27.

130 8 1
                                    

Dera u hap, u shkyç sërish. Katerina dhe Zedersoni mbërritën në Nju-Jork, në apartamentin e saj, pas 8 orësh udhëtim.
-Më në fund! Më në fund mbërrita në apartament. Jam e rraskapitur, - shfreu Katerina.
-Seriozisht? Ai ishte një udhëtim i rehatshëm, - tha Zedersoni.
Katerina e pa me atë vështrimin e saj ironik.
-Oh! Normale, sepse ishte hera e parë që udhëtove në një xhet privat. Ku e di ti se ç'është rraskapitja?
Ai qeshi. Katerina e vështroi sërish me ironi.
-Nuk është për të qeshur Zederson. Jam vërtet e lodhur, - e qortoi butë.
-Tani po që jam me pushime! Ka më bukur? Në Nju-Jork, jemi në Nju-Jork, Kei.
-Zederson, ti e di që nuk erdha për pushime. Kam diçka më të rëndësishme për të zgjidhur.
-E di, por...
-Nuk ka 'por' Zederson. E kupton që vrasësi i babait tim është gjendur? Për atë kam ardhur. Ka akoma shumë mistere kjo çështje, dhe ai vrasës i di mirë të gjitha.
Katerina ishte serioze, por Zedersoni ishte tejet i qetë.
-Gjithçka do të zgjidhet Kei. Misteret do të marrin fund.

***

Sapo kishte kaluar pasditja. Mbrëmja kish prekur anë e mbanë Nju-Jorkun e zhurmshëm. Muzika e lokaleve të natës ndihej kudo. Rrugët ishin ndezur nga makinat dhe taksitë e verdha. Bluja e natës po pushtonte qiellin përreth.
Katerina sapo ishte kthyer në apartament, pas shëtitjes së saj për të blerë disa gjëra që i duheshin.
-Më fal që të lashë vetëm në shtëpi. Ti ende nuk je ambjentuar me Nju-Jorkun.
Zedersoni ishte ulur në një divan.
-Nuk ka problem, Kei. Do të mësohem shpejt.
Katerina buzëqeshi.
-Nuk jam dhe aq e përgjegjshme kur vjen puna për të blerë ushqime. Zakonisht porosis sa për vete. Nuk kam kohë të gatuaj vetë, pasi jam e zënë me punët e kompanisë sime të modelingut. Dhe gjeje çfarë, bleva ushqim kinez. Është një restorant këtej afër, jo shumë larg nga apartamenti im. Shkoj gjithmonë atje, jam kliente e rregullt. Ata gatuajnë vërtet mirë. Domethënë... Adam dhe Eva Smith. Ata janë pronarët e restorantit, dhe restoranti i tyre mban mbiemrin e tyre si emër. Kanë disa kohë që e kanë hapur, dhe rezultoi i suksesshëm. Më bëhet vërtet qejfi për ta, janë njerëz të mirë. Ata kanë një vajzë, quhet Sharlotë. Është në një moshë me mua, dhe është mikesha më e mirë që kam.

Zedersoni po e dëgjonte me vëmendje teksa Katerina fliste me kënaqësi për Smithët. Dukej se i njihte prej kohësh ata njerëz.
-Ti flet sikur ata të jenë familja jote. Duket që i do shumë Smithët, - buzëqeshi.
-Ata janë një familje për mua. Kur kam ardhur për herë të parë këtu, kam qenë krejt e vetme. Ata ishin të parët që më ndihmuan të ambientohesha me këtë qytet. Dhe Sharlota ishte ajo që insistoi që unë të qendroja me të në apartamentin e saj derisa të gjeja një apartament për vete. Më vonë, pasi u sistemova në këtë qytet, unë i ndihmova Smithët në biznesin e tyre, restorantin. Ata u lumturuan shumë që biznesi i tyre do të rritej më shumë, kështu do të mund të kishin më shumë klientë. Por ajo që u lumturua më shumë ishte Sharlota. Kur fillova të bëhesha një modele e njohur këtu, e dija që do të kisha më shumë përgjegjësi për veten, sepse do të filloja të mendoja për kompaninë time. Kështu që, më duhej një asistente personale. Dhe Sharlota ishte zgjedhja ime e duhur. Ajo u lumturua tmerrësisht shumë, ishte pikërisht puna që ajo kërkonte. Dhe ja pra, kështu unë u bëra kliente e rregullt në restorantin e Smithëve, dhe Sharlota u bë mikesha ime më e mirë. Është i vetmi person që mund t'i besoj, pa patur frikë. Dhe Smithët sillen me mua njësoj sikur vërtet të isha vajza e tyre.

Katerina ndryshoi disi çehren e fytyrës.
-Ndonjëherë, kur shoh se sa familje e lumtur janë... them me vete se pse nuk e pata dhe unë një familje të tillë. Sikur prindërit e mi të mos ishin ndarë, asgjë s'do të kishte ndodhur. As babai im nuk do të vdiste, as mamaja ime... nuk do të ishte zhdukur aq papritur siç më erdhi lajmi për vdekjen e saj. As unë s'do të sillesha si një motër e ftohtë me Violetën. Pra... kjo jam unë tashmë. Asgjë nuk mund të ndryshojë më, asgjë nuk do të kthehet si më parë.
Zedersoni buzëqeshi hidhur.
-Të paktën... ti i ke njohur prindërit e tu, dhe i ke pasur ata për një farë kohe.
Katerina e vështroi çuditshëm.
-Pse ti jo?
-Unë... nuk e di. Nuk i mbaj mend ata. Në fakt nuk kam si t'i mbaj mend kur... ata vdiqën kur isha shumë i vogël.
Fytyra e saj morën një pamje tjetër.
-Oh... unë... nuk e dija. Më saktë, nuk e kam menduar ndonjëherë këtë. Si... vdiqën ata?
-Aksident automobilistik. Makina e babait tim pati një defekt tek frenat. Dhe... ata përfunduan në humnerë. Trupat e tyre nuk u gjendën asnjëherë. Ndoshta ishin bërë shkrumb nga shpërthimi që pësoi makina pasi u përplas atje poshtë. Atë ditë, ata më lanë në shtëpi, me gjyshen. Ajo ishte e vetmja gjyshe që më kishte mbetur, ishte gjyshja nga mamaja. Dhe... pasi mori lajmin e vdekjes së mamasë dhe të babait tim, ajo pësoi infrakt. Kështu... unë ngela jetim. Megjithatë... unë jam rritur tashmë. Jam bërë burrë. Ndoshta kështu ishte e shkruar, që unë të jetoja. Dhe tani jam këtu, duke u përpjekur të të ndihmoj ty të gjesh të vërtetën e prindërve të tu.

Katerina kishte shtangur e tëra. Pa e ditur, i kishin dalë lot nga sytë. Ai e vuri re. Zgjati dorën dhe ia preku lotët që i rridhnin ashtu ngadalë në fytyrë.
-Për mua janë këta lotë? Nuk doja të prekeshe, Kei. Askush s'ka derdhur lotë deri më sot për mua. Ndaj, nuk dua që të qash.
Pas këtyre fjalëve, Katerina filloi të qajë. Zedersoni donte ta bënte të mos qante.
-Oh, të lutem mos qaj! Kei, mos qaj! Do të prishësh rimelin e syve!
Kur dëgjoi këtë, Katerina ia dha një të qeshure të madhe me lotë.

***

Andërllend (Misteri i një familjeje)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora