Në mëngjes, Katerina u zgjua ndryshe nga herët e tjera. U zgjua duke buzëqeshur. U ngrit nga shtrati dhe shkoi të hynte në dush. E megjithëse askush në atë shtëpi nuk bënte dush që në orën gjashtë të mëngjesit, Katerina ishte e vetmja që vepronte kështu kur ishte e lumtur.
Nensi hyri pas disa minutash në dhomë, dhe nuk e gjeti Katerinën në shtrat. E kuptoi që ajo ishte me humor të mirë sot, sepse Katerina bënte dush në gjashtë të mëngjesit vetëm kur zgjohej pa nerva.
-Mirëmëngjes znjsh. Kei. Më duket se sot qenke në humor të mirë, - i tha Nensi.
-Ah Nensi, ashtu është vërtet, një mëngjes i mirë. Shiko, edhe qielli s'ka asnjë re. Një ditë e bukur, një ditë pa shi dhe pa nerva, - u përgjigj Katerina.Pas disa minutash, ajo doli nga dushi me peshqirin rreth trupit, dhe me një tjetër mbi kokë. Mori frymë thellë, dhe e nxori lehtë.
-Sot kam vendosur të dal nga shtëpia. Do të shkoj për të bërë pazar. Do të vish me mua?
-Unë? - e pyeti disi e çuditur Nensi.
-Po, ti. Kush tjetër!
Nensi buzëqeshi.
-Sigurisht zonjushë, nëse ti dëshiron që unë të vij, atëherë do të vij.
-Shumë bukur. Atëherë le të përgatitemi për të dalë - tha Katerina.Ndërkohë, në zyrën e Zedersonit hyri sërish Elsa, asistentja e tij.
-Mirëmëngjes, zoti Hostler. Ka ardhur një letër tjetër për ju.
-Në rregull, Elsa. Lëre në tavolinën time, - tha ai.
Ai ishte duke pirë kafen e mëngjesit. Dhe për një moment vështroi letrën. Sërish me mosbesimin e tij mbi letrat. Piu sa piu, dhe e la filxhanin e kafes mbi tavolinë. Mori letrën dhe e hapi.
"Pa të shohim, nga kush është kësaj radhe... hmmm. Uau, pacientja ime me luatje humori, zonjusha Andërllend më paska shkruar letër. Kjo është e çuditshme, këta Andërllendët e paskan të tërë si familje që shkruajnë letra. Por pse duhet të shkruajnë letra kur ekziston E-mail?"
Dhe si mendoi kështu, ktheu sërish një gllënjkë nga kafja e tij. Më pas vazhdoi të lexonte letrën."Zoti psikolog, pacientja juaj me luhatje humori po ju dërgon këtë letër. Jam unë, Katerinë Evë Izabelë Andërllend, pacientja juaj e çuditshme. Po ju shkruaj këtë letër për t'ju thënë se sot, në orën 21:00, jeni i ftuar nga ana ime të hani darkë në shtëpinë time. Kjo është një lloj mënyre për t'ju falenderuar që më bëtë të hapesha për problemet e mija me ju. T'ju them të drejtën, më ndihmoi kjo gjë. Kishit të drejtë, unë kisha nevojë të flisja me dikë për problemet e mija. Dhe e bëra.
Tani është radha ime t'jua shpërblej për të mirën që më bëtë. Ndaj sonte dua që të vini në shtëpinë time. Nuk e pranoj refuzimin. Kështu që jeni i detyruar të vini. Deri atëherë, ju uroj t'ia kaloni bukur."E la letrën mbi tavolinë, ashtu të hapur. Ai u mbështet në karrigen e tij. Dhe buzëqeshi. Ajo qenie e çuditshme ia bëri ditën më të mirë. As vetë nuk e dinte se në ç'mesele ishte kredhur. Të hyje në jetën e Katerinës ishte diçka krejt unike. Dhe ai arriti vetëm brenda tre ditësh ta bënte atë të fliste. Diçka krejt e vështirë si fillim, ajo ishte e gatshme të ndërtonte mure mbrojtëse ndaj atyre që guxonin të zbulonin të fshehtat e saj, por ai arriti t'i thyente ngadalë ato mure, me mënyrat e tij. Dhe ja se çfarë arriti në fund, diçka që quhej mirënjohje.
***
E deri në darkë, orët kaluan shpejt e pa u ndjerë. E fiks në orën 21:00 u dëgjua një trokitje në derë. Derën e hapi Nensi, e cila e mirëpriti të ftuarin e mbrëmjes.
Zedersoni hyri brenda, dhe Nensi e udhëhoqi drejt dhomës së muzikës.
-Ëëëh... a nuk ishte kjo ajo dhoma që më tregoi zonjusha? - pyeti.
-Mund të hyni brenda, zoti Hostler. Znjsh. Kei ju pret brenda, - tha ajo dhe u largua.
Zedersoni hapi derën dhe pa një ndryshim të madh. Tani arrinte ta kuptonte se pse Katerinës i pëlqente aq shumë kjo dhomë. Ishte e gjitha një art i vërtetë.
-Hyni brenda, zoti Hostler, - u dëgjua një zë.
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...