96.

102 3 0
                                    

Në sytë e saj kishte diçka më shumë se një shkëndijë. Ajo nuk mund të rezistonte përgjithnjë ndaj fjalëve të tij, këto të fundit ia kishin prekur shpirtin. A thua të ishte e vërtetë vallë gjithçka që ai po thoshte?
-A duhet të besoj në ty, Herman? Vërtet po më thua të vërtetën, apo thjesht po përpiqesh të më joshësh me fjalët e tua? - e pyeti rishtazi.
-Të të josh ty është e pamundur, por të paktën po përpiqem të zbus zemrën tënde të ngrirë.

Për herë të parë, Katerina përjetoi një buzëqeshje që i dha një ndjesi tjetër në vetvete. U kthye e gjitha nga Hermani, mori guximin t'i afrohej pranë e ta shikonte me një sy tjetër. Iu ngjit pas trupit, dhe veç disa milimetra e ndanin fytyrën e saj të përgjumur nga e tija.
-Herman...
-Po...?
-Përpara se të mbyll sytë, dua të të them... faleminderit. Faleminderit që po përpiqesh kaq shumë të zbutësh zemrën e kësaj kryeneçeje të ngurtë. Dua që ta dish se... unë nuk jam dhe aq e ashpër sa dukem. Thellë-thellë kam një zemër të butë, po që ka ngrirë nga e shkuara që kam kaluar. Nëse vërtet dëshiron... mund të vazhdosh të luftosh ende, por nëse dorëzohesh... atëherë unë do të të mirëkuptoj. Në fund të fundit, kush do të binte në dashuri me një femër të komplikuar? Unë nuk meritoj të duhem nga askush, - pëshpëriti ashtu ngadalë.
-Jo Katerinë, ti meriton të duhesh më shumë se çdo gjë tjetër, dhe nëse vërtet dëshiron që dikush ta bëjë këtë, atëherë më lejo mua ta bëj. Ndoshta do të zbulosh tek vetja ndonjë anë tjetër tënden.
-E ç'anë tjetër mund të zbuloj tek vetja?
-Nuk e di, ndoshta një anë më të mirë, ndonjë anë që ende nuk e njeh. E di? Ka një gjë për të cilën jam bindur që atë natë që më ke puthur. Ti je një krijesë shumë e ndjeshme që ke nevojë të duhesh. Lëndohesh lehtë. Por ka diçka brenda teje që unë e di. Ti vërtet bën si e vështirë kundrejt dashurisë sime për ty, por që thellë-thellë e di që po luan keq me mua, sepse ke ngecur në një dhomë me mua, dhe e vetmja gjë që mund të të shkojë në mend është që unë mund të të bëj ndonjë gjë nga momenti në moment.
-Unë nuk e kam thënë ndonjëherë diçka të tillë.
-Nuk është nevoja ta thuash, e shoh në sytë e tu. Madje... unë mund edhe të shoh përtej atyre dy syve të tu.
-Vërtet?
-Po...

Ajo buzëqeshi sërish me ironi.
-E... çfarë na parashikon more fallxhor duke parë përtej syve të mi?
-Që... ti do të biesh në dashuri me mua, dhe ne të dy do të martohemi bashkë.
-Sa ëndërron dhe ti...
-Po sikur të realizohet kjo që thashë? Në mos e dyta, e para do të ndodhë.
-Që do të bie në dashuri me ty? Hëh! Herman, nuk dua të të zhgënjej por...

Dhe në atë moment, qiriu shkriu i tëri. Flaka u fik. Dhe pas tij doli thjesht pakëz tym. Tani dhoma u bë e errët, shumë e errët. Dhe shiu filloi të binte fuqishëm. Shpesh vetëtimat binin, duke krijuar siluetat e të dyve. Dhe sa më shumë që e shihte Hermanin, aq më shumë po fillonte të harronte gjithçka tjetër përreth.
-Herman...
-Po?
Ishte përqendruar kaq shumë tek ai dhe zëri i tij në ato momente.
-Qiriu u fik.
-E di, - tha ai.
-Nuk do të ndezësh ndonjë tjetër?
-Katerinë, ti sikur nuk kishe frikë nga errësira. Çfarë po të ndodh tani, mos vallë ke frikë... nga errësira?

Shprehitë e tij të fytyrës po bëheshin më joshëse. E kush ishte ajo femër që mund t'i rezistonte mënyrës se si reagonte? E sigurt se çdo femër tjetër do ta donte diçka të tillë, nuk do të mendohej dy herë për këtë gjë.
Katerina ngriu për një moment. Nuk po lëvizte. Kishte ngelur e ngrirë, aq sa dhe fryma nuk i ndihej. Nuk mund të bënte asgjë, edhe pse e dinte që Hermani do të vepronte. Dhe po, kishte të drejtë. Ai filloi të vepronte, ashtu ngadalë sipas mënyrës së tij. Mendoi të fillonte nga diçka fillestare për ta bërë Katerinën për vete. Ai zgjati dorën drejt fytyrës së saj dhe filloi ta përkëdhelte ngadalë. Por edhe kjo nuk zgjati shumë. Katerina iu shmang.
Ajo u ngrit në gjysmë të trupit. Dhe ngeli ashtu për një çast. Ndërkohë Hermani ia kishte ngulur sytë me një lloj dëshire të fortë për atë qenie. Dhe buzëqeshi. E dinte se e kishte të vështirë me të. Por nuk dorëzohej.
-Katerinë, mos u përpiq të largohesh prej meje. Ti e di që nuk mund të shpëtosh dot nga unë.
-Herman... - belbëzoi me gjysmë zëri.
-Mos ki frikë nga unë. Nuk do të të bëj asgjë. Thjesht eja këtu pranë meje, kaq kërkoj.

Ajo nuk arrinte më të shihte, dhoma u errësua. Ndjeu vetëm dorën e tij mbi dorën e saj, prej së cilës e tërhoqi pas. Ajo ra sërish në shtrat pranë tij.
Ai ishte duke e mbajtur atë me krahët e tij të fuqishëm.
-Si ndihesh... kur mendon se gjendesh me një mashkull në shtrat?
-Më duket sikur nga momenti në moment do të më bësh diçka.
-Po sikur të them se nuk do të bëj asgjë? Do të jesh më e sigurt në vetvete?
-Nuk e di.

Diçka e bluante atë djalë në vetvete. Diçka në lidhje me vogëlushen e tij.
-Katerinë... vërtet nuk ke futur asnjë mashkull në shtrat në jetën tënde?
-Nuk jam e tillë, Herman. Unë thjesht... nuk dua të bëj diçka për të cilën mund të pendohem më vonë. Nëse do të dua të hedh një hap më tej me një mashkull... atëherë do të ndodhë vetëm kur të jem plotësisht e sigurt. Por tani nuk mundem, e kam të vështirë.
Ai buzëqeshi.
-Hëh, nuk ke hyrë ende në botën e mëkateve, apo jo? Je ende një krijesë e pastër, e paprekur nga askush. Sa gjë e veçantë. Lum ai mashkull që do të të fusë në botën e mëkateve njerëzore. Nuk e ka idenë se çfarë e pret. E di, Katerinë? Do të vijë një ditë kur ti do të biesh në dashuri me një mashkull tjetër në jetën tënde. Dhe ai do të mundet të të bëjë ty femrën më të lumtur në botë.
Fytyra e saj gjeti të tijën.
-Herman... po sikur të mos arrij ta gjej atë mashkull? Po sikur ai të mos vijë kurrë tek unë?
-Vogëlushe... ti tashmë e ke gjetur atë. E ke përpara syve.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Opowieści tętniące życiem. Odkryj je teraz