47.

112 5 14
                                    

Vinsenti vrapoi drejt saj dhe e kapi nga krahu i djathtë.
-Katerinë, të lutem mos ik kaq shpejt. Duhet të flasim.
-Ne nuk kemi asgjë për të folur, Vinsent. Ma lësho krahun.
-Më vjen keq Katerinë, të kërkoj ndjesë për gjithçka që ndodhi dikur.
-Këtë ta kishe menduar para pesëmbëdhjetë viteve, Vinsent. Ta kishe menduar atëherë kur ike pa më thënë gjë. E mora vesh nga njerëzit që ti ike në Vjenë. Dy javë pasi ike e mora vesh. Dhe unë që mendoja se ti më doje vërtet. Ç'budallallëk!

Ajo u bë gati të largohej, por Vinsenti këmbënguli.
-Të lutem Katerinë, më lejo t'i ndreq gjërat.
-E si do t'i rregullosh gjërat kur gjithçka mes nesh ka mbaruar me kohë?
-Ndoshta nuk mund të rregulloj ato që ndodhën dikur, por të paktën, dua që ne të dy të jemi miq.
-E pamundur! Ti nuk do të jesh më miku im.
-Të lutem, bëje për hir të babait tim. Ai dëshiron që ne të dy të jemi sërish miq.
Katerina ktheu kokën nga Alfredi. Familja e Bortonëve kish pasur marrëdhënie shumë të mira me Andërllendët. Alfredi dhe babai i Katerinës kishin qenë miq të mirë dikur.
Ktheu sërish fytyrën me nervozizëm.
-Çfarë kërkon nga unë, Vinsent?
-Një vallëzim, këtu përpara njerëzve.

Edhe pse nuk deshi, disi pa dëshirën e vetë pranoi të vallëzonte. Vinsenti dhe Katerina shkuan në mes të ambientit të njerëzve dhe filluan të vallëzonin nën tingujt e një valsi. Vallëzoi sa vallëzoi dhe iu desh ta ndërpriste vallëzimin me Vinsentin, nuk po mundej më. Nuk e dëshironte aspak një vallëzim pa dëshirë. U largua menjëherë që aty, e nervozuar.

Filloi të ngjiste shkallët që e çonin për në dhomën e saj, pa e pasur mendjen të shihte se kush ishte personi që po i zbriste ato shkallë. As nuk i shkonte ndërmend të hidhte sytë nga ai person. Ajo ishte tejet e nervozuar. Ai zbriti shkallët dhe buzëqeshi. Ndaloi dhe ktheu vështrimin nga ajo. Më pas u largua që aty. Për një moment, Katerina ndaloi dhe e ktheu kokën pas, por nuk pa askënd në shkallë. Pati ndjesinë se dikush kaloi aty, por që ajo nuk e pa. Ndieu se ishte dikush që e njihte. Për një moment u ndie e pasigurt për personin që kaloi.
-Dikush kaloi këtu, por nuk e pashë se kush ishte, - tha me vete dhe u largua për të hyrë në dhomë.
Personi që zbriti shkallët ishte një djalë, një burrë tridhjetë e shtatë vjeç, me flokë të zinj, me sy të gjelbër, me një fytyrë të theksuar, e me mjekër jo shumë të gjatë por të rregulluar mirë. I veshur i gjithi në të zeza; kostum i zi, papion i zi, këmishë e zezë, këpucë të zeza, dhe një maskë e zezë që ia mbulonte gjysmën e fytyrës. Një burrë trupmadh dhe i gjatë. Misterioz, si ndonjë kalorës nate që vjen të pushtojë kalanë.

Ndërkohë Katerina po rrinte përballë pasqyrës në dhomën e saj.
-Qetësohu Katerinë, do ta kapërdish edhe këtë mbrëmie si një kafshatë. Mbaje veten. Në fund të fundit, Vinsenti është djali i mikut të babait tënd, dhe normale që duhet të rregullosh marrëdhëniet me të, edhe pse e urren tani. Të paktën do të hiqesh para Alfredit sikur jeni ende miq. Do të dalësh nga këtu dhe do i thuash Vinsentit se ishe me nerva, kaq.

Ajo u bë gati të dilte. Pa mendje filloi të zbriste shkallët dhe, në një moment u pengua. Mendoi se aty do të përfundonte e vrarë ose më keq, mendoi se do të përfundonte në spital për ndonjë thyerje këmbe. Por jo. Në atë momet ndieu një dorë të madhe që e kishte kapur nga kyçi i dorës së djathtë. Personi që e kish kapur ishte po ai që zbriti pak më parë shkallët. Ai u tregua i shpejtë, e kapi për krahu dhe e tërhoqi duke e kapur nga beli në mënyrë që ajo të mos binte. Katerina u përplas pas tij me forcë. Ai buzëqeshi.
-Përshëndetje... vogëlushe, - i pëshpëriti.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now