Andërllend - ideja e historisë (përmbledhje).

133 2 0
                                    

-Atëherë kur të gjithë mendonin se e vërteta u harrua për vite me radhë, dëshira për ta zbuluar lindi krejt papritur brenda Katerinës, tetëmbëdhjetë vite më vonë, pas vdekjes së babait të saj më 3 korrik të vitit 1999. Violeta, motra e madhe e Katerinës mendon se ajo është çmendur, dhe mendon se duke i sjellë psikolog në shtëpi, në këtë mënyrë do ta bëjë Katerinën të heqë dorë nga fantazma e së kaluarës. Por asgjë nuk ia heq Katerinës idenë e kërkimit të së vërtetës. Ajo e di se kush është vrasësi, por nuk di arsyen e vërtetë të vrasjes...

-Ballë për ballë me vrasësin, teksa ai i rrëfen disa gjëra që ajo nuk i dinte, Katerina zbulon se vrasësi nuk është realisht vrasësi. Dhe kjo gjë e shtyn të zbulojë më shumë për prindërit e saj, mbi të gjitha për mamanë e saj që mendohet të ketë vdekur në të njëjtën ditë me babain e saj. Katerina nuk e beson këtë gjë, edhe pse Violeta insiston shumë që t'ia ngulisë në kokë atë ide...

-Një vit më vonë, pas vdekjes aksidentale të psikologut të saj, Katerina bëhet e zymtë duke menduar se ajo është shkaktarja. Dhe në natën e 31 tetorit, ajo vendosi që për pak kohë të mos bënte asgjë që kishte lidhje me të shkuarën, por e shkuara erdhi vetë tek ajo. Dy meshkuj, dy dashuritë e saj më të mëdha, dashuria e parë dhe dashuria e fundit, Vinsenti dhe Hermani. E para dashuri që dikur e donte, tashmë ishte ajo që e urrente. Dhe e fundit dashuri që nuk mendonte kurrë se do të ndodhte, është pikërisht ajo që do më shumë tashmë.

-Gjatë aventurës së çmendur të Katerinës, një tjetër personazh po aq misterioz sa vetë ngjarjet hyn duke ndryshuar gjithë planet. Hana, që më vonë njihet me emrin e saj të plotë: Johana Ivanov. Çfarë kërkonte vallë ajo? Askush nuk e mendonte se gjëja e vërtetë që ajo dëshironte ishte të hakmerrej kundrejt Alfredit, babait të Vinsentit. Dhe kjo dëshirë ishte shumë më e fortë se ajo e Katerinës. Hana donte thjesht ta bënte Alfredin të vuante për gjithçka që ai i shkaktoi në të shkuarën e saj. Dhe ajo ia doli.

-Në fund, pikërisht ai fundi i shumëpritur vjen. Katerina martohet me Hermanin, duke u bërë zyrtarisht zonja Notlli. Por kjo nuk është e vetmja gjë që ndodh. Mamaja e saj është surpriza e fundit. Ajo kthehet në shtëpi pas 22 vitesh, dhe i rrëfen Katerinës të vërtetën më të madhe mbi ngjarjet që ndodhën. Kështu, pas të vërtetës së madhe që mësoi, Katerina vendos ta lërë mënjanë të shkuarën, duke e ditur tashmë përgjigjen, dhe vendos të jetojë e lumtur pjesën tjetër të jetës së saj bashkë me Hermanin.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now