146.

68 3 1
                                    

"A kishte përfunduar vallë ai makth që më përndiqte për vite me radhë? A ishte ky fundi i gjithë kësaj aventure që përjetova nga dita në ditë, nga minuti në minutë, nga ora në orë? Çfarë do të ndodhte më tej?
Veç për një gjë jam e sigurt. Asgjë nuk ka mbaruar. Historia ime vazhdon. Nuk ka përfunduar ende..."

Disa trokitje të shpejta u dëgjua në derën e shtëpisë së Andërllendëve. Dritat e shtëpisë ishin ende të ndezura. Koha ishte vrenjtur krejt papritur dhe shiu kishte 30 minuta qëkur kishte nisur. Hapat u ndienë lehtazi mbi dysheme. Ishte Violeta, e veshur me rrobat e gjumit. Trokitjet në derë e kishin zgjuar nga gjumi. U afrua deri te shkallët, dhe i thirri Nensit.
-Nensi, ku je futur? Nuk e dëgjon derën që po bie?
Nensi vrapoi menjëherë, dhe ajo me rrobat e gjumit.
-Po shkoj menjëherë zonjë!
-Kush dreqin mund të jetë në këtë orë? - tha Violeta me vete.

Nensi hapi derën dhe para syve i doli Xheku.
-Zoti polic? Çfarë ka ndodhur që keni trokitur në këtë orë?
Xheku nuk foli, doli mënjanë. Para syve të Nensit u shfaq Hermani i cili po mbante Katerinën në krahë.
-Oh Zot i madh! Qenka znjsh. Kei! - reagoi Nensi me sytë e shqyer dhe gojëhapur, njësoj sikur të kishte parë ndonjë ushtar të ardhur nga lufta.
Violeta rrudhi vetullat, dhe filloi të zbriste shkallët.
-Nensi, kush është në derë?
Në atë moment, Hermani hyri brenda bashkë me trupin e Katerinës që e mbante në krahë, i qullur nga shiu. Ai vështroi nga Violeta, me një pamje të trishtuar, teksa krahët i dridheshin kur mendonte se Katerina gjendej pa ndjenja.
Violeta u zbeh e tëra në fytyrë, sytë iu zmadhuan tepër, fryma nuk i ndihej më, në e merrte a e nxirte. Filloi të dridhej, gati sa s'ra nga shkallët. U mbajt tek parvazi i shkallëve dhe u ul ngadalë në njërën prej shkallëve. U shokua e tëra kur pa trupin e motrës së saj tek qendronte pa lëvizur në krahët e Hermanit.
-Alan! - klithi me të madhe duke u dridhur.

Alani vrapoi menjëherë.
-Violetë, çfarë ndodhi? Përse po bërtet kështu në këtë orë të natës?
Por Violeta nuk po mundte ta mblidhte dot veten, ishte krejt e shokuar. Alani vështroi që ishte Hermani duke mbajtur Katerinën pa ndjenja në krahë.
-Oh Zot! Katerina? Çfarë i ka ndodhur? Mos vallë ka vdekur vërtet?
-Katerina nuk ka vdekur, Alan. Është gjallë.
-Gjallë...? Por ne... ne e dinim të vdekur! Si ka mundësi? - belbëzoi Violeta e tronditur.
-Është histori e gjatë, dhe nuk mund ta shpjegoj dot tani. Duhet ta çoj Katerinën në dhomën e saj. E ka përplasur keq kokën pas një peme teksa ishim duke i shpëtuar një bombe në një ndërtesë të vjetër.
-Bombë?! Çfarë kërkon motra ime afër një bombe, Herman?!
-Të thashë që është histori e gjatë, dhe tani nëse më lejon, dua ta çoj Katerinën në dhomën e saj të gjumit.
Hermani u kthye më pas nga Nensi.
-Nensi, më sill ca fasho, një qeskë me akull dhe pak dizifektues plagësh nëse ka. Më saktë, më sill kutinë e ndihmës së shpejtë. Menjëherë!
-Po z. Notlli, - tha Nensi dhe shkoi të merrte kutinë.

Hermani u ngjit për në dhomën e Katerinës me një ecje të shpejtë. E hapi derën me këmbë teksa mbante Katerinën dhe u fut menjëherë në dhomë. Hermani e shtriu ngadalë trupin e saj mbi shtrat. Nensi mbërriti aty me kutinë e ndihmës së shpejtë.
-Nensi, më gjej një palë pizhama të pastra për Katerinën, - tha ai.
Nensi shkoi tek dollapi dhe nxori një palë pizhama që Katerina vishte për të fjetur. Hermani i mori ato me vrull dhe filloi t'ia hiqte rrobat që kishte veshur, në mënyrë që t'i vishte pizhamat e gjumit. Me shumë kujdes ia ndërroi rrobat. Më pas u ul pranë saj, mori pak pambuk dhe e spërkati me dizifektues plagësh, dhe filloi t'ia pastronte ballin ngadalë duke ia hequr gjakun që i kishte dalë nga koka prej përplasjes me pemën. Pas kësaj i mbajti pak akull në kokë me një qese në mënyrë që të mos i zmadhohej më shumë ajo plagë. Nensi shqeu sytë, nuk priste që ai ta bënte këtë gjë.
-Z. Notlli!
-Çfarë? - e pyeti me fytyrën e nervozuar.
-Këtë punë supozohet ta bëj unë, nuk është e nevojshme të merreni ju me ndërrimin e rrobave të saj.
-Çfarë problemi ka nëse e bëj unë këtë punë?
Nensi u kapërdi.
-Epo... ju jeni një burrë dhe... ajo është një grua. Nuk mendoj se është ide e mirë që... ju ta zhvishni atë vetë, më kuptoni?

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now