64.

96 5 5
                                    

E tek vështronte në dritare, Katerina ndieu një trishtim që ia kaploi shpirtin. Trishtimi e pushtoi të gjithën dhe sytë e larmë iu përmbytën në lotë. Lotët i rrodhën mbi faqe, por nuk i mbylli sytë. Nuk reagoi as me duar për t'i fshirë. Nuk lëvizi, nuk bëri as gjestin më të vogël. Nuk e vuri re fare që Violeta hyri në dhomën e saj.
-Katerinë, po mendoja të bënim diçka sot, ndaj erdha këtu për... Katerinë?

Violeta spikati lotët e motërzës së saj. Vrapoi menjëherë drejt Katerinës.
-Katerinë, çfarë ka ndodhur? Përse po qan? Të lutem, më thuaj se çfarë ke.
Atëherë Katerina mbylli sytë.
-Po mendoja, po sikur mamaja jonë të mos ketë vdekur?
Duke e pasur të pamundur të mos reagonte ndaj motrës së vetë, Violeta afroi duart në fytyrën e Katerinës dhe i fshiu lotët. U mundua ta qetësonte.
-Katerinë, ti e di që ajo nuk jeton më.
-Kjo është ajo që të gjithë dinë. Por mendoje pak. Kush e pa atë të vdiste?
-Çfarë kërkon të thuash me këtë, Katerinë?
-Po sikur ajo të jetë gjallë, Violetë?
-Ti mendon se është gjallë?
-Nuk e mendoj, e ndiej. Për herë të parë pas kaq shumë vitesh po mendoj sërish për të. Ka shumë gjëra që nuk i di, por do t'i zbuloj të gjitha.
-Katerinë, nuk e di se çfarë po mendon, por po të them të mos rrëmosh në të shkuarën e familjes sonë.
-Përse?
-Thjesht, mos e bëj. E shkuara është e shkuar, nuk ia vlen të rishikohet dhe njëherë.
Dhe pas këtyre fjalëve, Katerina u step disi.
-Ka ndonjë gjë që nuk po ma thua, Violetë? Sepse po filloj të dyshoj se dhe ti ke sekretet e tua në këtë shtëpi.
-Për çfarë sekretesh e ke fjalën?
-Ti e di se çfarë ndodhi me mamanë tonë, ditën që babai ynë u vra. Ma thuaj se çfarë ka ndodhur me të.
-Ka vdekur, Katerinë! Ka vdekur! Është e vdekur.
-Nuk të besoj!

Violeta e humbi durimin, e kapi Katerinën nga krahët me forcë.
-Dakort, do ta dish çfarë ndodhi me të? Ajo u zhduk, Katerinë! Njësoj siç bëri me ty që të la tek babai, ashtu bëri dhe me mua. Më la të jetoja me gjyshërit. U zhduk krejt paparitur, sikur e përpiu dheu. Nuk e di nëse është gjallë, por unë e konsideroj të vdekur. Sepse për mua vdiq ditën kur ajo u zhduk. Nëse mendon se vetëm babai ynë ka bërë mëkat, më beso që akoma nuk i njeh të fshehtat e mamasë. Dhe bën mirë të mos i dish. Nuk dua që në jetën tënde të pësosh ndonjë zhgënjim tjetër dhe, nëse nuk të kam treguar asgjë, atëherë e kam bërë për të të mbrojtur.
-Nga çfarë duhet të më mbrosh, Violetë?
-Nga gjithçka! - ulëriti Violeta e nervozuar.
Katerina e vështroi Violetën me vëmendje. Përgjysmoi sytë.
-Unë nuk kam nevojë për t'u mbrojtur, Violetë. Të paktën, jo nga e shkuara ime dhe e kësaj familjeje. E di që dhe Andërllendët kanë sekretet e tyre, por kjo nuk do të thotë që ti do të më ruash prej tyre. Nuk jam më fëmijë që të më ruash sikur të mos di të kujdesem fare për veten time. E nëse është dikush që do t'i zbulojë të gjitha sekretet, ajo jam unë.

Ashtu me humor të prishur, Katerina shkoi në tualet për të bërë dush. E megjithatë, Violeta i druhej kësaj gjëje; e dinte që Katerina do të vihej në kërkim të sekreteve të familjes Andërllend. Nuk dëshironte aspak që Katerina t'i dinte ato. Më shumë se sa sekrete, ato ishin mistere të një të shkuare të largët, të shkuarës së prindërve të tyre. As Violeta vetë nuk i kish zbuluar; ishte përpjekur gjithmonë, me shpresën se do të mund të zbulonte diçka, por për të qe e kotë. Ajo nuk arriti të zbulonte gjë prej gjëje. Dhe tani Violeta nuk dëshiron aspak që motra e saj të bëjë të njëjtën gjë.

***

Doli nga dushi me flokët krejt të lagur dhe me një peshqir të mbledhur rreth trupit. Ajo filloi të bëhej gati për të dalë. U rregullua e tëra për 15 minuta. Më pas zbriti poshtë. Ora shënonte 07:45. Katerina u ul në tavolinën e ngrënies dhe priti disa sekonda.
-Nensi, eja këtu, - thërriti ajo.
Nensi vrapoi për tek Katerina.
-Urdhëro znjsh. Kei.
-Kush ndodhet në shtëpi?
-Vetëm zonja Violetë. Zoti Alan ka shkuar në punë, fëmijët janë nisur për në shkollë. Ndërsa Sebastiani ka shkuar të blejë ushqime për vaktin e drekës.
-Po zoti Notlli?
-Ah, ai ka ikur herët nga shtëpia jonë. Doli që në orën gjashtë. Tha se kishte shumë punë për të bërë.
-Ndoshta ka shkuar të shohë shtëpinë e vetë në është përfunduar apo jo.
-Jo, e dashur. Ai iku në drejtim të kundërt.
-Në cilin drejtim?
-Në drejtim të shtëpisë tënde të dytë, një kilometër në të majtë.

"Çfarë mendon se po bën, i dashur? Nuk mund të veprosh si të duash ti. Po harron se për çfarë ke ardhur tek unë..."

***

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now