45.

119 5 0
                                    

Kjo do të ishte pikërisht dita më e dashur për Katerinën. Ndoshta dikur po, kur ishte ende fëmijë. Kjo do të ishte dita në të cilën të gjithë do të hiqnin maskat në mbrëmie, për të shfaqur fytyrën e vërtetë. Kjo na ishte dita e 31 tetorit, dita e festës së Hallouinit...

Të gjithë ishin aq të përkushtuar në shtëpinë e Andërllendëve. Sebastiani po merrej me dekorimin e kungujve, Nensi dhe shërbyeset e tjera po merreshin me gatimet e festës. Violeta kishte një çehre të mrekullueshme humori. Alani dukej mirë gjithashtu.
-Violetë, me këtë fustan dukesh fiks si për Hallouin! - i tha ai pasi e pa Violetën veshur me fustan portokalli.
-Oh shakaxhiu im! Prandaj e kam vënë dhe fjongon e gjelbër mbi kokë, - ia ktheu ajo duke e puthur.
Nuk vonoi shumë dhe Klarku bashkë me Anën erdhën tek Violeta.
-Mami, shiko çfarë sollëm, - tha Klarku.
-Kunguj! - tha Ana.
Violeta qeshi.
-Zemrat e mamit, këto nuk e kanë vendin këtu. Këto çojani Sebastianit.
-Dakort mami, - tha Klarku.
-Babi, po ne do të maskohemi për festë? - e pyeti Ana Alanin.
-Sigurisht, por më parë çoni kungujt te Sebastiani, - i thotë ai.
-Pooo! - brohoritën fëmijët duke shkuar për te Sebastiani.
-Unë do të bëhem si Xhokeri! - tha Klarku.
-Ndërsa unë do të bëhem si Harli Kuin! - tha Ana.

Të gjithë ishin të entuziasmuar... përveç asaj që rrinte e mbyllur në dhomën e vetë...
"Dhomë moj dhomë! Përse je ti dhoma ime? Përse sa here që vij këtu përhumbem në kujtimet e mija të brishta? Përse Katerina jote vuan kaq shumë? Përse i humbet ata që do?" mendonte Katerina, zonjusha që rrinte e strukur në dhomën e saj.
Katerina thirrej Katerinë. Znjsh. Kei i përket së shkuarës. Përveç Nensit, të gjithë të tjerët tashmë e thërrasin thjesht Katerinë.

Në një moment, Violeta hyn në dhomën e Katerinës gjithë humor.
-Ej! Bën mirë të dalësh se do të plakesh po ndenje mbyllur.
-E çfarë pastaj? Unë jam plakur tashmë.
Violeta u afrua pranë saj.
-Katerinë, ti nuk je plakur. Ti thjesht je e lodhur...
-E lodhur? Jam tridhjetë e dy vjeç, dhe jam beqare akoma. Ka më bukur? Jam plakur Violetë! Jeta nuk ka më kuptim për mua. Vetëm para një viti humba psikologun tim, humba Zedersonin në atë shpërthim të mallkuar. Nëse ai do të ishte gjallë... më saktë, po të mos kishte ardhur në udhëtim me mua... Bah! E paralajmërova atë njeri të mos vinte, por ai nguli këmbë si dreqi. Dhe në fund, kur u përshëndetëm... pikërisht aty ndodhi e gjitha. Ai hyri në shtëpi pa të keq... dhe menjëherë të nesërmen jepen lajmet për vdekjen e tij nga një shpërthim i qëllimshëm. Nuk arrij ta kuptoj Violetë. Mos vallë unë sjell ters?
Violetën e shqetësonte gjendja e Katerinës, e cila fajësonte veten se pse e la Zedersonin të vinte në atë udhëtim me të.
-Katerinë, ai ishte njeri i mirë, dhe nuk është faji yt pse ai vdiq. Ashtu ishte e shkruar. Ti nuk sjell ters, ti thjesht je pak e tronditur për momentin dhe nuk po mundesh të logjikosh siç duhet.

Dhe pas kësaj, Violeta u mundua të ndërronte temë.
-Tani ngulite në kokë Katerinë. Je fiks tridhjetë e dy vjeç, ashtu siç the pak më parë. Është mirë të fillosh të mendosh për të ardhmen tënde. Duhet të përgatitesh për atë të ardhme të ndritur.
-Po tani për çfarë e ke fjalën, Violetë?
-Po të them që duhet të martohesh. Duhet të martohesh me dikë të të njëjtës gjendje sociale. Dhe sa më shpejt, aq më mirë.

E ndërkohë Violeta u bë gati të shkonte në anën tjetër, atje ku gjendeshin njerëzit që ishin ftuar për të kaluar mbrëmien e Hallouinit.
-Mos i harro ato që të thashë. Ti je një Andërllend e dashur motërz. Ti meriton një burrë fisnik, të pasur, të denjë për familjen që do të krijosh.
-Oh Violetë! Mjaft me këtë punën e martesës, më bezdis ndonjëherë.
Violeta buzëqeshi.
-Katerinë, ti nuk do të rrish gjithë jetën beqare, apo jo? Ku i dihet, burri yt i ardhshëm mund të jetë midis njerëzve që ftova.
-Violetë! - reagoi si në siklet Katerina.
Violeta qeshi.
-Hahaha... shaka serioze. Tani ngrihu e rregullohu. E gjithë Londra kërkon të të shohë.
-Po pra, gjithë beqarët e Londrës!

Violeta nuk duroi më, nuk mund ta shihte Katerinën kështu. I kapi dorën dhe e tërhoqi drejt pasqyrës.
-Shikoje veten në pasqyrë. Shiko çfarë gruaje je. Ti je e mrekullueshme Katerinë, mos e lër veten në këtë gjendje. Ku dreqin shkoi Katerina ironike me ata sytë gjysmë të mbyllur?
Katerina përgjysmoi sytë dhe e pa me një buzëqeshje ironike.
-E ke fjalën për këtë fytyrë? Që kur ke filluar ta pëlqesh fytyrën time ironike, e dashur zonjë e madhe?
Violeta buzëqeshi po me ironi.
-Oh zonjushë! Ti vërtet m'i ke ngritur nervat dikur vetëm prej kësaj fytyre. Por kjo fytyrë të shkon shumë. Dhe mua më pëlqen tani të të shoh sërish me këtë fytyrë.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now