Ajo shtangu disi.
-Mos do të thuash që... ti je ai që më shpëtove jetën?
-Po, unë jam. Unë jam ai që të kam shpëtuar jetën. Unë jam gjithashtu kumbari yt. Unë jam ai që u përpoq të të shpëtonte jetën, por që nuk ishte aq e lehtë. Mezi të kam gjetur, Katerinë. Ti arrite të shpëtoje, por që nuk shpëtove pa u gërvishtur. Ishe mbi një gur të mprehtë, ajte të gjeta, Ishe e gjakosur, por të paktën të gjeta në kohë. Të mora me vete dhe të mjekova. Ta qepa atë plagë. Por që ajo kurrë nuk u zhduk nga trupi yt. Ishte e thellë dhe e rrezikshme. Fatmirësisht ti shpëtove, dhe tani je gjallë.Shikimi i saj u bë më i shtangur.
-Pra, ti po më thua që më ke shpëtuar jetën. Dhe se je kumbari im. Atëherë si ka mundësi që prindërit e mi nuk më kanë treguar asgjë për ty?
Hansi u bë serioz.
-Sepse nuk doja unë që ti ta dije se vrasësi i babait tënd ishte kumbari yt. Më lejo të të rrëfej të shkuarën në një formë të përmbledhur. Babai yt vrau vëllain tim, sepse kishte frikë të humbiste mamanë tënde. Mamaja jote, Anastasia, filloi të kishte një pëlqim ndaj vëllait tim kur ishte e sapomartuar me babain tënd. Më vonë, kur Violeta ishte pesë vjeç, linde ti. Unë kisha kohë që e njihja Anastasian, dhe i kërkova të bëhesha kumbari yt. Mendova se kjo do të ishte diçka e mirë që mund të bëja në jetën time. Dhe ajo pranoi me kënaqësi. Atë darkë, dikush të rrëmbeu. Nuk ia kam idenë kush ishte, por dija vetëm një gjë, që donte të të vriste. Por unë të gjeta, fatmirësisht ishe ende gjallë pas lëndimit. Të mora në shtëpi për të të mjekuar plagën. Ti vetëm qaje. Por me pak mundim, arrita të të qetësoja. Ishe një foshnje e lezetshme, tani je bërë një grua e guximshme. Më vjen keq për ty kur mendoj se çfarë të kam shkatuar kur vrava babain tënd përpara syve të tu. Por fakti se ai njeri vrau vëllain tim më tërboi shumë pasi e mora vesh. Ai njeri, babai yt, e la nipin tim pa baba në një moshë të vogël. Dhe unë mora hak vetëm për të, vetëm për vëllain tim."Pra... diçka që e paskam kuptuar gabim për tetëmbëdhjetë vjet. Ai nuk donte të përfitonte prej një trembëdhjetë vjeçareje. Ai e dinte për shenjën time, për shenjën që zbuloi psikologu në trupin tim. Hansi ishte i përfshirë në këtë mister po aq sa unë. Kishte një arsye pse e vrau babain tim. Hakmarrje. E gjithë kjo pemë e zymtë e së shkuarës i kishte rrënjët më të thella nga ç'mendoja unë. Mozaikut '3 korrik' iu shtua edhe një pjesëz e re."
E turbulluar, Katerina u ngrit nga karrigia dhe filloi të vinte rrotull.
-E kupoj, është mëse normale të ndihesh kështu, - tha Hansi.
-Nuk e mendoja kaq të komplikuar. Kaq njeri i tillë ishte babai im, sa vrau vëllain tënd vetëm nga frika se mamaja ime mund ta linte? Nëse ai e donte mamanë time, atëherë si ka mundësi që prindërit e mi u ndanë kur unë isha dhjetë vjeç?
-Ah Katerinë. Ti nuk e ke njohur aspak babain tënd. Nuk të ka treguar askush asgjë në lidhje me gruan tjetër që kish hyrë në jetën e tij?Katerina e vështroi me një fytyrë të shqetësuar.
-Ka akoma mistere kjo histori, apo jo? - pyeti dhe u ul sërish në karrige.
-Katerinë, më thuaj. A e di që ke një vëlla?
-Vëlla? Askush nuk më ka thënë që kam një vëlla.
-Quhet Levi, jeton në Londër. Një kilometër larg shtëpisë tënde, ngjitur me shtëpinë time të vjetër. Është njëzet e një vjeç tani. I ngjan babait tënd. Është një djalë i edukuar mirë, dhe i sjellshëm.Fytyra e Katerinës kish marrë një pamje të trishtuar.
-Askush nuk më ka treguar. As Violeta.
-Ajo nuk e di. Vetëm ti e di këtë.
-Ai ishte arsyeja pse u ndanë prindërit e mi?
-Le të themi, ishte faji i babait tënd. Kur ti ishe nëntë vjeç, ai udhëtonte shpesh për t'u takuar me një grua tjetër. Pas takimeve të shpeshta të tyre, e pas gjithçkaje tjetër që babai yt bëri me të, ajo ngeli shtatzënë. Levi lindi kur ti ishe dhjetë vjeç. Mamaja jote e mori vesh dhe, pas disa grindjeve të njëpasnjëshme i kërkoi divorcin babait tënd. Dhe për pjesën tjetër të historisë e di se çfarë ka ndodhur."E pranoj, u shokova. Sapo zbulova një tjetër mister. Atë të ndarjes së prindërve të mi. Një djalë, një vëlla që nuk e dija se ekzistonte. Ky fëmijë e prishi martesën e prindërve të mi? Jo. Martesën e kishte prishur babai im me duart e veta. Ç'faj ka fëmija kur gabimi është i prindit?
***
VOCÊ ESTÁ LENDO
Andërllend (Misteri i një familjeje)
Ficção GeralVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...