56.

97 4 2
                                    

Të gjithë sapo kishin ikur. Violeta mezi e kish pritur këtë moment. E drejtoi Katerinën për nga dhoma e pritjes dhe aty e prezantoi me Hermanin, pa e ditur që deri para disa minutash ata të dy folën për herë të fundit.

Të dy u vështruan sërish. Sikur të ishte hera e parë që shiheshin me njëri-tjetrin. Ai buzëqeshi dhe u ngrit në këmbë.
-Katerinë Evë Izabelë Andërllend! Çfarë kënaqësie që po të takoj në këtë natë.
-Njihemi gjë ne të dy? - e pyeti ajo, ashtu si të ishte hera e parë që e shihte.
-Katerinë, ky djalosh i burrëruar është Herman Notlli, një nga miqtë tanë të fëmijërisë. Vërtet nuk e mban mend? - tha Violeta.
-Ndoshta po, por jo dhe aq. Ti e di Violetë, sa herë që ti luaje, unë isha duke mësuar si të pija çaj si anglezët e kohërave antike.
-Ah po, ashtu bëje vërtet. Por mendoj se Hermani nuk është nga ata persona që harrohet lehtë. Ai vinte të luante këtu, bashkë me Vinsentin.
Katerina bëri sikur u kujtua, diçka që Hermanin e linte gjithmonë pa fjalë.
-Oh, tani më kujtohet. Herman Notlli. Ai djaloshi që vinte këtu gjatë gjithë kohës. Sidomos kur unë i bija pianos.
-Po, ai vinte gjithmonë për të dëgjuar se si i bije pianos. Por sonte ai do të rrijë këtu.
E pasi dëgjoi këtë, Katerina vështroi e çuditur Violetën.
-Do të rrijë këtu?
-Ah, sa për këtë pjesë. Shtëpia ime po rregullohet dhe njëherë për shkak se kanë kaluar shumë vite qëkur nuk kam jetuar më aty. Isha me fat që takova Alanin pasi mbaroi festa, ai më ftoi të qendroja këtë natë këtu në këtë shtëpi të madhe dhe të bukur të Andërllendëve. Dhe unë sigurisht që nuk mund ta refuzoja qëndrimin në këtë shtëpi, - u sqarua Hermani.
-Kënaqësia është e imja, Herman. Ti je një njeri i shtëpisë sonë, - u përgjigj Alani me buzëqeshje.

E ndërkohë u ulën në tavolinë për të ngrënë për herë të fundit në këtë natë. Hermani dhe Katerina po vështronin njëri-tjetrin. Të dy u përhumbën në mendime.
Katerina: Po sillemi si dy të panjohur, i dashur. Sikur s'jemi njohur kurrë më parë.
Hermani: Po sillemi sikur të jetë kjo e para natë që njihemi.
Katerina: Dhjetë vjet, sikur dhjetë shekuj.
Hermani: Jam këtu, përpara teje, përpara qenies tënde femërore. Dukesh kaq e bukur sonte.
Katerina: Sa më shumë të shoh, aq më shumë ndiej një dëshirë të fortë që më djeg të gjithën.
Hermani: Dhe sa do të mundem vallë të të shoh në këtë mënyrë si kjo e momentit?
Katerina: Le të ikim diku fshehurazi. Kështu do të mund të më përqafosh.

-Atëherë, Herman. Si ke kaluar me punët jashtë shtetit? A të paguajnë mirë? Ti duhet të jesh një avokat i zoti, përderisa në Londër njihesh si një avokat me emër, - tha Violeta krejt papritur, duke i shkëputur të dy nga mendimet.
Hermani dinte ta ruante qetësinë edhe atëherë kur sapo ish shkëputur nga mendimet.
-Si gjithmonë çështje, çështje dhe vetëm çështje. Shumë probleme për t'u zgjidhur. Shumë debate, konflikte, paqartësi të cilat i zgjidh. Edhe nëse nuk mundem, përpiqem të bëj të pamundurën për t'i zgjidhur. Kjo është detyra ime kryesore, të bëj të mundur atë që të tjerët e shohin të pamundur. Gjithmonë në të mirën e klientit tim. Kërkesat e klientit janë urdhra që duhet t'i zbatoj. Për mua nuk ka shumë rëndësi pagesa e punës sime, kryesore për mua është që klienti im të dalë në fund i kënaqur, - u përgjigj ai, duke i drejtuar sytë nga Katerina.
-Mënyra se si flet, tregon që ti je një avokat me vetëbesim. Dhe vetëbesimi mund të jetë i mirë, por mund edhe të të dëmtojë Herman, - iu përgjigj ajo, duke buzëqeshur.
-Ideja është t'i ruhem dëmtimit, Katerinë. Unë jam i qetë, dhe kjo më ndihmon.

Ai nuk reshte së shikuari fytyrën e saj të bukur, ndërkohë që Katerina po e shihte me atë vështrimin 'E di mirë se sa i qetë je ti'. E pasi iu afruan fundit të asaj darke në tavolinë, Violeta iu drejtua Hermanit me një buzëqeshje.
-Herman, në qoftë se ke mbaruar së ngrëni darkë, atëherë Alani do të të tregojë dhomën e gjumit në të cilën do të flesh sonte.
-Në rregull, do të shkoj atje pasi të kem larë duart.
Katerina e ndoqi me sy derisa ai shkoi në tualet. Alani u nis pak pas tij për ta pritur derisa Hermani të mbaronte së lari duart.

Me një fytyrë disi të habitur u kthye nga Violeta.
-Violetë, seriozisht e ke që ai do të rrijë këtu?
-Po Katerinë, çfarë ka të keqe këtu? Hermani është kthyer pas një kohe të gjatë nga qëndrimi në Nju-Jork. Më në fund, Alani bëri njëherë një gjë të saktë në jetën e vetë.
-Si mund ta bësh këtë, Violetë? Ai mund të rrinte kudo, përveçse në shtëpinë tonë. Mos iu ka lënë mendja? Hermani dikur ka qenë shumë i fiksuar pas kësaj shtëpie. Ai rrinte me ditë të tëra këtu. Dhe vetëm më çmendte mua teksa i bija pianos.
-Katerinë, ishte kohë tjetër ajo. Ai nuk është më i vogël, dhe as ti nuk je më e vogël. E the dhe vetë, je tridhjetë e dy vjeç. Ai është tridhjetë e shtatë, po aq sa unë. E di? Ndonjëherë nuk e kuptoj fare sjelljen tënde kundrejt të ftuarve të mi. Hermani nuk është i panjohur. Mundohu të sillesh mirë me të.
-Oh Violetë! Gjithmonë do të bësh sipas kokës tënde. Të paktën më thuaj se në cilën dhomë do të flejë.
-Në dhomën përballë tëndes, e dashur.
-Seriozisht Violetë? Përse atë dhomë?
-Është mëse e përshtatshme për Hermanin. I ka të gjitha gjërat që mund ta bëjnë Hermanin të flejë rehat.
-Po! Shumë e përshtatshme! Dhe kush do të flejë aty? Hermani, një burrë që ka vite pa ardhur këtu. Do të flejë në dhomën përballë. Po si të shkoi ndërmend kjo ide?
-Katerinë, të lutem, mjaft dramatizove çdo gjë të mundshme.
-Violetë, e ke menduar ndonjëherë që... Hermani mund të më shohë me një sy tjetër? Sepse e the vetë, as ai e as unë nuk jemi më të vegjël. Ndoshta ai vjen natën në dhomën time dhe i shkrepet të më bëjë ndonjë gjë perverse që vetëm meshkujt mund ta bëjnë.
-Katerinë, Hermani nuk do të ta bënte diçka të tillë. Ai është serioz, dhe as nuk i shkon mendja të të bëjë keq ty, apo të përfitojë prej faktit që i dhashë dhomën përballë tëndes për të kaluar natën.
-Të lutem... mjaft u solle sikur njeh çdo njeri të mundshëm, Violetë. Ai vërtet mund të jetë serioz para teje, por ti nuk e di se çfarë fshihet pas atij Hermanit serioz, - tha Katerina, duke menduar se me kaq do ta mbyllte bisedën.
-Prit pak, ç'do të thuash me atë që the, zonjushë? - e pyeti Violeta, disi konfuze.
Katerina ndaloi, në fytyrën e saj u shfaq thjesht një buzëqeshje ironike.
-Natën e mirë, zonjë e madhe.

***

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now