Pasi kishin mbaruar betimet në kishë, pasi e kishin pranuar njëri-tjetrin si burrë e grua, Katerina dhe Hermani mund të quheshin një çift zyrtarisht i martuar. Tashmë të gjithë gjendeshin në oborrin madhështor të shtëpisë së Andërllendëve. Të gjithë të ftuarit dukeshin shumë të entuziasmuar për këtë martesë, dhe në fakt ashtu ishte dhe vetë ajo martesë, tejet entuziaste. Violeta nuk e kishte parë kurrë Katerinën kaq të lumtur. E gjithë lumturia e Katerinës u përcoll edhe në fytyrën e Violetës, e cila u emocionua më shumë nga ç'dukej.
Alani kaloi aty pranë dhe vuri re gjithë emocionin që e kish pushtuar.
-Violetë? Dukesh më e emocionuar se normalisht.
-E di. Një arsye është se motra ime u martua më në fund. Dhe me kë, me Hermanin! Nuk e mendoja kurrë këtë. Nuk mendoja se motra ime do të pranonte të martohej me të. Aq më pak të ma merrte mendja se ata të dy kishin dhjetë vjet qëkur ishin lidhur bashkë.
-Por... përse nuk ka treguar asgjë për këtë?
-Ti e di, Alan. Kështu është Katerina, njeri me të fshehta. Ndoshta ka pasur frikë se mos ai mund të hiqte dorë prej saj.
-Vërtet e beson këtë që po thua? Unë e njoh Hermanin, ai nuk do ta linte Katerinën për asnjë arsye.
Violeta buzëqeshi me mirënjohje.
-Në fakt... ke të drejtë.
-Ti e di që unë kam të drejtë, edhe pse nuk e beson këtë.
Sytë e saj shkëlqyen nga dashuria për bashkëshortin e saj.
-Alan... Kur ka qenë ai rast që nuk të kam besuar?
-Ti mendon se është vetëm një? Ti gjithmonë beson tek instikti yt, ndonjëherë e harron që ke një burrë.Ai moment thjesht iu duk unik për t'i folur ndryshe Alanit.
-Alan... ti e di që unë nuk jam një femër që i shpreh ndjenjat hapur, por dua që ta dish se ti je një ndër njerëzit që dua më shumë. Të falenderoj që më dhe mundësinë e të pasurit një familje me ty. Ti... më ke dhënë shumë, shumë gjëra. Nëse nuk do të ishe ti, unë sot nuk do të kisha një familje të tillë që kam. Nuk do të kisha as ata dy fëmijë të mrekullueshëm që më ke dhuruar. Nuk do të kisha asgjë veç atij boshllëku që të krijon ndonjëherë fakti i të qenurit një njeri me mbiemër të rëndësishëm në të gjithë vendin. Nëse nuk do të ishe ti... unë nuk do ta kisha njohur kurrë anën time të butë. Dhe kurrë nuk do ta kisha njohur veten ashtu siç e njoh tashmë. Dua ta dish se nuk e harroj që kam një burrë, sepse burri im është shumë më shumë se sa thjesht shumë. Njësoj siç është Hermani për Katerinën, ashtu je dhe ti për mua. Prandaj vazhdoj të të dua njësoj si ditët e para kur kemi jetuar bashkë.
Gjithë kjo deklaratë e padëgjuar ndonjëherë nga goja e saj, e bëri Alanin të prekej disi në shpirt. Ai buzëqeshi ëmbël, gjë që e përhumbte Violetën sepse ai vështirë se e shfaqte ndonjëherë sensitivitetin e tij prej mashkulli.
-Ah Violetë! Më pëlqen kaq shumë kur flet kështu. Ti ke një aftësi për të më bërë për vete çdo ditë me mënyrat e tua. Kjo është një nga arsyet se pse të adhuroj, - tha ai dhe e përqafoi fort.Në një moment, Ana vështroi prindërit e saj të përqafuar. Ajo u lumturua aq shumë sa dhe Klarku po e shikonte me çudi.
-Ana, përse u emocionove kaq papritur?
-Shiko Klark, prindërit tanë po përqafohen. A nuk është bukur?
Klarku ktheu kokën nga prindërit, i pa me vëmendje, dhe më pas ktheu kokën për t'i dhënë një përgjigje Anës.
-Ndoshta mami i ka dhënë leje babit që të bëjnë qejf me njëri-tjetrin pas darke.
-Klark! Mos fol ashtu! Ata janë të lumtur sepse po i flasin njëri-tjetrit hapur për ato që ndiejnë.
-Ou, e kur i ke mësuar këto gjëra ti?
-Klark, vajzat rriten më shpejt se djemtë, dhe ca gjëra i kapin shpejt. Pastaj, unë jam dymbëdhjetë vjeç. Kur të bëhem trembëdhjetë do të hyj në adoleshencë, dhe pas disa vitesh do të gjej dhe unë një të dashur.
Klarku u shkri së qeshuri.
-Hahaha! E kush të merr ty për të dashur me atë fytyrë si qofte e pabërë?
Ana bëri një ngërdheshje për ta injoruar.
-Oh, kush flet! Vëllai im që ngjan si pure patatesh.
Klarku reagoi direkt.
-Hej! Unë nuk ngjaj si pure patatesh.
-Dhe unë nuk e kam fytyrën si qofte e pabërë, - ia ktheu Ana.
-Hej fëmijë, përse po ziheni? - u dëgjua një zë.
Të dy kthyen kokën. Ishte Levi.
-Daja Levi! - klithën fëmijët nga gëzimi.Zërat e tyre shkuan deri në veshët e Violetës dhe Alanit. Ky i fundit thjesht buzëqeshi, ndërsa Violeta ngriu për një çast. Fëmijët e saj e donin shumë Levin. Në fund të fundit ai ishte daja i tyre.
-Levi, çfarë kënaqësie që të shohim këtu, - tha Alani.
-Nuk doja ta humbisja dasmën e motrës sime, - u përgjigj Levi.
Violeta u afrua aty me një fytyrë serioze, dhe e vështroi vëllain e saj po me të njëjtin seriozitet. Levi thjesht vazhdonte të mbante të njëjtën buzëqeshje, dhe e dinte që Violeta nuk ndihej aq e lumtur kur e shihte fytyrën e tij. Por tashmë, diçka kishte ndryshuar brenda saj.
-Mirëseerdhe... vëlla, - tha ajo, dhe një buzëqeshje doli në fytyrën e saj.
Levi u shkri për një moment kur pa buzëqeshjen e fytyrës së saj. Ajo shkoi pranë tij dhe e përqafoi. Levi nuk e priste kurrë se Violeta do të mund ta pranonte atë si vëlla.
Përqafimin e të dyve e vuri re dhe Katerina. Ajo buzëqeshi ëmbël teksa i shihte të dy ata të përqafuar.
-Të thashë që gjithçka do të rregullohet, Katerinë, - i pëshpëriti Hermani në vesh.
-Po... kishe të drejtë, Herman. Tani gjithçka duket në rregull. Jam e lumtur që më në fund, Violeta e pranoi Levin. Më mjafton kaq lumturi në jetë, - tha ajo.
YOU ARE READING
Andërllend (Misteri i një familjeje)
General FictionVrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërl...