75.

93 4 0
                                    

Ajo ktheu kokën nga Hermani, i ulur në të djathtën e saj.
-Herman? Po ti çfarë bën këtu?
-Dola, si zakonisht. Kisha kohë që nuk dilja dhe thashë të vija këtu. Por ti... ti çfarë bën këtu, Katerinë?
Ajo e vështroi disi e hutuar.
-Çfarë mund të bëjë një njeri si unë këtu, Herman? Të shtyjë kohën duke mos bërë asgjë, të pijë gjer në dehje, të kërkojë të largohet nga realiteti. Të bëjë gjithçka për të rregulluar veten e në fund të kthehet dhe njëherë nga fillimi. Ja çfarë po bëj këtu.
Ai buzëqeshi.
-A mund të të qeras me një pije?
-Sa më e fortë të jetë e mundur.
Kjo e bëri Hermanin të qeshte.
-Hahaha, jo të fortë sepse të bën dëm. Më mirë një pije të lehtë.
-Dakort, si të duash. Mjafton të jetë pije.

Hermani shkoi te baristja për të porositur.
-Një pije të lehtë të lutem. Vogëlushja më duket sikur ka rënë në depresion.
-Ajo që në fillim nuk dukej mirë, Herman.
-Ok, tani e kuptova ndaj do bëje mirë të nxitoje.
Baristja filloi të përgatiste një pije të lehtë enkas për Katerinën. Ndërkohë Hermani nuk dinte çfarë të bënte që Katerina të ndryshonte sadopak.
-Çfarë t'i them asaj?
-Pyete se çfarë ka. Një femre i pëlqen gjithmonë kur dikush interesohet për të, - iu përgjigj baristja.
-A thua se do të më përgjigjet? Ajo zor se tregon gjë.
-Kësaj radhe do të të tregojë diçka me patjetër. Më beso për këtë, është ca e dehur sot.

Pasi mori pijen, Hermani shkoi menjëherë pranë Katerinës.
-Urdhëro pijen, është e lehtë. Do të të bëjë mirë.
-Faleminderit, Herman, - iu përgjigj ajo dhe filloi të pinte.
Pas disa sekondash, Hermani filloi pyetjet e tij ndaj saj.
-A mund të të pyes për diçka?
-Për çfarë?
-Përse je vetëm?
-E lashë.
-Kë le?
-Një djalë, një nga shumë ish- të dashurit e mi. Le të themi... ai nuk ishte realisht i dashuri im. Por mendova se mund të bëhej. Dhe doli që ishte një idiot që donte veç të përfitonte prej meje, - tha ajo, dhe e ktheu fytyrën nga e kishte në fillim.

Katerina ishte një vajzë, e cila kishte lidhje të paqendrueshme me meshkujt. Të gjithë donin ta kishin në krahë sepse ishte shumë e pasur dhe ajo parapëlqente të flirtonte me të gjithë ata që e adhuronin. Ndonjëherë vendoste të zgjidhte ndonjërin prej tyre për të dashur, dhe të qenurit i dashuri i Katerinës përfshinte thuajse gjithçka që mund të bënte një çift të dashurish, përveç puthjeve në buzë dhe marrëdhënieve intime. Dhe ata çuditeshin që pse nuk mund të ishin këto dy gjëra të përfshira në marrëdhëniet midis tyre dhe Katerinës. Ajo thoshte thjesht se po përpiqej të njihte njeriun e duhur përpara se t'i provonte këto dy gjëra.

Hermani buzëqeshi duke nxjerrë dhëmbët e sipërm.
-Hëh, e çuditshme kur e mendon këtë. Ti, një vajzë e papërballur mirë me realitetin dhe sapo je ndarë me një nga ish- të dashurit e tu.
-Nuk kam qenë asnjëherë e qëndrueshme nga ajo anë, Herman.
-Përse?
-Të gjithë meshkujt kërkojnë të përfitojnë nga unë.
-Ndoshta sepse ti je e pasur... dhe e bukur.
Për një moment e vështroi sërish fytyrën e tij. Ai vazhdonte të buzëqeshte.
-A thua jam e bukur, apo po më gënjen?
-Pse duhet të të gënjej? Gjithmonë kam patur një lloj simpatie për ty, Katerinë.
-Ju meshkujt jeni perversë.
-Ngadalë vajzë, kjo fjalë është pak e madhe për moshën tënde.
-Jam njëzet e dy vjeç, Herman.
Ai e vështroi me një buzëqeshje më të theksuar. Ngadalë afroi dorën e djathtë drejt fytyrës së saj, për ta prekur.
-Por sërish je e vogël.

Ajo mbylli sytë, duke u përpjekur të ndiente ngrohtësinë e dorës së tij.
-Atëherë më thuaj se ç'duhet të bëj që të rritem.
-Nuk e di, ka shumë gjëra që të bëjnë të rritesh. Por nuk është e nevojshme që ti të rritesh shumë. Vërtet thashë që ti je e vogël, ama ti je mjaftueshëm e rritur për mua.
-Më bind, - pëshpëriti ajo me sytë e mbyllur.
Dy fjalë, vetëm dy fjalë që e shkundën gjithë qenien e tij. Ajo nuk ishte si gjithë të tjerat. Ajo ishte Katerinë Evë Izabelë Andërllend, një zonjushë e vogël që kërkonte të rritej përpara syve të tij. Për një moment dëshironte ta puthte atë vajzë, por e përmbajti veten.
-Epo, ti je ndryshe nga të tjerat.
-Ndryshe?
-Ti je një vajzë e zgjuar... misterioze... tërheqëse. Ti je... një qenie e mrekullueshme, një vajzë që kërkon të rritet. Një vajzë e aftë për të bërë gjithë njerëzit për vete.
-Përfshirë... dhe ty?
Ai e vështroi me sytë gjysmë të mbyllur.
-Përfshirë... dhe mua.

***

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now