91.

100 5 0
                                    

Ç'ndjesi të jep vallë prania e personit që të ka rrëmbyer zemrën, aq më shumë që ky person ende nuk e di? Çfarë mendon vallë kur ky person vjen tek ti sepse të sheh ty si shpëtimtar? Çfarë ndien vallë ti? Atë të ashtuquajturën "dridhje në stomak", apo ndoshta një dridhje të një momenti që do të doje të mos mbaronte kurrë? Sepse dhe ti vetë e di që nuk do të doje asnjëherë të largoheshe nga personi që të ka kyçur nën hijen e vetes tënde.

Ajo ishte obsesioni i tij, ai fiksimi i një momenti tepër të zgjatur në jetën e tij, që në fakt është ai vetë që e kishte zgjatur. Gjithçka që mund të bënte ishte të rrinte aty si i ngrirë, përpara saj. Ajo ishte insomnia që e linte atë qenie mashkullore pa gjumë, që e mbante me netë të tëra zgjuar. Ai rrinte me netë të tëra duke vështruar tavanin e dhomës së gjumit, duke e risjellë fytyrën e saj ndërmend. Më shumë tundohej prej faktit se në atë periudhë kohore, ajo ishte dhe fqinja e tij, jetonin në apartamete ngjitur, në një pallat në Nju-Jork. Dhe nëse ajo shkonte diku, kjo dukej që nga dritarja e dhomës së tij. Ai thjesht fikte dritën e dhomës, dhe e shikonte fshehurazi kur ajo dilte.

-Çfarë po bën aty në dritare? - e pyeti një mik i tij, që kishte ardhur për vizitë në apartamentin e Hermanit.
-Prit, mos më shpërqendro. Dua ta shikoj deri në fund, - iu përgjigj Hermani.
-Mos më thuaj, është sërish ajo vajza e pasur?
-Hesht, nuk dua ta humbas nga sytë.
-Mik, ti je vërtet i çuditshëm. Përse nuk del para saj dhe t'ia thuash që ke rënë në dashuri me të?
-Çfarë? Jo! Kjo nuk është dashuri, është thjesht një obsesion. Herman Notlli nuk di të dashurojë, sepse është i fiksuar pas femrave të bukura, ai thjesht kalon netët me to. Por ajo... ajo është ndryshe. Nuk e di pse nuk arrij dot ta bëj për vete, vetëm për një çast. Mendoj se kam frikë.
-Nga një vajzë? Hahaha, Hermani i frikësuar nga një vajzë? Ti që i bën gjithë vajzat të të ndjekin nga pas?
-Është ndryshe po të them. Ndryshe! Ajo nuk është si të tjerat. Sa më shumë që nuk ia them të vërtetën që më bluan përbrenda, aq më shumë tundohem. Po çmendem, më duket.
-Ti je çmendur me kohë, miku im. Je çmendur pas saj.

Ai shkoi te i njëjti lokal nate, atje prej nga doli dikur me të. Në atë lokal ku mund të gjente ngushëllim veç prej kujtimit të saj në kokën e tij. Krejt i përhumbur, nuk donte të fliste me askënd. Nuk jetonte në këtë botë, jo. Ai jetonte nën atë botën e mendimeve që nuk ia shihte askush. I humbur komplet, i kish shkëputur lidhjet me realitetin. Nuk e dinte me se çfarë po bënte, ajo ia kish pushtuar trurin e nuk po e linte të kthjellohej. Koha në kokën e tij ishte e mjegullt, asgjë nuk dukej qartë, as mendimet e tij për të. Katerinë Evë Izabelë Andërllend, ç'emër i mrekullueshëm, mendonte me vete teksa pinte atje ulur në lokal...
E pikërisht ditën tjetër ndodhi ajo ngjarja në dhomën e fotografive. Në fakt, dhoma e fotografive ndodhej në apartamentin e Katerinës. Nuk mund të vazhdonte më aty, ajo kishte frikë për ndonjë maniak që mund të hynte në apartamentin e saj, që pas asaj ngjarjeje. Kësisoj, shkoi në apartamentin e Hermanit.

Një trokitje u dëgjua në derë, rreth orës dhjetë të darkës. Hermani shkoi të hapte derën për të parë se kush ishte. Ngeli si i shtangur, por ajo nuk priti përgjigje prej tij.
-Faleminderit që e hape derën, je shumë i sjellshëm, - i tha ajo duke buzëqeshur, dhe hyri menjëherë brenda.
-Katerinë... Çfarë kërkon në këtë orë në apartamentin tim?
-Nuk mundet fqinja jote të të vizitojë një herë në javë?
-Një herë në javë?
-Mësohu me idenë, Herman. Do të vij shpesh këtu në qoftë se ndodh sërish ajo ngjarje e pakëndshme.
Dhe pikërisht aq donte ai. Veç aq, që ajo të rrinte aty. Ky do të ishte rasti më i mirë që ajo të rrinte për darkë.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now