Policët e morën Alfredin dhe dolën nga ajo shtëpi, duke u drejtuar për nga makinat e policisë. Aty, për një moment, Alfredi u përball me fytyrën e Katerinës. Ajo dukej e nervozuar, fytyra e tij i neveritej tashmë. I ndaloi policët për një çast, dhe vështroi me nervozizëm nga Alfredi.
-Mendove se do të mund të shpëtoje nga e shkuara, Alfred? Hëh, nuk arrij ta besoj se sa poshtë ke rënë. Do të kalbesh në burg për gjithë gjërat që ke bërë.
Ajo i la policët të kalonin bashkë me Alfredin. Ata e futën në makinë. Ai dukej ende shumë nervoz. Nuk mendonte kurrë se gjithçka do të përfundonte kështu për të.Katerina mori frymë thellë dhe e nxori atë ngadalë. Xheku iu afrua pranë.
-Si ndihesh tani? - e pyeti.
-Nuk e di, ndihem... çuditshëm.
-Unë po shkoj t'i hedh një sy kësaj shtëpie. Ndoshta mund të gjej ndonjë gjurmë nga Hana.
Xheku u largua pak më tutje duke kërkuar për ndonjë gjurmë të Hanës. Ndërkohë Katerina hyri brenda shtëpisë, dhe aty vështroi Hermanin teksa po diskutonte me Vinsentin dhe nuk po i linte policët ta merrnin.
-Vinsent, për të njëmijtën herë po të pyes. Ku është Hana?
-Nuk e di se ku është.
Hermani u nervozua.
-Vinsent! Mos e moho që ajo të ka rrëmbyer. Më thuaj ku dreqin u zhduk?
-Nuk e di, Herman! Nuk e di se ku ka shkuar. Ajo u largua. Do të ikte larg prej këtej, bashkë me djalin e saj të vogël.
-Hana ka një djalë? - shtangu Hermani.
-Çfarë? Hana është mamaja e një djali? - e pyeti Katerina e çuditur.
-Po, dhe djali saj... është nipi im.
-Çfarë?! - thanë që të dy njëzëri, dhe Katerina dhe Hermani.Pas kësaj, Hermani u kërkoi policëve disa minuta kohë për të folur me Vinsentin. Kështu dhe Vinsenti filloi të fliste.
-Epo... babai im ka patur një djalë para meje, me një grua tjetër. Dhe... ky djali, pra vëllai im, e stërviti Hanën të bëhej një vrasëse profesioniste. Më pas kishte rënë në dashuri me të por që Hana nuk e pranoi dashurinë e tij. Babai im e bindi vëllain tim ta bënte Hanën të tijën dhe... ai abuzoi me të duke e përdhunuar.
Katerina shqeu sytë duke vënë dorën përpara gojës.
-Oh Zot! Çfarë tmerri!
Hermani nuk dinte si të reagonte, dukej i shokuar nga kjo që dëgjoi.
-Dhe Hana... ngeli shtatzënë?
-Po... u bë nënë kur ishte njëzetë vjeç. Dhe për gjithçka që Alfredi i shkaktoi, ajo mori hak. Babai im i rrëmbeu djalin, dhe ajo mendoi se e kishte marrë vëllai im. Ai nuk dinte gjë, dhe ajo nga mos kontrollimi i vetes vrau vëllain tim. Më vonë ndodhi kjo hakmarrja që përfundoi me arrestimin e babait tim.
-Po Hana? Ku u zhduk?
-Iku të takonte djalin e saj të vogël. Hakmarrja e saj përfundoi. Ajo do të ikë diku larg dhe do të jetojë një jetë të re me djalin e saj...
-Një nënë bën gjithçka për fëmijën e saj... apo jo? - belbëzoi Katerina disi e hutuar.
-Koha mbaroi. Na duhet ta çojmë në komisariat për t'i marrë dëshminë, - thanë policët dhe e morën Vinsentin.
Katerina nuk arrinte ta besonte, çfarë katastrofe që kish shkaktuar rrëmimi në të shkuarën e Andërllendëve. Nuk e imagjinonte kurrë se do të ndodhnin të gjitha këto. A thua se hakmarrja kishte marrë fund vallë? A ishin zgjidhur gjithë misteret?Ndërkohë Xheku po vështronte në anën e pasme të shtëpisë. Aty gjeti një derë. E hapi dhe hyri brenda. Ishte një dhomë e nëndheshme.
-Hmm... - mendoi.
Filloi të ecte rreth e rrotull dhomës, pa mundur të gjente ndonjë të dhënë. Nuk po shihte qartë, u detyrua të ndizte elektrikun. Vuri re një tavolinë. U afrua me hapa të ngadaltë, dhe vuri re një letër. E mori letrën dhe filloi ta lexonte.
"Tik-tak, tik-tak, koha po ikën, mbathja të shpëtosh kokën!"
-Çfarë kuptimi ka kjo? - mendoi sërish, dhe vazhdoi të lexonte.
"Nëse nuk e kuptove, atëherë po ta shpjegoj shkurt, me një fjalë: Bum! Gjithçka në këtë ndërtesë do të marrë fund në orën 21:00."
Xheku vështroi orën në dorë, shënonte 20:58. Iu deshën disa sekonda të mendohej se çfarë kuptimi kishin ato fjalë. Hapi sytë fort.
-Oh Zot! - tha dhe vrapoi me sa fuqi kishte.
Në një moment të shkurtër, Hermani dëgjoi të bërtiturat e Xhekut.
-Xheku ishte ai?
Xheku po vraponte me të gjithë fuqinë e tij.
-Mbathjani përpara se bomba të shpërthejë! - ulëriti me të madhe.
-Katerinë! - thirri Hermani.
-Çfarë po... - tha ajo, pa mundur ta mbaronte fjalinë.
Hermani e kapi nga dora dhe u mundua të vraponte sa më shpejt të ishte e mundur.Ora 21:00. Shtëpia shpërtheu me një furi shkatërruese dhe një zhurmë tejet të madhe plasëse, duke u hedhur në erë. Pjesët e saj u shpërndanë gjithandej, duke rënë nga lart. Fuqia e asaj bombe mori përpara çdo gjë që kish shtëpia dhe e shndërroi në rrënojë. Çdo gjë kishte marrë flakë, çdo pjesë e saj.
Trupat e të dyve fluturuan përpjetë, duke u përplasur me barin mbi tokë, teksa të dy vraponin për të shpëtuar.
Pas disa sekondash, Hermani u mundua të ngrihej, edhe pse i gërvishtur keqazi në çdo pjesë të trupit. Vështroi me sytë e zmadhuar atë shtëpi. Më pas filloi të vështronte kudo përreth. Po kërkonte Katerinën me sytë e tij, dhe tejet i shqetësuar.
-Katerinë! Katerinë, ku je? - bërtiti me të madhe, por asnjë zë nuk po vinte prej saj.Xheku vrapoi menjëherë drejt Hermanit.
-Shpëtuat? Ndodhi ndonjë lëndim? - pyeti Xheku.
-Përveç gërvishtjeve, unë jam mirë. Por Katerinën nuk po arrij ta shoh, - u përgjigj Hermani me gjithë shqetësimin që e kishte pushtuar në atë moment.
-Shiko, më duket se Katerina është atje pas asaj pemës, - reagoi Xheku.
Hermani ktheu kokën dhe, pa e vështruar mirë, vrapoi drejt pemës. Aty ndaloi dhe u ul përtokë menjëherë, gjeti Katerinën teksa qendronte e shtrirë pa ndjenja.
-Katerinë, të lutem fol! Të lutem më fol! Mos më thuaj që ke vdekur. Nuk do ta përballoja dot vdekjen tënde.
Por ajo nuk po reagonte. Ai nuk dinte ç'të bënte, i iku mendja për një çast. Vendosi gishtat në qafë për të kontrolluar për puls, dhe fatmirësisht punonte. Ai u lehtësua disi, Katerina ishte gjallë. Nga koka e saj filloi të dilte pak gjak, siç duket ishte gërvishtur kur u përplas me pemën. Por Xheku duket se mendoi zgjedhjen e duhur.
-Le ta çojmë atë në shtëpinë e saj, Herman. Violeta duhet ta dijë që motra e saj është gjallë...Ata hipën në makinë. Hermani e mori në krahë dhe e mbështeti kokën e saj në kraharorin e tij.
-Ah, e dashur! Pse gjithmonë duhet të të ndodhë me patjetër diçka? Pse duhet të të ndodhin ty gjithë të këqijat? Engjëlli im i pafat. Tani mos u shqetëso më, gjithçka mbaroi. Askush nuk mund të na pengojë tani për të vazhduar atë që kemi nisur bashkë.
Pasi hipën në makinë, Hermani kapi dorën e saj të djathtë dhe e puthi me gjithë dhimbjen që i kishte kapluar shpirtin.
-Ti më the që ne të dy do të vdesim bashkë, jo veç e veç. Përse po ma bën këtë? Përse po e le veten tënde të vdesë, Katerinë? Të lutem mos ma bëj këtë. Mos ik! Të paktën... jo tani që ne të dy do të nisim një jetë krejt tjetër.
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...