"Ah, 3 korriku do të jetë gjithmonë një ditë e shënuar. Si ai i vitit 1999, ashtu dhe ai i tanishëm. U bënë tetëmbëdhjetë vjet qëkur më bluante dëshira për t'u hakmarrë për vrasjen e babait tim. Po, kisha ushqyer në vetvete atë ndjesi të ashpër e helmuese. U rrita me idenë se do të zbuloja të vërtetën. Isha kaq e vendosur në këtë 3 korrik të takoja vrasësin e babait tim. Ai kishte përgjigjet e 3 korrikut të vitit 1999. Pas tetëmbëdhjetë vitesh, më në fund do të përballesha sërish me të..."
Në një nga zyrat e policisë së Nju-Jorkut dëgjohej gjullurdi. Ishte kapur vrasësi, një i ashtuquajtur vrasës nga Londra. I prangosur, me të dyja duart pas, dhe i shoqëruar nga gjashtë policë. Shoqërohej drejt një dhome të errët për t'u marrë nën hetim. Kësaj radhe jo nga ndonjë polic. Ishte Katerina ajo që do ta merrte në pyetje. Kështu ishte marrëveshja që kish bërë me shefin e policisë, Xhekun. Katerina, dëshmitarja reale e tetëmbëdhjetë viteve të kaluara. Ajo u shfaq serioze në rajon, me një veshje të errët. Sapo u shfaq, ajo u takua me Xhekun. Katerina dukej tejet serioze.
-Ku është ai? - pyeti.
Xheku e drejtoi për në dhomën e errët.
-Brenda kësaj dhome. Është duke pritur, - u përgjigj Xheku, me një qetësi serioze prej polici.
-Ok, pritja mbaron tani, - tha Katerina dhe hyri brenda dhomës së errët.Tashmë përballë armikut, vrasësit të babait të saj. I duhej të përballej me frikën e saj, prezencën e tij. U ul në një karrige përballë tavolinës ku gjendej ai. E vështroi me një ironi serioze, thellë-thellë duke ndierë neveri për të. Ai ishte thuajse i njëjtë, përveç rrudhave në ballë dhe thinjave në flokë.
-Zoti Hans, ja ku takohemi sërish. Sa shpejt kaluan tetëmbëdhjetë vjet, apo jo? Gjithçka ka ndryshuar. Ndërsa unë dhe ti gjendemi sërish përballë njëri-tjetrit në këtë 3 korrik. Vetëm se unë nuk jam më trembëdhjetë vjeç. Ç'ju kujton kjo datë? Mos vallë 3 korrikun e vitit 1999? Gjithçka ishte mirë, deri në momentin kur ti vrave babain tim. Tani dua të di vetëm diçka. Përse? Përse e bëre?
Hansi buzëqeshi.
-Katerinë Evë Izabelë Andërllend. E dija që fshiheshe ti pas kapjes sime. Por mendoje pak, a nuk të duket i çuditshëm fakti se unë ndodhem këtu në Nju-Jork?
-Ç'do të thuash me këtë?
-Unë e di që ti jeton një pjesë të madhe të kohës këtu. Ndaj ishte e qëllimshme që të arrestohesha në këtë vend. Më saktë, isha unë që u vetëdorëzova në polici. Kjo ishte e vetmja mënyrë për të folur me ty pas kaq vitesh.
Katerina përgjysmoi sytë.
-Nuk po të kuptoj. Për çfarë do që të flasësh me mua? Unë dua të di veç arsyen se pse e vrave babain tim.
Ai u zgjat drejt saj.
-Kjo është pikërisht koha e duhur që ti të mësosh të vërtetën në lidhje me vdekjen e babait tënd. Tashmë je e rritur. Tashmë je në gjendje të kuptosh.Ai mori frymë thellë.
-Po, e kisha një arsye pse e vrava babain tënd. Hakmarrje, kjo është arsyeja.
Ajo e vështroi me dyshim.
-Prit pak, e vrave babain tim sepse nuk ia arrite qëllimit me mua?
-Çfarë qëllimi?
-Para se ti të vrisje babain tim, unë isha në shtëpinë tënde teksa ti më tregove një dhomë të bukur. Më pas më the se isha e bukur, dhe se doje të shihje diçka në trupin tim. Ke dashur të më bëje diçka, apo jo, zoti Hans?Ai filloi të qeshte me zë të ngjirur.
-Prandaj ia mbathe nga dritarja? Ngaqë mendove se... hahaha! Katerinë, unë nuk jam pedofil. I tillë të dukem unë? Hëh, nuk arrij ta besoj se ke menduar pikërisht këtë për mua.
Katerina e pa me mosbesim.
-Nëse nuk ka qenë kjo arsyeja, atëherë çfarë doje të shikoje në trupin tim?
-Ti ke një shenjë në fundshpinën tënde, apo jo?
-Po, një shenjë të tmerrshme që nuk dua ta kujtoj.
-Pikërisht atë shenjë doja të shikoja.
-Një sekondë. Nga e di ti që... unë kam një shenjë në fundshpinën time?
Ai mori frymë lehtë, dhe buzëqeshi.
-E ke pyetur ndonjëherë veten se kush ka qenë kumbari yt?
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...