33.

116 5 1
                                    

Ora 22:00. Errësira kishte pushtuar qiellin e Nju-Jorkut. E ndërkohë, ata të dy kishin mbërritur në apartamentin e saj. E në atë moment u gjendën në dhomën e saj.
-Pra, si t'u duk dita e sotme? - pyeti ajo.
-Jo keq. Më pëlqeu, ishte e veçantë, - iu përgjigj ai.
-Hëh, nuk ka se si të jetë ndryshe nëse jam unë pjesë e ditës.

Dhe për një moment, Zedersoni hapi gojën për gjumë.
-Zederson, përse vazhdon të flesh në divan? Unë kam një krevat gjigand këtu në dhomë që është sa për dhjetë vetë. Nuk besoj se do ta kishe problem po të flije aty.
Ai shtangu. Fjalët e saj i ngecën në grykë, sa u mundua t'i kapërdinte ato.
-Çfarë... aty... me ty? Jo jo jo, me mua nuk ka për të ndodhur asgjë e tillë. Nuk mund ta bëj. Ne...

Katerina i shkoi afër. Ajo u zgjat në majë të gishtave për ta parë më afër fytyrën e tij disi të zverdhur dhe vuri re se ballin e kish të mbuluar në djersë të ftohtë. Zgjati njërën dorë dhe ia fshiu ballin ngadalë dhe me kujdes. Dhe ia nguli sytë.
-Ke frikë nga unë? - i pëshpëriti ngadalë.

Ai heshti. Ajo pyetje ia shkundi shpirtin. Filloi të belbëzonte.
-Jo... nuk kam frikë. Por nuk mund ta bëj atë gjë.
Një buzëqeshe harkoi buzët e saj.
-Ti ke frikë. Ke frikë të flesh në të njëjtin shtrat me pacienten tënde. Dikush tjetër do të kishte bërë ndonjë gjë pa më pyetur fare. Ti je frikacak. Pranoje që je frikacak.

Ajo u distancua, por një dorë ia kapi menjëherë krahun. Dora e tij, dhe ai vetë. Katerina vështroi dorën mbi krah, më pas Zedersonin. Një hutim delikat mbërtheu fytyrën e saj tek vështroi fytyrën e Zedersonit.
-Kei, nuk jam frikacak. Unë thjesht... 

Ai rrudhi vetullat. Zëri i tij nuk doli siç duhej nga goja e tij. Për një moment, fytyra e tij u zverdh e tëra. Filloi të ndihej disi keq. Fuqia filloi t'i binte, dhe Katerina e ndieu.
-Zederson? A je mirë?
Ai nuk po reagonte. Kishte ngrirë i gjithi. Papritur e lëshoi veten dhe ra mbi dysheme. Katerina shqeu sytë, e tmerruar. U ul menjëherë në gjunjë pranë tij.
-Zederson, çfarë të ndodhi? Po më tremb. Të lutem m'u përgjigj.

Katerina vuri dorën e vetë mbi ballin e tij.
-Oh Zot! Ti po digjesh!
-Nuk kam... asgjë, Kei.
-Si mund të thuash që nuk ke asgjë kur ti po digjesh? E kupton që ke temperaturë?
Ajo u mendua menjëherë se çfarë duhet të bënte.
-Po i telefonoj doktorit. Mos lëviz, dakort?
-Kei... mos e merr doktorin. Nuk kam asgjë... në rregull? - tha ai teksa u mundua të ngrihej në këmbë, por që e kishte shumë të vështirë.

Katerina u mundua ta ndihmonte duke e ngritur. Dhe e uli mbi shtrat.
-Tani do të shtrihesh këtu.
-Kei... nuk mund ta bëj këtë. Ky është... shtrati yt.
-Zederson, nuk mund të të lë në divan. Po sikur të përkeqësohesh më shumë? Nuk e di çfarë mund të të bëj pastaj, kështu që tani për tani e vetmja gjë që duhet të të bëj është të të vendos ndonjë kompresë me ujë të ftohtë në ballë. Kështu bënte mamaja ime sa herë sëmuresha me temperaturë.

***

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now