70.

97 4 3
                                    

"Këtu do të niste jeta ime e re. Larg Londrës, larg Anglisë, larg të shkuarës. Ah, më ndieni, e shkuara ime, më saktë një pjesë e saj, do të gjente përgjigjet e shumëkërkuara këtu, në këtë vend..."

Hapi sytë, e turbulluar. Fërkoi fytyrën me duar dhe u përpoq të ngrihej në gjysmë të trupit.
-Ah, u zgjove më në fund. Jo, mos u ngri. Nuk je mirë, të këshilloj të rrish shtrirë, - tha Hana, teksa rrinte ulur këmbë mbi këmbë në një kolltuk.
-Kush je ti? - e pyeti Katerina, ende e turbulluar.
Hana buzëqeshi. U ngrit nga kolltuku dhe shkoi pranë dritares. Vështroi përtej saj.
-Kush jam unë? Unë jam engjëlli që të shpëtoi nga vdekja e mundshme.
-Vdekja e mundshme? Për çfarë vdekjeje e ke fjalën... au! - klithi Katerina papritur dhe vendosi dorën pas kokës.
Hana buzëqeshi sërish.
-Pikërisht për atë 'au' që doli nga goja jote, Katerinë. Por le të prezantohemi. Unë jam Hana, në Londër më njohin me nofkën 'Biondja'. Është pakëz e gjatë si histori, ndaj dhe nuk kam shumë kohë në dispozicion të ta shpjegoj. Ti nuk më njeh, por unë di mjaftueshëm të dhëna për ty.

Ajo u kthye me fytyrë nga Katerina dhe iu afrua pranë.
-Katerinë Evë Izabelë Andërllend, lindur më 3 korrik të vitit 1986, nga dy prindër me origjinë të ndryshme; Anastasia De La Fonté dhe Frederik Andërllend, një mama franceze dhe një baba anglez. Ke një motër, Violetën, me një diferencë prej pesë vitesh më e madhe nga ti. Ke dhe një vëlla, Levin, vëllain nga babai, dhjetë vite më i vogël nga ti. Zoti Hans është kumbari yt, dhe njëkohësisht vrasësi i babait tënd. A nuk është një koeçidencë që babai yt vritet në ditën e ditëlindjes tënde?
Hana distancohet pakëz.
-Ti ndoshta nuk e di, por 3 korriku ka qenë një ditë e shumëpërdorur në familjen tënde. Sidomos në historinë e mamasë tënde.
-Çfarë di ti për mamanë time?
-Mamaja jote ka lindur më 3 korrik 1955, ka mësuar t'i bierë pianos për herë të parë më 3 korrik 1961, është martuar me babain tënd më 3 korrik 1975... Ra në dashuri dhe njëherë... me një tjetër mashkull, më 3 korrik 1977. Dhe të gjithë mendojnë se ajo vdiq në atë 3 korrik të vitit 1999, në ditën kur vdiq babai yt.
Katerina e distancoi disi fytyrën. Hana e vuri re.
-E di që nuk do të flasësh aspak për këtë temë, Katerinë. E di që kjo të trishton, por nuk ke zgjidhje tjetër veçse të më dëgjosh. Këtu nuk jemi në Angli, nuk jemi në Londër. Jemi ca larg saj.
-Ku jemi?
-Në vendin ku do të zbulosh të vërtetën mbi mamanë tënde, në Paris.

"Pra, jeta ime do të niste në Paris, në këtë qytet të mrekullueshëm. Qyteti i zgjidhjes së mistereve të mija. Qyteti i Anastasias. Këtu më solli Hana, kjo vajzë e panjohur që u shndërrua një një njeri të veçantë në jetën time. Ajo dëshironte të më ndihmonte të ndreqja veten dhe misteret e mija. Me kalimin e ditëve, ajo më tregoi historinë e jetës së saj. Më tregoi se e kishte humbur mamanë në një moshë të hershme, se e kishin ndarë nga babai kur ishte ende shumë e vogël, se kish përfunduar në jetimore, se sa shumë ishte dhunuar, se e kishin stërvitur të bëhej një vrasëse profesioniste e më pas një agjente sekrete. Pas këtyre, dhe se si ishte njohur me mamanë time, e cila e kishte strehuar këtu në Paris. Kjo ishte dhe një nga arsyet e forta se përse gjendesha këtu. Më në fund do të zbuloja se ç'kishte ndodhur me mamanë time për 22 vjet. Dhe këtë nuk do të ma tregonte ajo, por dikush tjetër..."

Disa ditë kaluan shpejt, në këtë qytet të bukur. E tashmë, Katerina filloi të ambientohej me të. Hana ishte aty, pranë saj, duke buzëqeshur.
-Më thuaj, Katerinë. A të pëlqen Parisi?
-Po, më pëlqen...
Kjo përgjigje iu duk Hanës shumë e vakët.
-E di se për çfarë po mendon tani.
-Vërtet e di, Hana?
-Po vë në dyshim aftësitë e mija? Hëh, e di që po mendon për dikë. Është një person i veçantë në jetën tënde, është... dikush që ti e do shumë, por që nuk ia ke thënë ndonjëherë se sa e do.
-Oh, Hana! Ai është larg në këto momente, larg meje. Por do të doja të ishte këtu.
Hana buzëqeshi.
-Atëherë po të lë vetëm me të, - i tha dhe eci për t'u larguar që aty.
-Çfarë? Hana? Hana ku je?
-Nuk është këtu, mos thirr kot. Ka ikur, - u dëgjua një zë.

Katerina u kthye andej nga vinte zëri. U afrua, edhe pse e pasigurt.
Ai buzëqeshi dhe u kthye me fytyrë nga Katerina. Për një çast, ajo ndieu zemrën t'i rrihte fort. Ngriu e tëra përnjëherë kur vështroi fytyrën e tij. Buzëqeshi nën emocionet e veta. Ishte ai, ishte këtu. Ishte ai për të cilin po mendonte ta kishte pranë.
-Nuk do të më takosh, Katerinë? - e pyeti, teksa hapi krahët drejt saj.
Ajo nuk i ktheu përgjigje por vrapoi menjëherë drejt tij për ta përqafuar me të gjithë forcën e saj. Ai e kapi dhe e ngriti në ajër, me krahët e vetë.
Ajo nuhati fort atë parfum që ai mbante dhe shfreu ngadalë frymën e vetë po te ai.
-Herman... ti je këtu... nuk arrij ta besoj.
Ajo ishte e emocionuar, por papritur u shkëput prej tij.
-Prit pak, nga e dije ti që unë isha këtu?
-Është histori e gjatë, le të shkojmë në shtëpinë time, këtu në Paris, që të ta shpjegoj.
-Ti ke një shtëpi këtu, në Paris?
-Unë kam gjithmonë diçka, kudo ku shkoj, Katerinë. Dhe nëse është një person me të cilin dua t'i ndaj gjërat e mija, ajo je ti.

***

Andërllend (Misteri i një familjeje)Where stories live. Discover now