73.

102 5 0
                                    

Ai buzëqeshi dhe e vështroi me fytyrën ngjitur pas të sajës.
-Katerinë... i gjithë Parisi shkëlqen nga dritat në këtë orë... e ti më thua të fik dritën?
-Aktet e marrëzisë shijojnë më shumë në errësirë, Herman. Dhe... ti e di që unë e adhuroj errësirën në të tilla rastesh. Kam një vit e gjysmë, gati dy vjet që kam jetuar larg teje dhe... më ka marrë malli për ty. Për gjithçka tënden.
-Të ka marrë malli edhe për këtë që po ndodh tani mes nesh?
-Ti je ai që e nise... unë thjesht po ndjek lojën tënde.
-Hëh... ky është pretekst. Ti po digjesh nga dëshira për të qenë pranë meje.
-Nga e kupton ti këtë?
-Nga frymëmarrja jote, nga mënyra se si lëviz fryma jote teksa hyn e del në buzët e tua. Nga mënyra se si duart e tua më prekin, aq butë dhe aq ëmbël. Nuk mundesh dot të rezistosh, e aq më pak kur joshesh kaq lehtë nga unë.
-A nuk është kjo ajo që ti do? A nuk e do këtë? Unë po përpiqem të të dua... dhe mendoj se po arrij të të dua çdo ditë më shumë, ashtu siç je, Herman. Kjo është ajo për të cilën lufton ti, dhe pas çdo konflikti apo lufte nervash që ndodh mes nesh, ti ia del mbanë të fitosh, duke më bërë gjithnjë e më shumë për vete. Nuk e di, ndonjëherë të adhuroj kaq shumë, në çdo detaj tëndin. Është e vështirë të shpjegohet me fjalë, por realisht tani nuk dua t'ia di për asgjë tjetër veçse për ne të dy... dhe për gjithçka që do të bësh ti gjatë kësaj loje që po luan me mua. Jam kurioze të di se ç'do të më bësh kësaj radhe. Dhe ti e di, unë vdes për surprizat.
Ai buzëqeshi, dhe e mori pas vetes. U ngrit në këmbë, duke e mbajtur Katerinën të lidhur pas trupit të tij të fuqishëm.
-Nuk kam parë kurrë një femër të tillë... në jetën time... që të më dojë në këtë mënyrë. As unë vetë nuk kam dashur kaq marrëzisht një femër... kaq marrëzisht sa të dua ty, Katerinë, - tha ai dhe e puthi në një mënyrë tejet pasionante sa e bëri Katerinën të shkrihej e gjitha në krahët e tij.
Ajo s'kishte fuqi për ta kundërshtuar atë burrë, ai ishte tejet joshës për të. Jo vetëm nga fiziku që të gjitha femrat e adhuronin, por dhe nga mënyra se si e trajtonte me aq pasion. Ai e donte kaq marrëzisht, siç nuk donte asnjë tjetër. Ajo ishte engjëlli i tij i rënë nga qielli.

Këmbët e çuan Hermanin drejt sallonit. E teksa mbante Katerinën në krahët e tij, e drejtoi atë nga tavolina.
-Meqë ra fjala tek surprizat... - tha ai.
Katerina ktheu kokën nga tavolina dhe pa të vendosur në të një pjatë të mbushur me çokollatë të zezë, dy gota qelqi dhe një shishe shampanjë nga ajo më e mira.
-Hmm... ti po që di të më surprizosh, - tha ajo, teksa buzëqeshi në një mënyrë tejet joshëse për Hermanin.
Ai e zbriti Katerinën nga krahët e tij.
-Është e gjitha për ty. Tani më thuaj, si dëshiron ta përdor këtë surprizë? Dëshiron t'i hash menjëherë çokollatat dhe ta mbarojmë atë shampanjë duke ngritur dolli për ne të dy, apo të pëlqen çokollata e shkrirë dhe e nxehtë, ta shijosh atë çokollatë ngadalë, e ta përziesh me shampanjë, një kombinim që do e çojë trurin tënd në qiellin e shtatë?
-Varet... se çfarë të pëlqen ty të bësh me të, i dashur. Më surprizo...
-Të ishte për mua, do të të kisha futur në vaskë dhe do të të kisha përlyer të gjithën me atë çokollatë.
-Dhe pastaj do të më haje mua bashkë me çokollatën.
-Ti shijon më shumë se çokollata, e dashur. E di, nëse do të bëja një krahasim për ty, atëherë do të thoja se ti përngjan me një përzierje të çokollatës së zezë dhe luleshtrydheve, shoqëruar dhe nga një gotë shampanjë. Je një recetë shumë e shijshme.
-Përderisa e thua ti... - ajo zgjati dorën dhe mori një copë çokollatë, dhe e rrëshkiti ngadalë brenda gojës së saj.

Hermani iu afrua tavolinës, dhe u ul në divan. Ajo u ul pas tij, teksa e vështronte me gjithë adhurimin e saj për të.
-Atëherë, le të ngremë një dolli, - tha ai.
-Me ç'rast?
-Me rastin e... hmm, çfarë rasti? Nuk është nevoja të ngresh dolli vetëm me raste të veçanta.
-E di unë se për çfarë po ngremë dolli. Ne po ngremë dolli për ne të dy, që më në fund u bashkuam përsëri bashkë, larg të gjithëve. Është e rrezikshme, por e këndshme.
-Oh... vogëlushes sime i pëlqen rreziku. Sa krenar që jam, - tha teksa ia shkundi pakëz lehtë fytyrën.
-Po më bën të skuqem, - ajo e mënjanoi pakëz fytyrën duke buzëqeshur.
Ai afroi sërish fytyrën drejt saj, dhe e puthi sërish, në atë mënyrën e tij të ngadaltë. Dhe më pas, një tjetër pëshpërimë doli prej tij.
-Si ka mundësi... që je kaq...
-Kaq çfarë? - e pyeti ajo, duke buzëqeshur me sytë mbyllur.
-Kaq... e mirë me mua? Kjo mirësia jote po më vret Katerinë. Po e bën këtë burrë të bjerë në këmbët e tua të bukura.
-Oh, të lutem... nuk është e nevojshme të biesh ti në këmbët e mija, kur jam unë ajo që kam rënë në duart e tua. Dhe... të biesh në duart e tua është... diçka e veçantë.
-E çuditshme... ti nuk mendoje kështu dikur, vogëlushe.
Sytë e saj gjetën sytë e tij të gjelbër.
-Harroji ato që të kam thënë dikur. Atëherë as që e njihja veten time. Isha një adoleshente kokëfortë. Sillesha sikur nuk më interesonte fare për asgjë.
-Pra, kam patur të drejtë për atë që kam thënë, apo jo? Ti më ke dashur gjatë gjithë kohës, apo nuk është kështu? Tani ma thuaj troç që kam patur të drejtë për ty.
-Epo... thuajse po. Sepse, ti e di... unë rashë në dashuri me Vinsentin në fillim...
-Gabimisht, - e ndërpreu ai me atë buzëqeshjen e tij.
-Por rashë. Pastaj... qe fati yt që unë të bija në dashuri me ty.
-Askush nuk i reziston dot Hermanit, vogëlushe. Por e pranoj, e pata të vështirë me ty. Dhe kjo ishte gjëja më sfiduese në ato momente për mua, dhe njëkohësisht më e bukura.

***

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now