"Sepse disa gjëra nuk i kemi ne në dorë. E kur mendojmë se gjithçka shkon sipas planeve, atëherë planet thyhen në copëza të vogla idesh të parealizuara. Kështu ndodhi me mua, nuk e prisja kurrë që Hermani të më kërkonte të bëja pikërisht gjënë që i druhesha më shumë..."
-Çfarë?!
Kjo ishte pyetja me të cilën Katerina nisi një javë më vonë mëngjesin. Komplet e tronditur nga fjalët e Hermanit.
-Katerinë... të lutem mos u nervozo. Më dëgjo me vëmendje për atë që po të them.Ajo nuk mund të binte dakort me Hermanin, përkundazi dukej mjaft e revoltuar.
-Herman, e dëgjon se çfarë po nxjerr goja jote? E dëgjon se çfarë po më thua? Si mund të më thuash të martohem me Vinsentin kur unë e urrej atë njeri?
-E di që e urren por të lutem më dëgjo.
-Jo, nuk dua të të dëgjoj aspak. Përse duhet ta dëgjoj këtë që po më thua?Hermani mori frymë thellë.
-E di që e ke të vështirë, e di që nuk mund të pranosh të bëhesh gruaja e tij. Por një herë të vetme dua të më dëgjosh.
-Të kam dëgjuar mjaftueshëm, Herman. Gjatë gjithë kohës. Çfarë nuk kam bërë për ty, e ti duhet ta dish për nder këtë.
-Katerinë, po flas për të ardhmen tënde.
-Çfarë lloj e ardhmeje është kjo? Ti po më çon drejt një njeriu që do të shkatërrojë të ardhmen tonë.
Ai u bë i akullt. Fytyra i mori tjetër pamje.
-Të ardhmen tonë? Katerinë, po flas për të ardhmen tënde, jo për një të ardhme të përbashkët. Nuk e di se pse duhej që ta përmendje diçka të tillë pikërisht në këtë moment. Ti nuk po më dëgjon. Po flas për të ardhmen tënde. Tënden!
-Unë nuk kam të ardhme pa ty, Herman!
-Katerinë, mjaft dramatizove çdo gjë. Kësaj radhe duhet të më dëgjosh. Kjo që po të them është më e mira që mund të bësh. Do të shkosh e do të martohesh me atë njeri. Do apo nuk do ti.Fytyra e saj mori tjetër pamje, një pamje të shokuar nga ato fjalë. Bota e saj u trondit menjëherë, u shemb përpara syve të saj. Nuk ishte ky Hermani që ajo njihte, ky ishte një tjetër Herman. U nervozua jashtë mase, nervat ia kaluan hundën, mori pamjen e një kafshe të tërbuar.
Një shuplakë i fluturoi furishëm Hermanit në fytyrë, një shuplakë e fuqishme. Fytyra e saj ishte mbushur me mllef, me një inat të papërshkrueshëm.Por as ai nuk dukej më i qetë, fytyrën e ktheu menjëherë nga ajo. Inati ia kishte mbuluar sytë. Hermani iu afrua vrullshëm, e kapi për krahësh dhe e shuku pas muri.
-Unë përpiqem për të mirën tënde e ti më jep këtë? Një shuplakë fytyrës?
Ajo vazhdonte ta shihte po njësoj, me inat. Por inati i tij ishte më i madh se i saji.
-Katerinë! - ulëriti ai.
Ajo mbylli sytë dhe shtrëngoi dhëmbët ndërkohë që ai ulërinte para fytyrës së saj.
-A e ke idenë se çfarë po bëj për të të shpëtuar jetën, Katerinë? Po sakrifikoj! Ja çfarë po bëj! Gjithçka po e bëj për ty. Unë po i bëj të gjitha, gjithçka që ka lidhje me jetën tënde. Sepse është detyra ime ta bëj këtë, është detyra ime të kujdesem për ty. Ti e di shumë mirë që nuk mund të veprosh dot pa praninë time. Më detyrohesh me jetën tënde.
-Unë nuk jam e detyruar të bëj gjithçka që dëshiron ti, Herman!
-Oh, je e dashur. Je e detyruar tashmë. Ke dhjetë vjet që më detyrohesh. A nuk ishe ti që u dorëzove para meje? A nuk ishe ti që kërkove të bëheshe viktimë e asaj të ashtuquajture dashuri? Tani do të vuash pasojat e vendimit tënd. Mos ndoshta je penduar për gjithçka? Ëh?
-Unë nuk pendohem asnjëherë për veprimet e mija, Herman.
-Hëh, nuk je penduar aspak? Nuk të besoj. E shoh në sytë e tu se sa më urren. Thuaje Katerinë, më thuaj që më urren.
Sikur të mund ta ndalonte gjithë situatën, por forca e tij e brendshme ishte më e madhe se e saja. E mbërthyer dhe e ngjitur pas trupit të tij, pëshpëriti ndër dhëmbë:
-Të urrej...
Ai ia nguli sytë me ironi.
-Çfarë the? Nuk të dëgjova Katerinë!
Nervozizmi i saj i kaloi kufijtë, dhe Katerina nuk mundi ta përmbante më veten.
-Të urrej, Herman! - ulëriti ajo.
Ai e kapi për nofulle, me një fuqi që i burote përbrenda për të. Dhe ashtu e hodhi mbi shtrat, me një dorë, me vrull. Me një vrull të egër dhe pasionant. Inati i saj e joshte kaq shumë qenien e tij, ishte e vetmja mënyrë me të cilën ai mund të shihte fytyrën e saj të vërtetë.Hermani iu afrua ngadalë. Mistershëm. Një buzëqeshje iu krijua në fytyrë. Katerina ishte ende e nervozuar, por shikimi i tij e zbuti; fuqitë i ranë përnjëherë, ndieu lëkurën t'i rrëqethej e gjitha nga prania e Hermanit mbi trupin e saj.
-E di çfarë më pëlqen tek ti? Që nervozohesh kaq shpejt. Pa e ditur se ç'plan kam në kokë, ti më hidhesh me nerva... Katerinë, unë po mundohem të të shpëtoj, dhe për të të shpëtuar më duhet ndihma jote. Tani më dëgjo me vëmendje. Dikush po përpiqet të të vjedhë pasurinë, dhe me shumë siguri do tentojë të të vrasë për të marrë pasurinë tënde. Për ta vërtetuar këtë, duhet që ti të martohesh me Vinsentin.
-Ç'lidhje ka Vinsenti në gjithë këtë histori, Herman?
-Ai ka më shumë se sa thjesht një lidhje. Por këtë do ta zbuloj shumë shpejt.Në fytyrën e Katerinës u shfaq një trishtim. Një trishtim i tillë që nuk i shpëtoi as syve të Hermanit.
-Katerinë... e di që e urren atë njeri. Edhe unë e urrej... shumë. Gjithmonë fiton ai. Dhe ne të dy...
-Ne të dy... çfarë?
-Ne të dy... do ta mundim, bashkë. Unë nuk po të lë në duart e tij, unë thjesht po të përdor për të të shpëtuar prej tij. Ti nuk do të jesh kurrë e tij. Ti je e imja. Gjithçka që është e imja, është vetëm e imja. Çdo gjë që gjendet në ty, çdo detaj i yti, çdo pjesë e trupit tënd, çdo frymëmarrje e jotja, çdo rrahje e zemrës tënde... është e imja. Ti je e vetmja gjë e gjallë që je e imja. Nuk po them se je skllave e imja, nuk do të të konsideroja kurrë si të tillë. Ti je... gjëja më unike që ekziston tek unë. Dhe tani po ta them... hapur. Ti e di që unë nuk e kam zakon të shprehem aq hapur, nuk e bëj këtë gjë me të tjerët. Por seç ka diçka që nuk funksionon me ty. Sepse... ti nuk je si të tjerët. Ti je vogëlushja ime, pavarësisht se nuk je e vogël. Do të bëja gjithçka për ty, vetëm që ti të mos përjetosh më asgjë që ke kaluar në të shkuarën. Unë nuk të kam urryer ndonjëherë, kam dashur ta bëja por është e pamundur. E vetmja gjë që mund të bëj është të të dua si i marrë. Kjo është e vetmja gjë për të cilën jam plotësisht i sigurt. Asnjë femër tjetër nuk më ka bërë të ndihem kështu. Dhe po... kam frikë të të humbas. Nuk e imagjinoj dot jetën time pa ty.Sytë e saj filluan të ndrinin. E adhuronte ndjesinë e të qenurit e tija në momentet më kritike. E donte aq shumë idenë se ishte në mendjen e tij thuajse gjatë gjithë kohës. Një zë i butë i doli nga buzët.
-As unë nuk e imagjinoj dot të jetoj pa praninë tënde. Ajo më jep forcë për t'u përballur me çdo gjë. Nëse nuk do të ishe ti, atëherë as unë nuk do të kisha kaq guxim të bëja ato që më thua ti. Edhe unë kam frikë, Herman. Edhe unë kam frikë të të humbas. Nëse të humbas ty, atëherë do të humbas veten.***
ESTÁS LEYENDO
Andërllend (Misteri i një familjeje)
Ficción GeneralVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...