125.

63 2 0
                                    

Viti 2008. Errësirë, e vetmja dritë që ndiçonte ishte zjarri që ata kishin ndezur aty jashtë një ndërtese. Hana gjendej atje, në mes të turmës së burrave, teksa ndiente shiun t'i binte në fytyrë. Negro zgurdulloi sytë kur vuri re diçka në dorën e Hanës.
-Çfarë është ajo që mban në dorë?
-Është hajmali, e para dhe e fundit që mamaja ime më ka dhuruar. Është pasuria ime e vetme nga familja ime.
-Hej, eja këtu që ta shoh, - e thirri Negro.
Dhe Hana shkoi atje, dhe i afroi dorën. Negro e vështroi me vëmendje. Pastaj ngriti kokën nga Hana, e më pas e uli sërish kokën për ta vështruar dhe njëherë hajmalinë.
-Ti nuk je angleze, apo jo?
-Unë ende nuk e di mirë se nga vij. Di që kam qenë në një vend tjetër përpara se të më sillnin në Londër. Kam jetuar për një kohë të gjatë në shtëpinë e Bortonëve, në shtëpinë e Alfredit. E njihni dikë që quhet Alfred Borton?
Negro zgurdulloi sërish sytë.
-Ai maskarai nuk birëson fëmijë kollaj. Ai të ka birësuar, apo jo? Më pas të ka stërvitur të bëheshe vrasëse, a nuk është kështu? Ai kishte një djalë, Nigel Borton. Ishte më maskara se i ati. Nigeli ishte një burgaxhi i ndyrë, që i urrente zezakët si puna ime dhe e këtyre burrave pas meje. Ai vrau me qindra, dhe askush nuk i thoshte gjë. Ndryshonte puna menjëherë kur një zezak vriste një të bardhë, futej në burg dhe vritej po nga Nigeli. Kohët e fundit dëgjuam që ai vdiq, dikush e vrau maskarain. Ti duhet ta dish më mirë se ne, përderisa ke jetuar në shtëpinë e Bortonëve.
Hana vështroi sesi zjarri i përhapte në ajër flakëzat e tij të portokallta.
-Po, e di. E di se kush e vrau dhe përse e bëri.
-Ashtu? Atëherë na e thuaj menjëherë, sepse për ne është shumë e rëndësishme ta njohim atë vrasës.
-E pse është e rëndësishme?
-Sepse ne do të bëhemi besnikë të atij vrasësi, do të punojmë për të gjatë gjithë jetës, do dëgjojmë të gjitha urdhërat e tij. Sepse ai vrasës u bë shpëtimtari ynë.
Atëherë, Hana nuk pyeti më.
-Unë jam vrasësi. Unë e vrava Nigelin.
Negro shtangu komplet.
-Ti? Nigelin e ka vrarë një femër? Burra, e dëgjuat këtë? Ne sapo kemi marrë në vatrën tonë vrasësin... domethënë vrasësen.
Burrat qeshën me të madhe, e Negroja nga kurioziteti vazhdoi ta pyeste.
-Si e vrave? Përse e vrave? Na e thuaj shpejt.
-Me një pistoletë, kalibri 9 milimetër. E vrava për gjithçka që më bëri. Ai më detyroi me forcë të bëhesha e tija, më la shtatzënë, dhe pasi Alfredi më rrëmbeu djalin, shkova t'i kërkoja llogari Nigelit. Ai më tha që nuk dinte asgjë. Dhe unë, nga nervat, e vrava.
Negro u shkri së qeshuri, por Hana nuk dukej aspak në humor të mirë.
-Të duket për të qeshur, zezak? Po sikur t'i kishte ndodhur mamasë tënde kjo gjë, po sikur në vendin tim të ishte mamaja jote?A do ta duroje dot faktin se Nigeli do të kishte bërë të njëjtën gjë me të siç bëri me mua?
Aty ra heshtja. Negros i iku ajo e qeshur. Ai mori tjetër pamje.
-E di? Nuk qesha me situatën tënde fatkeqe, thjesht fakti që more hak ndaj tij, më bëri të qeshja. Askush nuk ka arritur ta vriste më parë, ashtu përpara syve.
Papritur një e qeshur e hollë u dëgjua në mesin e turmës. Ishte Hana që ia dha të qeshurës.
-Nuk arrij ta besoj atë fytyrë që bëre, hahaha! Të imagjinova teksa e mendoje atë që të thashë.
Aty, të gjithë burrat e tjerë u shkrinë së qeshuri me fytyrën e Negros, i cili kishte shtangur fare nga e qeshura saj. Pasi u qetësua nga e qeshura, Hana vazhdoi sërish.
-Hej zezak, e di që nuk do të ishte aspak e këndshme ajo që thashë, sepse e di se si është kur dikush ta bën një gjë të tillë. Por ta dish që Nigeli nuk do ia bënte askujt tjetër atë që më bëri mua. Ai e bëri sepse unë nuk pranova të bëhesha gruaja e tij me dëshirën time. Nigeli... ra në dashuri me mua. U përpoq të ndryshonte. Por Alfredi nuk e linte rehat. Ai e bindi Nigelin të më bënte të tijën. Alfredi më rrëmbeu djalin, unë i mora Alfredit jetën e të birit. Por sërish nuk kam mbaruar. Do të hakmerrem kundër Alfredit, do të marr djalin tim. Dua ta marr atë. Kam kaq kohë që nuk e kam parë djalin tim.
Në sytë e saj shihej qartë trishtimi i në nëne për fëmijën e vetë. Negro filloi të ndihej po aq i trishtuar.
-Shumë prej nënave tona kanë vdekur kur ne ishim shumë të vegjël. Ato i morën skllave, që të shërbenin nëpër shtëpitë e atyre të pasurve të bardhë. Neve na diskriminuan dhe na torturuan. Kështu që ne ia mbathëm. Pas një farë kohe u mblodhëm këtu ku jemi tani. Askush nuk hyn në këtë zonë. Kanë frikë nga ne. Ata ende na paragjykojnë. Ata ende nuk na pranojnë si njerëz.
-Kush janë ata?
-Të bardhët.
Hana i vështroi me kundërshtim.
-Unë nuk do ta bëja diçka të tillë. Kam jetuar më parë me njerëz me ngjyrë... kur kam qenë në jetimore, para se të më birësonte Alfredi. Një pjesë e miqve të mi ishin njerëz me ngjyrë.
Negro sërish vazhdonte të mbështeste mendimin e vetë.
-Kur je fëmijë ndryshon puna. Ndërsa kur rritesh...
-Jo zezak, unë ende vazhdoj të mos e kem problem këtë fakt. Unë mundem të jetoj me njerëz si ju. Unë dua që t'ju ndihmoj, por që dhe ju të bëni të njëjtën gjë për mua.
Negro filloi të mendohej.
-Për momentin ne nuk të themi dot gjë, sepse ende nuk kemi besim tek të bardhët.
Hana e miratoi këtë gjë, e dinte dhe i kuptonte. Teksa ndenjën një minutë në heshtje, Negro vështroi sërish hajmalinë e Hanës.
-A mund ta vështroj dhe njëherë atë hajmali? - e pyeti.
-Po, - iu përgjigj Hana dhe i zgjati dorën.
Negro e vështroi dhe njëherë hajmalinë, kësaj radhe e vështroi me vëmendje. Në të kishte të shkruar diçka.
-Ka diçka të shkruar në hajmalinë tënde vajzë. Më ngjan si një shkrim rus, por që nuk e kuptoj.
-Rus? Unë di pak rusisht, - tha njëri nga burrat, dhe iu afrua Hanës.
Sytë ia nguli hajmalisë, duke u munduar të deshifronte se çfarë shkruhej në të.
-Më duket se shkruhet... ëëëh... Ivanov.
-Ivanov? Je i sigurt?- zgurdulloi sytë Negro.
-Pse u shtange ashtu? Ivanov është mbiemri im, - i tha Hana.
Negro vazhdonte t'i zgurdullonte sytë.
-Ti je një Ivanov? Mos vallë je vajza e Nikolas Ivanov?
-Po...
-Burra! Shpëtuam!
Hana vazhdonte të mos kuptonte ende gjë.
-Shpëtuat? Nga kush, nga çfarë?
Negro u ul sërish.
-Vajzë e mirë, ti je vogëlushja e një njeriu që na ka drejtuar ne për vite me radhë. E kam fjalën, babai yt është kujdesur që ne të jetonim një jetë normale, si të gjithë njerëzit. Ne kemi qenë një grup i madh njerëzish që jetonim e punonim për të në Moskë. Ishim besnikë të tij. Por një ditë, ai u zhduk pa lënë gjurmë, dhe pronat e tij i vodhi Alfred Borton, duke na dëbuar nga tokat tona. Ne tani kërkojmë një drejtues që të na udhëheqë, të na tregojë udhën. Kemi vite që presim një udhëheqës të denjë të na udhëheqë po aq mirë sa Nikolas Ivanov. Ne duam ta shfarosim Alfred Bortonin. Dhe në mos ne, dikush do ta shfarosë atë njeri të poshtër.
Në atë moment, Hana u ngrit në këmbë.
-Pra... ju keni qenë besnikët e babait tim. Dhe tani doni një udhëheqës. Dhe... ç'është më e rëndësishmja... ju doni të punoni për vrasësin e Nigelit. Por a do ta keni të lehtë t'iu udhëheqë një femër?
-Nëse nuk na udhëheq vajza e Nikolas Ivanov, atëherë askush tjetër nuk do e bëjë, - tha njëri nga burrat.
-Ne kemi nevojë për një njeri të zgjuar, inteligjent. Kemi nevojë për një Ivanov, - tha dikush tjetër.
-Ne besojmë vetëm tek një Ivanov, - u kthye një tjetër.
Negroja pa reagimin e tyre dhe u ngrit në këmbë.
-Burra, ne tashmë e gjetëm udhëheqësen tonë. Vajzën e Nikolas Ivanov.
-Për Ivanovët! - brohoritën të gjithë burrat.

***

Vinsenti ngriu i tëri nga rrëfimet e Hanës. Ai filloi të përpëlitej.
-Ti nuk mund t'i bësh asgjë babait tim! - bërtiti me të madhe, i lidhur.
-Mund ta bëj që ç'ke me të! Dhe as ti, as ndonjë tjetër nuk mund të më ndalojë për këtë, - ia ktheu Hana, dhe filloi të largohej ngadalë.
-Sigurohu që ai të mos ia mbathë. Dhe... jepi ndonjë gjë për të ngrënë. Nuk kam ndërmend ta lë të vdesë. Më duhet i gjallë. Kuptove? I gjallë! - e urdhëroi ajo Negron.
-Mos u shqetëso për këtë, - u përgjigj Negro.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now