94.

81 4 3
                                    

-Çfarë ke, Herman? Përse më vështron ashtu, si i përhumbur?
-Nuk kam gjë, thjesht po të vështroj ty dhe...
-Dhe çfarë?
-Dhe... nuk di ç'të mendoj më parë.

Ajo u rrokullis në shtrat, e gjendur në të majtën e tij. Për një moment, rishtazi iu kujtua diçka nga e kaluara.
-Vërtet ke rënë në dashuri me mua dikur, kur ishe fëmijë?
-Nga doli kjo pyetje tani?
-Thjesht m'u kujtua rishtazi.
Të dy u ngritën në gjysmë të trupit. Ai mori frymë thellë.
-Nuk dija çfarë të mendoja atëherë. Mendoja se ti ishe vajza më e bukur që kisha njohur ndonjëherë... pastaj ti dhe Vinsenti donit njëri-tjetrin, ajo lloj dashurie prej adoleshentësh. Kështu që... u distancova. Nuk mund të bëhesha një i tretë mes jush.
-Mes nesh? Hëh, mes nesh nuk kishte ndonjë gjë kushedi. Pastaj, unë dhe Vinsenti nuk kemi ekzistuar ndonjëherë si 'ne'. Nuk e di se ç'më tha mendja që rashë në dashuri me të.
-Dashuria është e verbër, Katerinë. Shih se ç'po ndodh tani. Duket sikur Vinsenti po zë vendin tim dhe unë vendin e tij.
-Ti nuk ke nevojë të zësh vendin e tij kur mund të krijosh vendin tënd brenda meje. Dhe po, kam frikë nga meshkujt. Ata do të më linin menjëherë sapo të merrnin atë që donin.
-Unë nuk do të të lija asnjëherë.
-E thua këtë sepse ti nuk ke marrë asgjë nga unë.
-Jo Katerinë, e them sepse jam i sigurt për atë që them.
-E thua, pa e ditur se si mund të jem unë? Pa e ditur në qoftë se kam ndonjë problem që më shqetëson?
-Pse, çfarë problemi ke ti që unë nuk e di?
-Kam diçka që nuk ta kam treguar.

Ajo u ngrit në këmbë, u kthye me shpinë nga ai dhe ngriti bluzën. Para syve të tij u shfaq një shenjë afër fundshpinës së saj, që dukej si një e prerë a e çarë.
-Çfarë është ajo shenjë në trupin tënd? - e pyeti ai, disi i fokusuar mbi të.
-Kur kam qenë foshnje, dikush ka tentuar të më vrasë. Por si përfundim, thjesht më gërvishti, duke ia bërë të qartë Andërllendëve se ata kurrë nuk do të gjenin qetësi në familjen e tyre. Pastaj nuk e di se si kam shpëtuar, por di që sa më shumë që rritesha unë, aq më shumë zmadhohej ajo shenjë në trupin tim. Dhe kam pasur frikë prej saj, gjatë gjithë kohës. E kam fshehur atë cdo ditë nga njerëzit.
Hermani u ul në gjunjë përballë asaj shenje dhe e puthi. Katerina e ndieu, dhe mbylli sytë.
-Askush nuk e ka bërë diçka të tillë gjer më sot, Herman. Ti je i vetmi që ke bërë një gjest të tillë me mua.
Ai u ngrit në këmbë, përpara saj.
-Katerinë, nuk je e vetmja që ke një shenjë në trupin tënd. Dhe unë kam një shenjë në trupin tim.

Hermani zbërtheu këmishën e zezë, dhe i tregoi Katerinës një shenjë akoma më të madhe në trup, në kraharorin e tij. Një shenjë e tillë që e la Katerinën të shtangur.
-Herman, çfarë është ajo shenjë aty?
-Në qoftë se tek ty thjesht kanë tentuar vrasjen, tek unë e kanë bërë vërtet. Më donin të vdekur.
-Si ndodhi? - e pyeti ajo e shqetësuar.
-Më ngulën një thikë në kraharor, por për fat të mirë, thika nuk depërtoi shumë thellë, dhe më mirë akoma që nuk preku zemrën. Kam ndenjur për një kohë të gjatë i shtruar në spital, ishte një operacion i vështirë që mund të më kishte marrë edhe jetën.
-Por përse ty?
-Profesioni im është avokat dhe, detyra ime është të ndihmoj klientët e mi të fitojnë çështjet e tyre. Unë ia dal gjithmonë të fitoj, dhe mesa duket, kundërshtarit të klientit tim të fundit nuk i pëlqeu kjo gjë. Kështu që ai urdhëroi njerëz të më vrisnin dhe... ja çfarë ngeli nga e gjithë ajo që ndodhi. Ka ndodhur para një viti e gjysëm, në mos para dy vjetësh, nuk e mbaj mend mirë.
-Çfarë po më thua, Herman? Ti paske parë vdekjen me sy! Si ka mundësi që je ende i fortë e hiqesh sikur nuk të ka ndodhur gjë?
-Thjesht ideja se do të të takoja sërish... më mbante gjallë.
Ajo iu afrua më afër dhe e preku ngadalë atë shenjë.
-Të dhemb?
Ai buzëqeshi.
-Jo. Tani nuk ndiej më asgjë. Unë jam i fortë, Katerinë. Nuk mund të vdes nga kjo.
-As nga kjo e as nga asgjë. Ti nuk do të vdesësh. Më thuaj që nuk do të vdesësh.
Ai buzëqeshi sërish, nuk i ktheu përgjigje. Por ajo dukej kaq e shqetësuar.
-Dhe unë që mendoja se... oh Zot! Prandaj ke ndenjur tre vjet andej larg ku ishe? Vetëm që unë të të mos shihja kështu?
-Ndoshta nuk ia vlente të kthehesha, pas atij vështrimit tënd tërë inat. Por unë u ktheva Katerinë, u ktheva për ty.

Andërllend (Misteri i një familjeje)Où les histoires vivent. Découvrez maintenant