Vrasja e babait të saj më 3 korrik të vitit 1999, në ditëlindjen e saj të trembëdhjetë, është pikërisht ngjarja që e shtyn Katerinën tetëmbëdhjetë vite më vonë t'i hyjë një aventure drejt zbulimit të së vërtetës, duke rrëmuar në të shkuarën e Andërllendëve. Një sërë sekretesh të fshehura për vite me radhë fillojnë të dalin në dritë, duke e bërë rrugëtimin e saj aspak të lehtë, më të ndërlikuar nga ç'mendon ajo. Çfarë do të ndodhë në fund? A do të mundet vallë Katerina të zbulojë pas gjithë këtyre viteve se kush është vrasësi i vërtetë i babait të saj? Mistere dhe sekrete të errëta, ironi dhe pasion, një jetë e komplikuar dhe e mbushur me rrëfime nga e shkuara, janë ato që përfaqësojnë Katerinën në këtë roman, ku asgjë nuk është ashtu siç duket. Andërllend është një tregues i qartë i realitetit njerëzor dhe fatit të njeriut edhe në momentet më kritike të jetës së tij. *** Rreth "Andërllend": Kjo histori është e trilluar. Emrat, personazhet, vendet dhe ngjarjet e përmendura janë të sajuara nga autorja, dhe kanë për qëllim ta bëjnë historinë të duket si e vërtetë. Çdo ngjashmëri me fakte, vende dhe njerëz të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht rastësore. *** © Të gjitha të drejtat e rezervuara ⚠ Kujdes: Ky libër nuk lejohet të kopjohet, printohet apo të përkthehet, pa lejen e autores.
182 parts