Mëngjes, dielli s'kish lindur ende. Një mëngjes i përgjumur në Paris, në apartamentin e Hermanit. Natën e kish zënë gjumi pranë Katerinës, i lumtur për faktin se kaloi një tjetër natë pasionante me të, një nga ato të pakta netë për të cilën nuk pendohej aspak.
Ai hapi sytë dhe i fërkoi me duar. Ktheu kokën nga ana e majtë e shtratit, por ajo nuk ishte aty. Hermani u ngrit në gjysmë të trupit dhe filloi të kërkonte me sy Katerinën. Nuk po e shihte. Ku mund të kishte shkuar në atë orë?Hermani hyri në dhomën e ndenjes. Ajo ishte atje, ulur në një kolltuk pranë dritares së madhe, e veshur me një nga bluzat sportive të Hermanit. Për një moment, Hermani u qetësua kur e pa atje të ulur e duke vështruar qiellin.
-Katerinë, çfarë bën këtu? Është ora katër e mëngjesit.
Ajo ktheu kokën nga ai dhe buzëqeshi.
-Të kam vjedhur pak këtë bluzën, është e ngrohtë dhe e bukur. Nuk besoj se e ke problem.
Ai iu afrua pranë.
-Jo, mbaje sa të duash, por të lutem, mos rri këtu se do të sëmuresh.
Katerina vazhdonte ta shihte po me buzëqeshje.
-E si mund të sëmurem kur kam pranë vetes dikë që kujdeset kaq shumë për mua?
Sytë e tij filluan të shkëlqenin, aq sa edhe Katerina i vuri re. Ajo u ngrit nga kolltuku dhe iu ngjit Hermanit pas trupi. As vetë nuk e dinte se çfarë po bënte. Thjesht ndihej e lumtur që gjendej aty, pranë tij.Të dy u kthyen sërish në dhomën e gjumit. Ajo u fut e para në shtrat, e më pas ndieu dhe Hermanin të bënte të njëjtën gjë.
-Katerinë...
-Po, Herman?
-A mund ta mbështes kokën tek ti, njësoj si atëherë?
Katerina filloi të qeshë.
-Hahaha! Herman, nuk është nevoja të më kërkosh leje për këtë. Pastaj, ti e di që je i vetmi që mund ta bësh këtë gjë.
-Sigurisht që vetëm unë mund ta bëj. Dhe vetëm unë do ta bëj, vetëm unë kam të drejtë të mbështes kokën në kraharorin tënd. Askush tjetër.
-Ah, kjo xhelozia jote do të më vrasë ndonjë ditë.
-Nuk jam xheloz, Katerinë.
-Po e mohon që je? Hëh! Herman, ti je vërtet i çuditshëm. Por unë nuk mund të të shmangem për këtë. Sepse ti ke hyrë aq thellë brenda meje, por që nuk arrin ta kuptosh.
Ai nuk i ktheu përgjigje, thjesht i dhuroi një buzëqeshje dhe u mbështet tek ajo. Dhe kështu, të dy bashkë i zuri gjumi sërish. Nuk donin të flinin, por ato orë pa diell ia mbyllën sytë të dyve bashkë.Më vonë të dy u zgjuan nga gjumi. Ora shënonte 07:30. U ngritën menjëherë nga shtrati. Ai u vesh me rrobat e përditshme, ndërsa ajo rregulloi shtratin. Më pas, Hermani shkoi në kuzhinë për të bërë kafen e mëngjesit, ndërsa Katerina shkoi të bënte dush.
Ora 08:00. Një trokitje u dëgjua në derë.
-E hap unë, - tha Hermani dheshkoi pranë derës.
Katerina ishte duke veshur rrobat, pas dushit që bëri. Thau flokët, u rregullua pakëz dhe doli nga tualeti. Aty pa Levin.
-Levi, nuk prisja që ti të vije këtu, - tha ajo dhe shkoi ta përqafonte.
-Epo misioni ynë nuk mund të vazhdojë normalisht në qoftë se nuk jam unë pranë teje, e dashur motër. Dhe ti e di këtë, - iu përgjigj Levi duke buzëqeshur.
-Tani që erdhe ti, do të jetë më e lehtë për të zbuluar misteret e të shkuarës së Andërllendëve. Jemi ende në fazën fillestare, - tha Hermani.
Katerina u mendua pakëz.
-E vetmja gjë që kam unë është thika që përdori z. Hans për të vrarë babain tim. Nëse do të ishte vetëm kjo, atëherë...
-Atëherë ti do ta kishe më të lehtë ta burgosje xhaxhain tim për një kohë shumë të gjatë. Por më pas zbulove se ai ishte kumbari yt, dhe se ai ishte i detyruar ta vriste babain tënd për të marrë hakun e... babait tim. Por përse? - vazhdoi Hermani.
-E di unë përse, - u dëgjua një zë prapa tyre.
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...