua, dhe do të dashurohesh çdo ditë me mua, - tha dhe e përqafoi më fort se qëparë."Herman, Herman, Herman! Do e përmendja kudo emrin e tij të bukur. Gjatë gjithë jetës sime, kudo ku jetoj. Ai është telashi im shpirtëror, i futur thellë në qendër të shpirtit tim. Veç prej tij nuk do të hiqja dorë, njësoj si ai për mua."
***
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...