Dera u hap, Alfredi hyri brenda. Ishte komplet errësirë, asgjë nuk dukej. Llamba që nuk punonte mirë, u ndez dhe filloi sërish lojën e saj të elektricitetit. Diku në fund, Alfredi shquajti gjysmën e fytyrës së Hanës, teksa e priste ulur në tavolinë, me një buzëqeshje djallëzore. Në sytë e tij kishte veç inat teksa e shihte fytyrën e saj pas kaq shumë vitesh. Por Hana nuk donte t'ia dinte për inatin e tij.
-Alfred Borton... sa vite u bënë që nuk shihemi bashkë?
-Që nga hera e fundit? Nuk mund t'i numëroj.
-Ti nuk mund t'i numërosh? Ti, që merresh veç duke numëruar paratë e tua të qelbura? Hëh, tani po që po më bën për të qeshur.
Nervozizmi e kapi sërish.
-Ku është Vinsenti? Ku e ke futur?
-Oh, mos u shqetëso për të, ai është në një vend të sigurt, larg syve të tu, - ia ktheu ajo, teksa vështroi drejt dhomës me xham jo të dukshëm për sytë e saj dhe të Alfredit, por e dinte që Vinsenti po dëgjonte, duke i parë të dy.Vinsenti ndërkohë ndodhej në atë dhomë dhe po vështronte gjithë atë teatër që po ndodhte para syve të tij. Në fytyrën e tij kishte veç shqetësim.
-Kur do të mbarojë e gjithë kjo?
-Hej! Biondja nuk më ka dhënë ndonjë urdhër që të të lë të flasësh, ndaj mbylle atë dreq goje! - ia ktheu Negroja me atë fytyrën e tij, gati për t'i dhënë një grusht të mirë fytyrës së bukur të Vinsentit.
-Për çfarë po e bën gjithë këtë ajo?
-Shiko dhe dëgjo, djalosh. Mos fol më shumë nga ç'duhet.
Vinsenti dukej akoma dhe më i shqetësuar për gjithçka që po ndodhte.Ndërkohë Hana po me buzëqeshje vazhdoi bisedën me Alfredin.
-E di që nuk kisha shumë dëshirë të të takoja sërish, por ne të dy kemi disa llogari të vjetra për të larë.
-Çfarë kërkon nga unë, Hana? Mos kërkon të më vrasësh dhe djalin e vetëm që më ka ngelur? Mos do që të më vrasësh dhe Vinsentin, ashtu siç më vrave Nigelin?
-Oh, hahaha! Pse mendon se do ta vras atë?
-Ndoshta sepse ti gjithçka e lidh me të kaluarën tënde të largët.Hana përgjysmoi sytë.
-Përpara se të flasim e të lajmë llogaritë tona, më thuaj diçka që më intereson mua.
-Në fillim më thuaj se ku ndodhet Vinsenti.
-Jo para se ti të më thuash se ku ndodhet djali im, Nikolasi. E di që e ke patur ti gjatë gjithë kohës, mos u mundo të më mashtrosh duke më thënë se nuk e di. Sepse nuk të besoj, sikundër nuk të kam besuar ndonjëherë.
Alfredi rrudhi vetullat me inat.
-Je shumë kokëfortë, Hana. Nuk lëshon pe, apo jo?
-Ku është djali im?
-Nuk e di Hana!
-Po të pyes dhe njëherë, ku është djali im? Nëse nuk ma thua se ku ndodhet, atëherë djali yt do të vdesë brenda këtyre sekondave.
Vinsenti u kapërdi nga frika.Hana vështroi fytyrën e shqetësuar të Alfredit, por që nuk po merrte ndonjë përgjigje prej tij.
-Mirë, meqë ti nuk po ma thua... - tha ajo dhe u ngrit në këmbë me idenë për të shkuar në dhomën me xham.
Alfredi shqeu sytë, dhe meqë nuk e donte dhe djalin e tij të dytë të vdekur...
-Nikolasi është duke shkuar për në aeroport! - bërtiti me fuqi.
Aty ndaloi, dhe buzëqeshi. Hanës i pëlqente aq shumë ideja për t'i futur frikën Alfredit me kërcënimin e jetës së djalit të tij. U kthye nga ai, me një fytyrë serioze.
-Pra... tani po fillojmë të merremi vesh bashkë. Më thuaj, drejt cilit aeroport po shkon?
-Në aeroportin Heathrow...
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...