Ditën tjetër mbërritën atje, në vendin e fshehtë të Hermanit. Ishte një vend i gjelbëruar, komplet e kundërta e vendit ku jetonte zakonisht Hermani. Një vend i mbushur me pemë dhe me një kopsht plot me trëndafila të kuq. Ai zbriti nga makina, dhe më pas nxori dhe Katerinën.
-A mund t'i hap sytë tani? - e pyeti ajo, me sytë e lidhur me një shami.
-Jo akoma, - iu përgjigj Hermani, dhe e drejtoi për te një tip ashensori në mënyrë që të ngjitej lart në një shtëpi në pemë. E pasi u ngjit në lartësinë e duhur, ia zgjidhi shaminë.Ajo hapi sytë, dhe klithi me të madhe.
-Aaah! Herman, ku dreqin më ke hipur?
-Kjo është ajo që, dikur ne fëmijët e quanim 'shtëpi në pemë'. Veçse kjo është më e moderuar nga brenda.
-Herman, kam për të rënë prej këtu. Më zbrit menjëherë!
-Mos ki frikë, Katerinë. Është e sigurt.
-Si mund të jetë e sigurt një shtëpi në pemë, Herman? Mund të biesh e të thyesh ndonjë kockë!Ai qeshte me të madhe. Shkuan sërish drejt atij ashensorit; një tip ashensori i çuditshëm i bërë me dru dhe i lidhur me litar të fortë, në mënyrë që të hipje e të zbrisje.
-Eja pra, hip këtu që të zbresim.
-Aty? Kurrësesi! Kam për të rënë.
-Atëherë rri aty, - ia ktheu ai.
-Prit... nuk ke ndërmend të më lësh këtu, apo jo?
-Nëse ti nuk vjen të zbresësh me mua, me siguri që aty ke për të ngelur.
Ajo ishte e tmerruar, por nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të zbriste me të. Zbritën ngadalë. Ai e trembi për pak, duke lëvizur disi në një mënyrë të çrregullt litarin.
-Aaah! - klithi ajo, dhe u mbajt fort pas tij. Ndër të vetmit moment që ai e adhuronte ishte pikërisht ky.E më në fund, Katerina shkeli mbi tokë. Të dy hynë në shtëpinë e vërtetë të atij vendi, në vendin ku punonte shpesh Hermani. Katerina u qetësua për një çast.
-Oh, faleminderit Zot! Jam gjallë!
Hermani eci ngadalë pas saj.
-Atëherë, si të duket?
-Gjithçka duket mirë... përveç teje! - tha ajo, dhe iu kthye atij me shpulla.
-Katerinë, çfarë të bëra që më godet? - e pyeti ai teksa mbrohej me krahë nga shpullat e saj.
-Të godas se e meriton! Idiot! Askush nuk mund të sillet me mua si t'i dojë qejfi! - ia ktheu Katerina e nervozuar.Ajo e gjuante, ai mbrohej. Ajo ecte para, ai pas. Ajo nervozohej më shumë, ai qeshte më shumë. U përplas me derën e dhomës ku flinte. Ajo vazhdonte po me nervozizëm ta gjuante e ta ndiqte me të njëjtin ritëm. Ai hapi derën e dhomës, me paramendimin për të rënë mbi shtrat bashkë me të. Duke ecur mbrapsht, arriti shumë pranë shtratit dhe bëri sikur u pengua, duke e kapur dhe Katerinën dhe duke e tërhequr pas vetes.
-Aaah! - klithi ajo, teksa ra sipër tij, duke u përplasur me të.Duke ngritur kokën, fytyra i ndryshoi komplet kur pa sytë e hapur jashtë mase të Hermanit.
-Herman, çfarë ke? Pse të iku ngjyra e fytyrës?
-Këmba... - tha ai me zë të mekur, gati të shuar.
-Këmba? Çfarë ka këmba?
-Këmba jote... po më vret 'shokun'...
Ajo ktheu kokën pas dhe reagoi direkt, duke e kaluar këmbën në anën tjetër, ashtu duke ndenjur ende sipër tij.
-Oh, dreq! Më vjen shumë keq Herman, të kërkoj ndjesë. A je më mirë tani?
-Thuajse mirë... përveç asaj që ndodhi para ca sekondash... para se të hiqje këmbën.
-Të kërkoj vërtet ndjesë për atë, ok? Nuk doja të ndodhte.
Ai buzëqeshi me vështirësi.
-Them se e mora dënimin nga ti. Tani duhet të kem frikë se mos i ndodh ndonjë gjë tjetër atij 'shokut' tim.
-Asgjë s'do i ndodhë 'atij'... pas kësaj që ndodhi, them.
Ai ia nguli sytë me ëmbëlsi. Kishte një çehre tjetër sa herë që e vështronte në sytë e saj të larmë. E pushtonte një lloj qetësie, më pas e pushtonte një forcë e çuditshme për ta prekur, por nuk mundej. Ajo e vuri re në fshehtësi se diçka e mundonte këtë djalë.
-Çfarë ke, Herman? Përse më vështron ashtu, si i përhumbur?
ESTÁS LEYENDO
Andërllend (Misteri i një familjeje)
Ficción GeneralVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...