168.

74 3 0
                                    

Ndërkohë, ata të shtëpisë së Andërllendëve filluan të numëronin mbrapsht, derisa të gjithë thirrën 'Gëzuar Vitin e Ri' me zë të lartë. Të gjithë përqafuan njëri-tjetrin. Violeta përqafoi Alanin. Katerina përqafoi Hermanin. Hana përqafoi djalin dhe Alfonsin. Ana përqafoi Klarkun. Hansi përqafoi Anastasian. Nensi përqafoi Sebastianin. Ndërsa Sharlota Dhe Levi po i vështronin të gjithë me radhë.
-Ah... sa çast romantik dhe emocionues. Sikur të kisha dhe unë dikë që të mund ta përqafoja njësoj si gjithë të tjerët, - psherëtiu Sharlota.
Levi e vështroi çuditshëm, dhe i erdhi për të qeshur. Sharlota e vuri re.
-Çfarë ka për të qeshur djalosh? Unë thjesht po shikoj ata njerëz që gjenden para syve të mi dhe po imagjinoj veten time. Do të doja thjesht të përqafoja dikë.
-Hej, mund të më përqafosh mua. Përqafimet janë falas, - iu përgjigj Levi.
-Bah, unë nuk jam e tillë. Unë nuk përqafoj këdo, - ia ktheu Sharlota.
E nuk kaloi as një minutë dhe e tërhoqi Levin për ta përqafuar. Levi u ndie i shtrënguar.
-Megjithatë, faleminderit që më le të të përqafoja. Ndonjëherë kam nevojë për diçka të tillë. Do të ta di për nder, - iu përgjigj Sharlota me një buzëqeshje emocionuese.

Më vonë, të gjithë u shpërndanë. Në shtëpi ngelën vetëm Violeta, Alani, dy fëmijët, Anastasia, Katerina dhe Hermani. Violeta u drejtua nga fëmijët.
-Tani duhet të flini, sepse e dini që nesër do të çoheni herët.
-Oh mami! - psherëtinë fëmijët.
-Violetë, lëri fëmijët të qetë. Ata nuk janë në shkollë. Janë me pushime, - tha Anastasia.
-Po mama, pastaj të zgjohen në drekë! Nëse unë i lë ata të flenë vonë, atëherë ata do të zgjohen vonë, - ia ktheu Violeta.
-Dakort, mos u bëj kaq e rreptë. Të paktën sonte.
-Mama... të lutem, - ia ktheu Violeta sërish, me atë fytyrën e saj të bezdisur.
-Mirë, po i çoj unë fëmijët atëherë, - u përgjigj gjithë mirësjellje Anastasia.

Ajo i mori dy fëmijët e Violetës, duke i çuar për në dhomën e tyre. Violeta i pa të tre ata, dhe më pas u kthye nga Katerina.
-Atëherë... çfarë do të bësh tani?
-Hmm... mendoj se sonte do të fle në dhomën time. Herman, ti nuk e ke problem nëqoftëse sonte do të rrimë këtu.
-Sonte nuk mund të rrimë këtu Katerinë, - tha Hermani.
-Çfarë? Përse? Mamaja ime sapo ka ardhur dhe unë dua që nesër të zgjohem e të takoj atë të parën. Të lutem Herman, - iu lut ajo me një fytyrë dëshpëruese.
Por Hermani nuk hiqte dorë nga e veta.
-Katerinë, eja nesër sërish këtu. Shtëpia jote është. Por sonte dua që të vish në shtëpinë tonë.
-Në rregull, meqë kështu do ti.

-Katerinë, shko me Hermanin. Ndoshta ai të ka bërë ndonjë surprizë. Pastaj, askush më mirë se ti nuk e di se ai është njeri surprizues, - i pëshpëriti Violeta në vesh.
Katerina u mendua për pak.
-A thua do më ketë bërë ndonjë surprizë?
-Shko zbuloje vajzë, ai është bashkëshorti yt.
Pas kësaj, Katerinës i erdhi humori.
-Në rregull Herman, kësaj radhe do të të dëgjoj ty. Por herës tjetër nuk dua të ndodhë kështu, të paktën ma thuaj që në fillim se nuk mund të rrimë shumë dhe jemi në rregull.
-Dakort zonjë kryeneçe, të siguroj se nuk ka për të ndodhur më kështu, - iu përgjigj ai duke buzëqeshur.
-Në rregull atëherë. Unë dhe Alani po shkojmë të flemë. Tani nuk më mbetet gjë tjetër veçse t'ju them natën e mirë dhe ia kalofshi bukur andej, - tha Violeta.

Ora kishte shkuar 12:30. Rrugët e Londrës ishin ndriçuar si asnjëherë më parë. Dhe nuk kishte asgjë që mund ta prishte humorin atë natë të 1 janarit të një viti të sapo ardhur. Ndërkohë Hermani dhe Katerina po udhëtonin, të dy së bashku, në mesin e natës, nëpër ato rrugë të ndriçuara. Hermani dhe Katerina, krejt të vetëm. Ai ngiste makinën ngadalë, ndërkohë që ajo shijonte me sy udhëtimin. Të dy dukeshin të buzëqeshur. Hera-herës, Hermani ia hidhte sytë Katerinës. Ajo dukej e mrekullueshme, e veshur në atë fustan elegant në ngjyrë të zi, i mbushur gjithë xixa, me dorezat e gjata që i zinin një pjesë të mirë të krahëve, me një xhaketë pellush në ngjyrë të bardhë, takat e gjata e të zeza, flokët e lëshuar e tek-tuk me onde, dhe sytë e larmë nga xhami i derës së makinës. Shikonte përtej atij xhami, ishte përqendruar në atë çka gjendej jashtë asaj makine. Dhe një buzëqeshje ia përveshi buzët. Sytë po i shkëlqenin më shumë se çdo herë tjetër. Dukej e lumtur, të paktën këtë përshtypje i la Hermanit. Ndihej i lumtur që ajo ishte e lumtur.

Ndoshta asnjëherë më parë nuk e kishte parë atë femër kaq të lumtur sa në atë moment. Ndihej me fat që po e shihte atë të buzëqeshte. Ishte e pakta gjë që donte nga Katerina. E dinte shumë mirë se ç'kishte kaluar vite më parë, dhe gjithçka e tmerrshme që ai kishte kaluar zhdukej sa hap e mbyll sytë sa herë që sytë e tij vështronin atë që tashmë ishte gruaja e tij. Harronte çdo gjë sa herë që ndiente praninë e saj. Në fund të fundit, kush është ai mashkull që mund ta jetojë jetën e vetë pa praninë e një femre? Hermani nuk mund ta imagjinonte jetën e tij pa Katerinën. Ishte gjithçka një pjesë e psikologjisë së tij.
Ajo gjë mëse e vërtetë mes të dyve ishte se të dy i ndryshuan jetën njëri-tjetrit. Dhe kjo i bashkoi ata të dy. I bashkoi kryeneçësia e të dyve, e hera-herës ajo kryeneçësi i çonte në një luftë imagjinare që në të vërtetë nuk i ndante, por i bashkonte gjithnjë e më shumë. Në mesin e një urrejtjeje për të shkuarën e tyre, ata të dy gjetën dashurinë për njëri-tjetrin.

Makina ndaloi. Dolën prej saj dhe qëndruan diku. Asnjë këmbë njeriu nuk gjendej aty, ishin vetëm ata të dy në atë vend. Të dy morën frymë thellë. Të dy dukeshin të lumtur. Në një moment aq unik, të dy vështruan njëri-tjetrin në sy. Të dy u përqendruan vetëm në sytë e njëri-tjetrit. Ishin vetëm ata të dy, e gjithçka tjetër u zhduk. Gjithçka tjetër nuk kishte më rëndësi. Asgjë nuk kishte më shumë rëndësi se vetë prania e të dyve.

Në një moment, Katerina e ndërpreu heshtjen.
-Herman...
-Po... Katerinë?
-Jam shumë e lumtur.
Ai buzëqeshi.
-E di.
-Nga e di? - e pyeti ajo.
-E kuptova gjatë rrugës kur po shëtisnim në këto momente në makinë. Të pashë dhe... dukeshe më e lumtur se ndonjëherë më parë.
-Si ka mundësi që ty nuk të shpëton asgjë?
Ai zgjati dorën drejt fytyrës së saj.
-Kështu jam unë. Vërej çdo detaj tëndin, dhe kuptoj se në çdo detaj ti je e përsosur.
-Herman, askush nuk është perfekt në këtë botë.
-E di këtë. Ama, duhet të dish se në këtë botë gjithmonë është dikush që do të të shohë ty sikur të jesh gjëja më unike që ekziston.

Një e qeshur me zë të ulët pasoi prej Katerinës sapo dëgjoi ato fjalë.
-Herman! Të lutem mos më bëj për të qeshur.
-Ah, sikur të të shihja kështu gjatë gjithë kohës. Atëherë do të besoja vërtet se ti je e lumtur.
-Unë jam e lumtur, Herman. Tani e them me plot gojën që jam. Imagjino, një vit i ri. Një jetë e re. Një jetë normale mes nesh. Tani nuk kemi pse të fshihemi. Le ta dijë e gjithë bota që unë jam gruaja jote. Nuk më intereson më asgjë veç teje dhe vetes. Tani jam e lumtur vërtet, sepse gjithçka u zgjidh. Gjithë misteri që më kishte pushtuar kokën në lidhje me Andërllendët, me familjen time, me atë shenjën e trupit tim, dhe çdo gjë tjetër... tashmë u zgjidh. Mamaja ime erdhi në shtëpi, në shtëpinë e Andërllendëve, në vendin ku duhet të rrijë dhe që i takon me të drejtë. Dhe babai im... hëh, për të ndiej veç keqardhje. Ai nuk diti kurrë të më shihte si vajzën e tij. Nuk ka ditur kurrë të më shihte si të tillë. Dhe kështu e humbi mundësinë për të qenë një baba i denjë për vajzën e tij të vogël.

Hermani ia mori dorën e unazës dhe ia puthi ngadalë.
-Katerinë, një ditë kur ti të më bësh baba të fëmijës sonë të ardhshëm... të premtoj se nuk kam për t'u bërë kurrë si babai yt.
-Jam e sigurt se nuk ke për t'u bërë i tillë. Unë të njoh ty shumë mirë. E di sa je kujdesur ti për mua, në mënyrë që unë të arrija të ecja më pas me forcat e mija. Dhe ja ku jam. Këtu, pranë teje. Tani besoj se dhe ti je i lumtur, apo jo?
-Nuk jam ndjerë ndonjëherë më i lumtur se sot. Jam i lumtur që të kam ty, Katerinë.
-Dhe gjithmonë do më kesh, Herman, - iu përgjigj ajo me gjithë ëmbëlsinë e saj femërore.

Ai e rrethoi të gjithën me krahët e tij të fuqishëm, të cilët ajo thjesht i adhuronte. Tashmë nuk kishte më atë forcën e dikurshme për ta refuzuar fuqinë e krahëve të tij, dhe dorëzohej në to si të mos kishte fuqi për t'u mbajtur me këmbët e veta. E kush më mirë se ai mund ta donte atë kryeneçe ashtu siç vetë ajo ka nevojë ta duan? Ai zbuloi çdo pikë të dobët tek ajo, dhe i përdori ato për t'u afruar gjithnjë e më shumë me të. Ishte një lloj përdorimi në kuptimin e mirë të fjalës, sepse në fund dhe ajo vetë arriti më në fund të hapte sytë kundrejt dashurisë.

***

Andërllend (Misteri i një familjeje)Où les histoires vivent. Découvrez maintenant