134.

66 3 0
                                    

Ndërkohë Hana po vinte rrotull nëpër atë banesë të vjetëruar. Mendime të ndryshme i vinin në kokë.
-Negro! - thirri ajo.
-Po Bionde?
-Shpërndaji burrat në të gjithë zonën, por pa u dukur. Thuaji të përgatiten për një shfaqje plumbash që lart nga ku gjendemi ne. Dua të shoh gjithë rojet dhe truprojat e Alfredit të shtrirë përtokë të vdekur.
-Si urdhëron, do të vihemi në zbatim menjëherë.
-Kujdes... urdhrin e komandës e jap unë se kur duhet të veproni. Mjafton të shpërndaheni e të prisni urdhrin tim.
-Padyshim, mjafton që të na thuash dhe ne jemi gati, - tha ai dhe shkoi tek burrat e tjerë që gjendenin aty rreth shtëpisë për t'u dhënë urdhërin e shpërndarjes.
Ajo buzëqeshi me krenari teksa filloi t'i fliste Vinsenit.
-Këta burra janë për mua njësoj si gjithë rojet dhe truprojat e babait tënd. Veçse me një dallim. Edhe ata e duan të vdekur babain tënd, por unë po i lë të kënaqen duke vrarë rojet dhe truprojat e Alfredit. A nuk është një fund i lavdishëm për epokën e Bortonëve?
-Do ta paguash për gjithçka që po bën! - ulëriti Vinsenti.
-Nuk jam unë ajo që do e paguajë, është Alfredi. Shumë shpejt do të më kuptosh, Vinsent, - tha ajo teksa e vështronte duke buzëqeshur e duke menduar për gjithë katastrofën që po shkaktonte.

Alfredi po udhëtonte në makinën e tij luksoze, së bashku me truprojat e tij dhe gjithë rojet që e ndiqnin me makina të tjera nga pas. Celulari i tij lëshoi një tringëllimë, e tani ai dukej disi i nervozuar kur pa se ishte sërish numri i Vinsentit. E hapi celularin me duart që i dridheshin. Një zë femëror u dëgjua në atë objekt teknologjik.
-Pra po vjen këtu, apo jo?
-Më prit Hana, më prit duke sjellë fundin tënd për gjithçka që po bën.
-Oh hahaha! Fundin tim... apo tëndin?
-Hana!
-Ah, që të jem e qartë. Nuk dua të shoh asnjë nga ato rojet e tua apo truprojat e tu, nëse shoh qoftë edhe një, atëherë do ta vras. Dua të vish i vetëm.
-As mos e ço nëpërmend ta bëj këtë gjë.
-Dakort, si të duash, por ta dish që nuk dua të shoh asnjë roje të vijë pas teje kur të drejtohesh për nga kjo banesë ku gjendem. Mos më thuaj më vonë që nuk të paralajmërova.
-Do të vij me ta dhe do ta shkatërroj Ivanovin e fundit që e lashë të gjallë. Ky ishte gabimi im më i madh, që të lashë dhe ty të gjallë atëherë.
-Kurseji këto komente kur të vish këtu, Alfred. Unë po të pres me gjithë entuziazmin tim.
Alfredi u nervozua akoma dhe më shumë dhe ia mbylli celularin. Hana bëri një fytyrë të çuditshme ironike para Vinsentit.
-Oh Zot, sa i paedukatë që është! Kështu jeni ju Bortonët kur nxeheni, nuk pyesni për asgjë. Hëh, xhaxha plaku Alfred nuk ka ndryshuar aspak, është po ai njeri i tmerrshëm që dikur më fuste frikën. Tani nuk ia kam fare frikën. Tani thjesht më vjen të qesh.
Vinsentit nuk i pëlqente gjithë kjo djallëzi që përçonin sytë e Hanës kundrejt tij. Nuk ndihej mirë, po përjetonte orët më të tmerrshme të jetës së tij. I trishtuar se pse nuk mund të kishte jetuar një jetë tjetër të re, tashmë e dinte se nuk kishte për ta ndryshuar më jetën që nisi. Donte që i gjithë ky makth të mbaronte njëherë e mirë. Ishte krejt i lodhur, i rraskapitur teksa qendronte i lidhur në të njëjtin vend që prej disa ditësh pa lëvizur.

-Më shpejt, më shpejt, nxito shofer idiot! Jeta e djalit tim është në rrezik. Mund ta vrasë, ajo do ta vrasë.
-Z. Alfred, po bëj të pamundurën por trafiku nuk po më lejon të eci më shpejt.
-Nuk dua t'ia di për trafikun, jepi më shpejt po të them. Është urdhër!
Shoferi u kapërdi me fytyrën e shqetësuar, dhe ia shkeli gazit, duke thyer kështu trafikun. Ai ia dha me sa shpejtësi të mundej. Alfredi dukej i nervozuar, dhe i shqetësuar për Vinsentin.
-Jepi më shpejt, më duket sikur po më vonon më shumë me kaq shpejtësi sa i jep. Ec më shpejt, më shpejt!

-Atëherë, nuk më ktheve një përgjigje Vinsent. Më thuaj, të pëlqejnë shfaqjet?
-Ç'dreq pyetje është kjo?
-Është e rëndësishme për mua ta di. Për shembull, të pëlqen teatri?
-Nuk e di se çfarë dreqin po më thua tani. Ti më ke rrëmbyer dhe po më flet për teatër! Ç'lidhje ka teatri në gjithë këtë që po thua?
Hana buzëqeshi.
-Oh Vinsent, teatri ka shumë lidhje në gjithë këtë që po ndodh. Përgatitu të shohësh teatrin më të mrekullueshëm që mund të jetë dhënë ndonjëherë në Londër, të cilin e kam titulluar 'Fundi i epokës së Bortonëve'.
Vinsenti shqeu sytë, i shokuar.
-Jo!
-Po, Vinsent! Po! Do të ndodhë tani në darkë, në dhjetor, në muajin e parë të dimrit. Ky muaj do të shënojë dhe fundin e Alfredit. Ai do të vdesë... por jo menjëherë. Gjithçka që kam menduar është pjesë e një plani fare të thjeshtë. Ti do të gjendesh pas asaj dhomës atje pas teje, pas asaj dhomës me xham. Nga ai xham mund të shohësh vetëm ti, ndërsa Alfredi nuk do të mundet të të shohë. Në atë kohë, unë dhe Alfredi do të bëjmë një bisedë të shkurtër në lidhje me të kaluarën e tre familjeve: Andërllend-Borton-Notlli. Në mes të të gjithave është i përfshirë dhe babai yt, Alfredi. Dhe ky do të jetë vetëm fillimi.

Hana filloi të vinte rrotull karriges së Vinsentit.
-Do të jesh i shoqëruar nga Negro gjatë gjithë kohës që do të rrish në atë dhomë. Në fund, pasi gjithçka të përfundojë, do ta kesh ti në dorë jetën e babait tënd.
-Pse unë...?
-Sepse unë nuk kam ndërmend të ndyj duart me gjakun e babait tënd. Kam një djalë pesëmbëdhjetë vjeç që më pret atje jashtë, kam fëmijën tim. Ai po pret me padurim të më takojë, po pret të takojë nënën e tij, po më pret mua. Ndaj dua t'i jap fund gjithë kësaj marrëzie që po ndodh për shkak të Alfredit. Ai duhet të tregojë gjithë të palarat e tij, një për një. Kështu do të mund të arrestohet.
Hana kapi karrigen dhe e tërhoqi me gjithë Vinsentin.
-A e di se sa krime ka kryer babai yt, Vinsent? Krimet e tij nuk numërohen, të gjitha të kryera me apo pa duart e tij. A do që t'i numëroj? Oh, sigurisht që jo. Do të më pëlqente, por... kam vendosur që t'i dëgjosh nga ai vetë. Do të jetë më argëtuese si për mua ashtu edhe për vetë babain tënd. Më argëtuese do të jetë momenti kur ai të zbulojë se ti dëgjove sekretet e tij. Ai do të jetë momenti im i triumfit. Më në fund do të zbulosh se çfarë babai ke.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora