23.

136 8 0
                                    

"Momentet më të rëndësishme shënohen në historinë e njerëzve si momentet jetësore. Gjithçka mund të prishet ose mund të ndreqet. Por askush nuk mund të tregohet aq Don Kishot sa të besojë se mund të kthejë kohën pas. Sepse jeta kështu është. Si çasti, fjalë shumë e vogël me kuptim shumë të madh. Gjithçka që mund të kthejë koha janë kujtimet në mendjen e njerëzimit. Nuk janë të gjitha të lumtura, por janë kujtimet e secilit prej qenieve njerëzore që mban kjo botë."

Kishin kaluar tre ditë që nga ajo telefonatë. Katerina po vinte vërdallë nëpër dhomë.
-Nensi, të lutem nxito pak me rrobat. Nuk kam kohë, më duhet të nisem shpejt për në Nju-Jork.
-Por ti s'ke shumë qëkur ke ardhur, zonjushë. Nuk e kuptoj përse po ikën kaq shpejt, - tha Nensi teksa rregullonte valinxhen e rrobave të Katerinës.
-Do të kthehem sërish Nensi, por më duhet të shkoj sepse më doli një punë urgjente. Dhe nëse Violeta të merr në telefon për të të pyetur, thjesht sajo ndonjë gjë, por mos i thuaj që jam në Nju-Jork. E di ti sa acaruese bëhet pastaj. Do më kërkojë llogari, sikur të isha në moshën e Anës. Të pakën Ana është vajza e saj dhe Violeta do i kërkojë llogari. Por mua? Bah, jam tridhjetë vjeç, për pak ditë bëhem tridhjetë e një. Ku i shkon mendja? Çfarë lloj motre është Violeta?
Ndërkohë Nensi mbaroi së rregulluari valinxhen.
-Tani është gati, znjsh. Kei.
-Më në fund! - shfreu Katerina dhe doli nga dhoma bashkë me Nensin dhe valinxhen.

Të dyja dolën menjëherë nga shtëpia. Katerina po ecte sikur ta kishin thirrur në ushtri. Nensi po e ndiqte nga pas, duke tërhequr valinxhen. Tek porta po priste Sebstiani, bashkë me Mercedes Benzin e zi. Ai hapi bagazhin e makinës dhe futi valinxhen brenda.
-Gjithçka në rregull, zonjushë. Mund të nisemi, - tha ai.
-Dakort, më prit brenda në makinë Sebastian, - i tha Katerina dhe ai hyri në makinë.
-Znjsh. Kei, po sikur zonja Violetë të vijë e mos të të gjejë? - e pyeti Nensi.
Katerina mori frymë lehtë.
-Mirë, thuaj që jam në Nju-Jork dhe që shkova atje se më doli një punë urgjente. Kaq, as më shumë e as më pak.

Katerina u bë gati të hynte në makinë, por Nensi e ndaloi papritur.
-Znjsh. Kei...
Katerina ktheu kokën. Nensi shkoi tek ajo dhe i zgjati dorën. Mbante një kryq.
-Çfarë është kjo? - e pyeti Kei.
-Dikur ka qenë i mamasë tënde. Ajo ma dha mua dhe më tha që një ditë të ta jepja ty. Të them të drejtën e kisha harruar fare që e kisha këtë kryq, dhe e gjeta krejt rastësisht tek gjërat e mija. Dhe tani po ta jap ty. Besoj se ti ke nevojë për këtë.
Katerina e mori kryqin në dorë dhe buzëqeshi.
-Varësja e mamasë sime. Ajo e mbante gjithmonë me vete këtë kryq druri. Faleminderit Nensi, kisha vërtet nevojë për këtë, - tha ajo, dhe hyri brenda në makinë.

***

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now