143.

64 3 0
                                    

Kaluan pesë minuta qëkur Alfredi dhe Vinsenti gjendeshin aty brenda. Alfredi u mundua t'i afrohej djalit të tij që tashmë nuk kishte më të njëjtin vështrim të mirë kur shihte të atin e vetë.
-Vinsent! Mendova se ajo e mallkuar do të të vriste vërtet. Nuk e ke idenë se sa u shqetësova për ty, - i tha ai, duke iu afruar për të përqafuar djalin e tij.
-Më qëndro larg, baba! Mbaj distancë nga unë. Unë nuk mund të përqafoj një vrasës, - ia ktheu Vinsenti nervoz, teksa bëri disa hapa larg babait të vetë.
-Hajt pra, Vinsent! Vërtet i besove fjalët e asaj femre? Nuk ke më besim tek babai yt vetëm sepse ajo të tha gjithë ato broçkulla?
-Nuk janë broçkulla. Ti u mundove të vrisje Katerinën, një nga njerëzit më të shtrenjtë për mua. Doje vetëm pasurinë e saj, dhe për atë pasuri më përdore mua për t'ia vjedhur.
-Oh, të lutem! E ç'ka kaq të veçantë ajo vajzë, Vinsent?
-Ajo ka gjithçka që syri yt njerëzor nuk arrin ta shohë.
-Vinsent! Është thjesht një femër! Ka plot si ajo, ti mund të gjesh shumë si Katerina nëpër botë.
-Jo baba! E ke gabim. Ajo ka diçka që askush tjetër nuk e ka.
Alfredi përgjysmoi sytë.
-E ç'mund të ketë kaq të veçantë një femër si ajo?

Vinsenti buzëqeshi.
-Ajo nuk është një Katerinë dosido. Ajo është Katerinë Evë Izabelë Andërllend. Është një Andërllend, baba. Dhe një Borton nuk mund të krahasohet dot me një Andërllend, sepse Andërllendët kanë më shumë fuqi dhe pushtet se Bortonët. Ti duhet ta dije këtë.
-Nuk është e vërtetë, asnjë familje nuk është aq e fuqishme dhe e pushtetshme sa familja e Bortonëve.
-Epo... dikush të paska gënjyer, baba. E di që një pjesë e mirë e pronave të tua i takojnë Andërllendëve? Ti ke përfituar nga rasti kur ata nuk e kanë kuptuar atë, por unë e kuptova kur rastësisht gjendesha në shtëpi dhe hapa njërin nga sirtarët e dollapit të dhomës së mamasë sime.
Alfredit iu ngritën nervat.
-Çfarë ke bërë ti? Kush të tha të gërmosh në atë sirtar?
-Isha kurioz. Dhe e di çfarë zbulova tjetër? Ti ke vjedhur edhe prona nga familja e Hermanit, i ke rrëmbyer kompaninë familjes Notlli, ka ndodhur pas vdekjes së mamasë sime. Babai im, Alfredi i famshëm i familjes Borton nuk është gjë tjetër veçse një hajdut i ndyrë që nuk do t'ia dijë për asnjë tjetër veç vetes.
-Nuk të lejoj të flasësh kështu për mua! - bërtiti Alfredi me të madhe, duke dashur të godiste djalin me shuplakë, por që Vinsenti nxori armën dhe Alfredi u spraps.
-Vinsent, ule atë gjë. Nuk është lodër.
-E di baba, e di që nuk është lodër. Ti mund ta meritoje vërtet një plumb të mirë prej kësaj, por që po tregohem më i butë. Ti do të përfundosh në polici dhe do të tregosh gjithçka që ke bërë.
-As mos e mendo! Unë nuk kam për të përfunduar në burg.
-Janë aty jashtë baba, policët janë aty.
Alfredin e zuri paniku.
-Jo! Nuk ka mundësi!

Vinsenti vazhdonte ta mbante armën të drejtuar nga babai i tij.
-E di çfarë? Po sikur të mos të të dorëzoj në polici, dhe të të vras me duart e mija?
-Vinsent, ti nuk mundesh ta bësh.
-E pse nuk mundem ta bëj?
-Sepse jam babai yt.
Vinsenti qeshi me djallëzi. Alfredi nuk e kishte parë kurrë djalin e tij në këtë gjendje.
-Vinsent, po më fut frikën. Ti nuk je kështu. Ajo Hana e mallkuar të ka kthyer si vetja e saj.
-Jo baba. Nuk është Hana, je ti. Kur ti je i aftë të vrasësh, pse të mos jem dhe unë një i tillë? Pse të mos jem dhe unë si vëllai im? Në fund të fundit, unë jam djali i një vrasësi. Ah baba! Kujtove se nuk do ta merrja vesh se çfarë ke bërë?
-Po tani çfarë po thua?

Vinsenti erdhi njëherë rrotull.
-Alfred Borton, e di pse erdha me ty në Vjenë? Sepse dija gjithçka që kishe bërë. Ti doje t'ia mbathje nga Londra. Më vjen keq vetëm për faktin se lëndova Katerinën. Nëse ajo do e merrte vesh që atëherë se ti je shkaktari që nxiti vrasjen e babait të saj, atëherë ajo do të më urrente akoma dhe më shumë. Nuk do të më takonte më kurrë. A nuk ishe ti ai që i tregove mamasë së Katerinës se babai i Katerinës kishte vrarë babain e Hermanit? A nuk ishe ti që i tregove dhe xhaxha Hansit se vëllai i tij ishte vrarë nga babai i Katerinës? Kështu që ti je shkaktari i vërtetë i vrasjes së z. Frederik. Ti baba! Je njeriu më i ndyrë që ekziston. E di, lëndova Katerinën duke të mbrojtur ty dhe nderin e familjes, që nder i thënçin! - tha Vinsenti teksa u bë gati të shkrepte armën ndaj Alfredit.

-Uuu, sa interesante! Dhe tani le të fillojë festa! - tha Hana me vete duke buzëqeshur me krenari, teksa përgjonte mbi pemë e vështronte me dylbi.
-Ndal! Policia! - u dëgjua zëri i Xhekut teksa e shpërtheu derën me një të shkelmuar me këmbë. Policët hynë brenda dhe kapën Alfredin, ndërsa Vinsentin e kapën dhe ia morën armën. Shtëpia ishte e gjitha e rrethuar.
-Shef, zonat e kontrolluara janë të pastra, - tha njëri nga policët.

Xheku buzëqeshi me atë krenarinë prej polici.
-Alfred Borton, jeni i arrestuar për mashtrim, falsifikim dokumentash të pronave, vrasje të paramenduar dhe shumë gjëra të tjera që do të kemi kohë t'i bisedojmë kur të shkosh në gjykatë.
Xheku nxori prangat dhe ia lidhi duart Alfredit.
-Menduat se do të shpëtonit kaq lehtë nga policia, z. Borton?
-Mund edhe ta kisha bërë, - turfulloi Alfredi.
-Ke të drejtë të mos flasësh. Gjithçka që thua mund të përdoret kundër teje në sallën e gjyqit, - ia ktheu Xheku.

-Krimineli u kap, e përsëris, u kap, - tha Hana teksa fliste me gruan misterioze në celular.
-Po! Ky është lajmi që doja të dëgjoja. Është lajmi më i mirë që mund të më jepje, Hana. Faleminderit për gjithçka që bëre për mua dhe për vajzën time, - iu përgjigj gruaja duke buzëqeshur.
-Ishte kënaqësia ime të merresha me këtë çështje, zonjë. Nuk do ta humbisja për asnjë çast këtë lloj rasti. Nuk mund të jepet dy herë në jetë.
Gruaja misterioze u ul në kolltukun e saj pranë ballkonit, teksa buzëqeshte për gjithçka që ndodhi. Për herë të parë pas kaq shumë vitesh, ndieu se hoqi një barrë nga vetja.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora