Të gjithë u shpërndanë. Githësecili në dhomën e vetë. Violetën dhe Alanin i kish zënë gjumi. Fëmijët e tyre po ashtu. Nensi dhe Sebastiani mbaruan së rregulluari pjatat, pastruan shtëpinë dhe ranë për të fjetur, ashtu të lodhur nga e gjithë ajo mbëmie feste. Të gjithë ishin në 'gjumin e shtatë'. Mbizotëronte qetësia që të falte nata.
Diku rrotull, dikush nuk kishte gjumë. Një vajzë në dhomën e vetë, e pushtuar nga mendimet e momentit. E gjendur shtrirë mbi shtrat, veshur me pizhama, duke vështruar tavanin e dhomës e duke luajtur me flokët e vetë, Katerina mendonte. Mendonte për atë njeri që gjendej në dhomën përballë, që gjithashtu po mundohej të flinte e sërish nuk po ia dilte.
Hermani u ngrit në gjysmë të trupit mbi shtrat. Fërkoi fytyrën me duar. Pastaj u ngrit komplet dhe iu afrua dritares. Në një moment ndieu derën e dhomës që u hap, por nuk u kthye për të parë. Dy duar ia rrethuan trupin, dy duar delikate. Ndieu një trup të ngrohtë që ish mbështetur pas tij.
-Nuk e ke idenë se çfarë sikleti kam përjetuar kur duhet të sillesha sikur nuk të mbaja mend. Edhe sa do të vazhdojmë kështu, Herman? - i pëshpëriti Katerina në vesh, butësisht.
-Derisa çështja të zgjidhet, - u përgjigj ai me zë të ulët.
-Ti e di që dhe çështja e pasurisë time ka lidhje edhe me vdekjen e babait tim. Ka shumë gjëra që ende nuk i di. Është e gjitha një lëmsh misteresh.Hermani buzëqeshi. U kthye nga Katerina dhe e vështroi, duke u munduar të kuptonte gjithë sensin e trishtimit të saj. Megjithëse ishte errësirë, sërish mundi t'ia shihte siluetën. Zgjati dorën drejt fytyrës së saj dhe filloi t'ia përkëdhelte ngadalë, me dhembsurinë e tij të brendshme. Katerina mbylli sytë, në përpjekje për t'u bërë njësh me ngrohtësinë e dorës së tij. E adhuronte. Ajo ishte kaq delikate, aq sa mund të shkrihej e gjitha në dorën e tij.
-Akoma vazhdon të mendosh se nuk do që të ma prishësh buzëkuqin?
-Por ti nuk ke më buzëkuq në buzët e tua tashmë. E ke hequr atë.
-Pikërisht, Herman. Nuk ke më çfarë të prishësh tani.
-Përse këmbëngul kaq shumë Katerinë?
-Për hir të kohëve të vjetra.Ndër mend i vinte Hermanit rrotull e shkuara, të paktën ajo pjesë ku prezente kish qenë Katerina. Aq tunduese dhe joshëse, e pakrahasueshme. E egër dhe e zbutur në të njëjtën kohë.
Ishte e vogël, si një çupëlinë. Një adoleshente e vonuar, e sapohyrë në botën e realitetit të të rriturve. E ndoshta ajo kish hyrë në atë botë shumë më përpara se në atë kohë, por atëherë iu desh ta shfaqte që i përkiste asaj bote. Atëherë fati deshi të krijonte një përplasje shpirt më shpirt mes të dyve e t'i bënte të mos ndaheshin kurrë shpirtërisht. Një takim i papritur dhe i pamenduar nga të dyja palët. Të dy në të njëjtin vend, krejt rastësisht...***
"Më kujtohet ajo ditë, ah po. Madje e mbaj mend sikur të ishte dje. Unë isha thjesht një fëmijë i rritur, sapo isha rritur. Kisha hedhur hapat e parë drejt së ardhmes time të ndritur. Nga vogëlushja Katerinë, isha shndërruar në zonjusha Katerinë. Po, një zonjushë njëzetë e dy vjeçare. Kishin kaluar katër vjet qëkur kisha ardhur në Nju-Jork për studime. Isha gati të punoja në sektorin e modelingut dhe të bëhesha një nga modelet më të mira e që mund të përfaqësoja Londrën në Amerikë. Isha e lumtur për gjithë karrierën time. Dhe normalisht kjo më ndihmoi të largoja Vinsentin nga mendja ime, të paktën në atë kohë. Ndoshta mendoja për të, vazhdoja të mendoja sesi nuk më tha asgjë për largimin e tij për në Vjenë. E përjetova aq keq, qaja si një e marrë, krejt e dashuruar pas tij. Eh pra, isha treguar budallaçkë. E më pas e mblodha veten dhe thashë 'mjaft, nuk ia vlen'. Të presësh për dikë që nuk të ka dashur asnjëherë, është njësoj sikur të presësh që një pemë të bëjë kokrra në mes të dimrit. Nuk doja që të ndodhte kështu, të paktën mendoja se do të mund ta takoja sërish Vinsentin. Por ishte tepër vonë. Në jetën time hyri dikush tjetër për të plotësuar atë që Vinsenti e la bosh..."
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...