111.

81 3 1
                                    

Në sytë e saj u shpërthyen disa shkëndija lumturie. Ishe e lumtur që ai ishte i qetë. Dhe për një moment, Katerinës i lindi një ide që ndoshta mund ta ndihmonte sadopak Hermanin.
-Eja me mua.
-Ku? - e pyeti ai teksa e shikonte me sytë e tij të gjelbër e të errët.
Ajo nuk i ktheu përgjigje, por e kapi dorën e tij dhe e tërhoqi ngadalë për në tualet. U futën të dy brenda. Avulli i ngrohtë kishte pushtuar gjithë tualetin.
-Çfarë do të bëjmë këtu, Katerinë? - e pyeti disi i hutuar.
-Një banjë të mirë.
Më në fund, një buzëqeshje i doli Hermanit nga fytyra.
-Të dy bashkë?
-Jo idiot! Vetëm ti, unë nuk kam nevojë të bëj banjë, - tha ajo duke qeshur.

Hapi rubinetin. Uji i ngrohtë ra në vaskë dhe po e mbushte të gjithën. Katerina u gjend pak e përkulur nga rubineti, teksa provonte me dorë ngrohtësinë e ujit në vaskë. Ndërsa Hermani e vështronte i mahnitur. Ajo nuk po shqetësohej fare për të shkuarën e tij, ajo thjesht po përpiqej ta ndihmonte.
Dhe pasi mbaroi së përgatituri ujin, u kthye nga Hermani.
-Tani djaloshi duhet të heqë rrobat, - tha ajo dhe iu afrua ngadalë.
Zgjati duart dhe filloi t'i zbërthente këmishën e zezë që ai kishte veshur, duke zbuluar kraharorin e tij muskuloz. Më pas duart i çoi përpara, në mënyrë që t'ia hiqte plotësisht këmishën, dhe i përshkoi duart posht, drejt krahëve të tij të fuqishëm.

E lëshoi këmishën përtokë, dhe sytë ia nguli trupit të tij për pak sekonda. Më pas i përqendroi sytë e saj në të tijët.
-Pantallonat hiqi vetë, mos prit ta bëj unë, - tha ajo duke buzëqeshur.
-Ke frikë se mos të shkan dora gabimisht?
-Herman!
Ai buzëqeshi me dhëmbët e sipërm dhe pa ia hequr sytë, i hoqi pantallonat.
-Tani futu në vaskë, - i tha ajo.
-Je e sigurt që nuk duhet të heq ndonjë gjë tjetër?
-Nëse e ke fjalën për mbathjet e tua, ato mund t'i mbash veshur. Dhe kaq sa je zhveshur je shumë... për mua.

Ai nuk foli më, dhe shkoi në vaskë e u ul në të. Ndieu ngrohtësinë e ujit që ia bëri lëkurën mornica.
-O Zot! - ofshau me sy mbyllur, teksa e nxori gjithë frymën përnjëherë.
Katerina iu afrua pranë.
-Ndihesh më mirë tani?
-Më ndryshe. Më pëlqen të ndiej ngrohtësinë kur jam i akullt fizikisht.
-Atëherë kjo do të të bëjë mirë, - tha teksa gjendej me gjysmën e trupit të saj përkulur anash tij, e me pëllëmbët e duarve mbështetur tek gjunjët.

Më pas, Katerina u bë gati të dilte nga tualeti. Nuk dinte më se çfarë të thoshte. Thjesht mendoi se tashmë duhet ta linte Hermanin vetëm me veten e tij. Dhe ai e pa teksa ajo shkoi drejt derës për të dalë që aty e për të ikur. Sapo ajo vuri dorën në dorezën e derës, Hermani e thirri sërish.
-Katerinë!
Ajo ndaloi. Mbylli sytë për një moment. E adhuronte zërin e tij të thellë që po përpiqej ta ndalonte të ikte. Kapërdiu lëmshin që i ish mbledhur në fyt, dhe u kthye nga ai.
-Po?
-Faleminderit, - tha ai, teksa ia kishte ngulur sytë.
-Për çfarë?
-Për gjithçka.

Katerina iu afrua sërish, me hapa të ngadaltë.
-Do të bëhesh më mirë Herman. Më beso për këtë.
-Të besoj.
-Uji i ngrohtë do të të bëjë më mirë. E kam provuar dhe vetë. Jam e sigurt që... mërzia jote do të kalojë pas kësaj. Dhe ti... do të kthehesh sërish në Hermanin e zakonshëm, - ajo përshkoi njërën dorë në fytyrën e tij të mprehtë.
-Po por... - ai ia kishte ngulur sytë e tij të gjelbërt me një lloj fuqie që i buronte nga brenda.
-Por çfarë?
-Mungon diçka në vaskë.
-Vërtet? - e pyeti me një zë të butë teksa e afroi fytyrën pavetëdije pranë të tijës.
-Po... je ti, - tha ai dhe e kapi të gjithën dhe e tërhoqi fuqishëm brenda në vaskë.

Katerina shqeu sytë dhe gojën bashkë. U bë e gjitha qull nga uji i vaskës.
-Herman, çfarë dreqin bëre?!
Ai vetëm qeshte me të madhe. Por Katerina nuk u ndal.
-Herman, e kupton që nuk kam rroba të tjera për të veshur? Si dreqin do të iki në shtëpi?
-Nuk do të ikësh...
-Çfarë?
Gishti tregues i dorës së tij të djathtë u mbështet në buzët e saj. Dhe sytë e tij të gjelbërt gjetën sytë e saj e frikësuar prej asaj që ndodhi pak para disa sekondave. Buzët e saj ishin gjysmë të hapura, dhe ai ndiente frymën e saj të përplasej me gishtin e tij.
E afroi fytyrën e tij drejt të sajës, i dhuroi një puthje të butë në faqen e majtë të saj. Sytë iu rënduan vogëlushes së tij, teksa ai afroi buzët e tij në veshin e saj.
-Nuk dua të ikësh. Të lutem... vogëlushe. Mos më lër vetëm këtë natë. Kam nevojë për ty, për prezencën tënde rrotull meje.

Dhe për një çast, parfumi i saj depërtoi në shqisën e tij të nuhatjes.
-Çfarë parfumi është ky? - pyeti, krejt i përqendruar.
-Është parfum natyral, i bërë nga esenca e trëndafilave të bardhë. Ky lloj është i veçantë pasi është mamaja ime që e ka krijuar. Dhe nuk gjendet askund tjetër veçse në shtëpinë time. Dhe... unë jam e vetmja që e përdor.
-Mmm... më pëlqen. Qenka i veçantë, si ti.
Ajo buzëqeshi. Nuk dinte më se çfarë po bënte. Për një moment ndjeu një farë lumturie teksa qëndronte pranë tij. Ndihej me fat që ai e adhuronte. Ndihej e lumtur që ai nuk po e linte të ikte. Ndihej e lumtur që ai kishte nevojë për prezencën e saj.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now